Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Mbi ideologun serb Vasa Çubriloviç

Vaso Çubriloviq, ishte një nga pjesëtarët e grupit që vrau më 28 Qershor 1914 Franz Ferdinandin, ngjarje kjo që shërbeu dhe si pretekst direkt për fillimin e luftës së Parë Botërore. Për atë pjesëmarrje ai u dënua me 16 vjet burg.
Mbas Luftës së Dytë Botërore u bë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave, anëtar i Akademisë serbe; për ca kohë dhe ministër në qeverinë e Titos.
Thelbi i doktrinës së tij:
«Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.
Që ILIRET DARDANË të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën!
Që të arrijmë deri këtu, së pari, duhet t’u mohojmë origjinën ilire epiriote dardane dhe t’u vrasin krenarinë ilire , t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijmë simbolet e lashta ilire; duhet domosdoshmërisht, t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht t’u rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta pervesojmë ne.
Dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin e, përfundimisht, të mohojnë vetveten!
Të finalizohet kjo platformë, duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb”.
Edhe sot askush nga shteti apo nga bota akademike serbe nuk është distancuar nga tezat e tij.
Please follow and like us: