Vlora Obertinca: Fuqia e jashtëzakonshme e dashurisë
”Nganjëherë mendoj se po të zbulohej formula mistike e fuqisë së dashurisë, çiftet do të mund ta gjenin përjetë partnerin ideal, që frekuenton në të njëjtin nivel energjetik, duke arritur realizimin e një jete të lumtur, ku nuk do të mund të rezistojë dhe të mbijetojë energjia negative”, Vlora Obertinca.
Kjo do të quhej të jetuarit ideal i jetës në dimensionin tonë të tretë fizik. Dashuria është energji e padukshme, ndonëse me frekuencën më të fuqishme në fushën elektromagnetike, të cilën nuk mund t’i rezistojë askush dhe asgjë, ngase të gjitha mendjet e ndritura e transmetojnë si frekuencë të krijuesit tonë, ngase ai është dashuria më e pastër dhe më e fuqishme që ekziston në universin tonë. Andaj kur dashurojmë, japim apo marrim dashuri, jemi në energjinë më të bukur, më të pastër, më të fuqishme, më të parezistueshme, që qenia njerëzore mund të përjetojë jo vetëm në këtë jetë…
————-
“Të gjithë njerëzit vijnë dhe shkojnë nga jeta jonë. Ai që na mbetet besnik është vetja jonë”, Vlora Obertinca.
Periudhat e ndryshme të jetës na sjellin njerëz të ndryshëm në përditshmëri. Secili prej tyre ka një rol të caktuar për ta luajtur në jetën tonë. Disa prej tyre përfaqësojnë personazhe pozitive që lënë kujtime të bukura dhe të paharruara. E disa prej tyre lënë vrragë me kujtime të dhimbshme, të cilat do na duhet një jetë e tërë për t’i shëruar, e mbase karma e krijuar do na e përcjellë shpirtin edhe në jetët e tjera.
Ngjarje të bukura dhe të hidhura, vijnë një nga një në jetë për ta krijuar filmin e jetës sonë. Sepse, në fund të fundit të gjithë ne jemi aktorë, në filmin e quajtur JETË.
Një ditë prej ditësh shiritit të filmit do i vijë fundi dhe nuk do i kemi më aktorët e preferuar dhe të hidhur afër vetës. Mbeten vetëm kujtimet, e me to aktori më i besueshëm dhe më i devotshëm, që na mbetet afër është vetja jonë.
Andaj, të dashurit e mi ruani, duani dhe përkdheleni me shumë dashuri veten tuaj, sepse me të kemi ardhur në këtë jetë dhe me të do ngelemi vetëm në fund. Gëzojeni jetën mundësisht me personazhe pozitive në mënyrë që të merrni me vete filmin më të bukur të mundshëm të jetës suaj
Please follow and like us: