Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin R. Guma: LIGJËRIMET E PYLLIT

 

SELAUDIN R. GUMA: LIGJËRIMET E PYLLIT

Poezi

Tiranë, 2022

 

Përgatiti: Çerçiz Loloçi

Sponsor:  Sokol & Marlen Guma

 

Hyrje

 

Selaudin Guma, me karrierë të gjatë ushtarake ka lexuar tërë jetën, por asnjëherë nuk i shkonte mendja se një ditë do të vendoste që të dilte me një libër poetik.

Tashmë, kur sapo ka kaluar të shtatëdhjetat ai vjen para lexuesit me përmbledhjen e parë të titulluar “Ligjërimet e pyllit” duke shkruar thjesht e lirshëm për njerëz dhe vende që i njeh mirë.

Motivi më dominues në këtë libër poetik është dashuria, së cilës i këndon me ndjenjë dhe figuracion; krijimet e tij enden mes atyre me motive popullore dhe poezisë së kultivuar, por në çdo herë mundohet të përsos mjetet e shprehjes.

Babai, nënë, gruaja, motra, nipi, shoku apo shoqja e punës kanë një përkushtim prej tij, fjalë zemre sepse vetë autori ka një mirësi të madhe që nuk i shter në çdo kohë, madje edhe në mote të vështira.

Megjithëse nga Luzati i Tepelenës, por i vendosur shpejt në Tiranë, ai ka pasur një jetë të larmishme, çka ka bërë të mundur të njohë mirë çdo cep të Shqipërisë.

Guma e do shumë vendin e tij, dashuron me shpirt ata që ka njohur në të gjitha mjediset, por nuk kursehet për të stigmatizuar hileqarët, gënjeshtarët, cmirëzinjtë, njerëzit servilë.

Të zgjedhësh disa qindra poezi në mijëra të tilla, të krijuar kohë pas kohe, brenda dhe jashtë vendit, është një punë e vështirë e megjithatë kushdo që do të lexojë këto poezi do të gjejë diçka nga vetvetja sepse Selaudin Guma i këndon shpirtit njerëzor, mundohet të depërtojë në indet më të imta dhe të zgjedhë detajet më mbresëlënëse.

Prof. Bardhosh Gaçe: Muza poetike e Selaudin R. Gumës

Ardhur si nimfë nga Olimpi

Si mundet që gjithë qiellin

Dhe kupën me yjet e tij

Ta rrëmbesh brenda vetes

Të futësh në ata dy sy.

 

Të shikoj dhe nuk ngopem

I takon qënies njeri

Më e bukura e eklipsit

Ardhur si nimfë prej Olimpit.

 

Zotin e kam marrë inat

Por mëri nuk kam me ty

E mallkoj që më lindi

Më prangos me robëri.

 

Po ç’të pruri këtu pranë

Para syve si perri

Të më skllavërosh tërë jetën

Të më kthesh tjetër njeri.

 

E bukur është natyra

E blertë me gjelbërim

Bukuria jote e rrallë

Me asgjë s’ka krahasim.

 

Xhelozia

Dheu mbi varr s’do më dukej kaq i rëndë

Sa firma e tij në atë procesverbal

Të kapen njerëzit aq keq me fjalë

Dhe të lëndojnë të vdekur e të gjallë.

 

Ç’është kjo xhelozi e paparë

Mbi qytetërimin e sotëm që nxin

Ç’është ky pellg me mëkatarë

Që u turret njerëzve me tërbim.

 

Ndër shekuj nga na vjen qytetërimi

Spiunë ka pasur edhe do ketë

Po të tillë lapardharë e langaraqë

Rrallë gjenden në letra, në defterë.

 

Përkundër tyre në pyllin njerëzor

Me bredhat e lartë sqimëtarë

Këtu do rrosh si fllad malli

Ata do ikin me fis e farë.

 

Xhelozët janë shpesh njerëz bosh

Që jetën e sjellin si kodoshë

Por shkëlqim të rremë ata kanë

Koha i nxjerr shpejt mënjanë.

 

Për Adolën

Me barkun te goja vjen mikja ime

Në punën plot llafe, mllefe e mërzi

Dhe i vogli i gjorë që rri ‘i burgosur’

Me duar dhe këmbë godet në pëqi.

 

Shpesh herë është trembur nga britma

Zëra që kërkojnë veç drejtësi

Njerëzi si flluksa e urojnë të sotmen,

Po të nesërmen s’dinë si do t’u vijë.

 

O njerëz që vraponi në punë

Kërkoni më të mirë, më shumë

Po mos u bëni robër të parave

Ato aty ngelen, siç mbetën dikur.

 

Dorina ime

Si flutur do fluturoj e do vij

O e bukura, Dorina ime

Do vij lehtë në t’bukurat vegime

Gjumin s’do ta prish, s’të vë në mendime.

 

Le të vuaj unë, Artemisa ime

Do të vij natën me hënë e pa hënë

Do ndjek yllin tënd natën e ditën

Si yllin e dashurisë, Afërditën.

 

Rojtar i zanave të pyllit do t’jem

Do ruaj përherë zanën time

Nga rrebeshet e kohës që bien mbi tokë

Nga koha e qelbur që bashkë përjetojmë.

 

Nesër është pranverë, një Marsi

Dimrin lamë pas për këtë shpërthim

Lulet çelin te mimozat, dardhët, kumbullat

Një stinë tjetër në fton për harrim.

 

Dhe ja tek gëmushat në bregoret e bukura

Manushaqja zbukurohet me aromë si nuse

Të gjitha kanë dalë nga t’voglat burbuqe

Me ashpërsi mali, me bukuri fushe.

 

Kudo që ti je dhe merr frymë

Aty mendoj se jam dhe unë

Dil, dil nga kafazi gardelinë

Zogjtë më bukur këndojnë në natyrë.

 

Mund të të shkruaj edhe më shumë

Këtu në këtë klub të madhe me thirravajë

Mbushur me gabelë e gabelica

Aman po vdiqa, eja dhe më qaj.

 

Dashuria

Dashuria s’është lëmoshë

As për mua dhe as për ty

Është një ndjenjë njerëzore

Mbushur plot me fisnkëri.

 

Është e drejta e çdo kujt

Dhënë nga ligji i shenjtërisë

Njerëzit vendosin mbi të

Ca pranga të robërisë.

 

Vargjet e mia

Udhë të mbarë, vargjet e mia

Për vite ju mbledh ngadalë

Jeni shpirti dhe thërmijat

Që s’ju lë të hapërdarë.

 

Në hapësirën kuq, rozë, blu

Formoni trinom të bukur

Në bjeshkë, në fushë, në lëndinë

Aromë lule, aromë flutur.

 

Ju të bukurat, vargjet e mia

Që ju nxjerr nga shpirti im

Më vjen keq që t’iu hedh tutje

Pa më të voglin shqetësim.

 

Kam shkruar gjithë jetën

Më mbajtët përherë si mik

Shumë si unë u vranë, burgosën

Por nuk mbetën në harrim.

 

Kujtoj Blloshmin, Lekën, Xhagjikën

Dhe shumë poetë të tjerë

Që patët një jetë tragjike

Por s’u mposhtën asnjëherë.

 

Janë të shenjtë ata që shkruajnë

Janë fisnikë të vërtetë

Shkruajnë fate njerëzore

Rikthejnë njerëzit prap në jetë.

 

Stinët

U nxi qielli, u nxi

Një rrebesh shiu vjen vërdallë

Unë desha të të mbroja ty

Nuk doja që ti të të lag.

 

Kështu ndodh ngahera

Kur stinët fillojnë e shkëputen

Lënë pas dimrin e ashpër

Dhe gjejnë pranëverën nuse.

 

Dhe njerëzit ashtu janë

Si dimër, pranverë, verë

Dhe vjeshta hijerendë

Shtron qylimin luleverdhë.

 

Njëqind e një ditë

Edhe njëqind e një ditë

Do jem në t’bukurën lëndinë

Mes njerëzve plot kulturë

Njerëzve me sens të mirë.

 

E di që do më mungoni

Nga mëngjesi që gumëzhin

Sjellja juaj njerëzore

Do mbetet si një vegim.

 

Po ç’i mban njerëzit në jetë

Sjellja, hiret, dashuria

Përpiqu të mos bësh keq

Se të bekon Perëndia.

 

Edhe njëqind e një ditë

Do jem mes banorëve të mirë

Do t’i kujtoj përgjithmonë

Njerëzit me sensin e mirë.

 

Dhe me baltë të mbulohem

Dhe me baltë të mbulohem

Dheun me brryla do ta ngrë

Dhe shpirtin jashtë ta lëshoj

Do të vij me vrap si zog.

 

T’iu takoj, t’iu përqafoj

Herë pas herë do të vij

Kafen ta pi bashkë me ju

Të qeshim, të bëjmë shaka.

 

Me të dy ju, kanarina

Besnikërinë ju kam afruar

Atë do ta mbaj gjithmonë

Unë jam nga brezi i parë.

 

Mik të ri zë menjëherë

Të vjetrin në zemër mbaj

Jeta kështu e ka shkruar

Ka brenda saj gëzim e vaj.

 

Nuk e di a më kuptoni

Unë jetova veç me punë

Radha tani është e juaja

Ta mbyllni edhe ju si unë.

 

Buqetë mimozash

Si buqetë me lule, ulur aty pranë

Buzëqeshjne e ndritur si Afërdita

Buzët si frut i muajit Maj

Stolitë t’i dha zoti pa mbarim.

 

Mes valëvë të trazuara në lëndinë

Nga natyra dikush mori diçka

Zemërgjerësi e natyrës pa anë

Buzëqeshjen pa kursim na dha.

 

Ajo e falura e natyrës së qetë

Që mëkoi kombet anë e mbanë

Aty s’kursen e madhja mama

Në zemër futi dashuri dhe shpresë.

 

Dhe lulet çelin në natyrë

Në livadhe, pyje e kudo

E bletët lodhen e sfiliten

Pranverë e vjeshtë, pa mbarim.

 

Si në ëndërrimet e njerëzve të dlirë

Që t’thurin vargje pa pushim

T’bukurat e t’heshtura fjalë

Që njeriut i japin veç gëzim.

 

Hapësira e zotit është e madhe

Futur thellë te zemra e njeriut

Që kthehet në qënie humane

Dhe pasqyrohet në yjet pa mbarim.

 

Dhe ja ashtu si Afërdita

E ndritshme si zjarr dhe elegante

Buqetë mimozash e manushaqesh

Të shoh, të ndjej dhe jam krenar.

 

Shpërthim i brendshëm

Një shpërthim i brendshëm ndodhi

Nga e mallkuara xhelozi

Vajzën më të bukur e lëndoi

Lot’thi si sorkadhe i buroi.

 

Gjoksi i gufon nga dëshpërimi

Mendja bëhet pyll nga trishtimi

Pliksen mendimet me njera-tjetrën

Si luftrat e moçme ardhur nga shekujt.

 

Ka jetë që ikin nga luftërat

Ka të tjerë shuhen me stuhi

Por me drama më të thella

Janë të ikurit me xhelozi.

 

Nuk të mburrem

Nuk të mburrem mikja ime

Që të dua sa më s’ka

Mora pjesë në dy luftra

Mund dhe të mos isha gjallë.

 

Shumë miq e shokë m’u vranë

Në luftë të egër, gjakatare

Shpëtova dhe jam pranë teje

Për të shkruar disa fjalë.

 

Në rrafshnaltën e Dukagjinit

Dhe robër shumë u zunë

Skllavërinë ca kohë provuan

Por s’e ulën kokën kurrë.

 

Unë shpëtova nga të dyja

Më keq më duket se tani rashë

Më është skllavëruar zemra

Që s’më ndjen më si më parë.

 

Hiqmi prangat, ti e dashur

Shpirt serbi ti nuk ke

Pse tregohesh kaq e ashpër

Unë të futa në fole.

 

Hiqmi prangat, hiqmi e dashur

Ato që më rëndojnë në krah

Më jep lirinë që dua

Që luftova si më s’ka.

 

Petalet e rëna

Të gënjyer nga moti i ngrohtë, i thatë

Ca lule nxorrën gonxhet lart në mal

Papritmas fryn erë dhe një thëllim më pas

Petalet u varën, u shpërndanë sakaq.

 

I ftohti po vjen dalëngadalë

I bardhë i ftohti siberian

Me forcë goditi lart në Alpe

Dhe akull lëshoi me tërbim.

 

Moti ktheu menjëherë

Thëllimi ra si gjethet e blirit

Rrezet diellore, të ngrohta valë

Mbështollën tokën, prunë blerimin.

 

Aty tek fusha

Aty tek fusha

Livadhi e mali

Si lule e mështeknës

Flokthi te balli.

 

Varur mbi supet

Si komitë të malit

Rrelat e zeza

Ëndërrim i djalit.

 

Të thashë atë ditë

Në qytetin pa anë

O e bukura e zemrës

Me ngjyra fazan.

 

Pse mërzitesh ty

O shpirt, ore xhan

Jeta ka fillim

Por ka edhe anë.

 

Sergej Esenini

Shkrojti në liri

Dashurinë e gdhendi

Në vargjet e tij.

 

Stivit për ditëlindje

Vapë është, muaji Gusht

Stivi ka ditëlindjen

Ne do ta urojmë

Sa më shumë të rrojë.

 

Jetë të gjatë, Stiven

Të bëhesh i zoti

Të gëzosh gjyshin

Mamin edhe shokët.

 

Shenja jote në horoskop

Luanin e shënon

Në ditëlindjen tënde

Fat të madh tregon.

 

U bëfsh shumë i zgjuar

Edhe mbretërofsh

Ne miqve të vjetër

Ti të na kujtosh.

 

Si vesa e mëngjesit

Si vesa e mëngjesit u tor gjithçka

Nga rrezet e diellit pranveror

Aroma lules i mbeti te petalet

Për bletët që mes tyre lodrojnë.

 

Ato me nxitim vijnë e mbledhin

Nekratin mbuluar me polenin

Në zgjojet e tyre duan ta përcjellin

Me mjaltë mbushin jetën tej e tej.

 

Po ja që lulja shpejt mbaroi

U tha ajo nga zhegu i verës

Petalet ranë si ujërat e një kroi

Si kumt për ardhjen e vjeshtës.

 

Lëndina pret me fytyrë nga yjet

Që japin e marrin, dritë dërgojnë

Të trishtuar shpesh shkëputen

Dhe bien në tokë të pushojnë.

 

Me rrëmbim turren në lëndinë

Ajo ndizet dhe jep shpresë

Por yjet digjen në hapësirë

Dhe lutjen e tokës s’dëgjojnë.

 

Kështu i ndodhi edhe lules sime

Që çdo ditë kërkonte të vaditej

Nga yjet shikonte mbi lëndinë

Dhe dita-ditës, digjej, venitej.

 

Po ja një ditë vesa nuk ra

Thatësira e kohës erdhi si hata

Nata u përflak e yjet s’ranë

Mbi lëndinë lulet e bari u tha.

 

Lot për drejtësi

Xhilda qau sot për një padrejtësi që iu bë një qytetari.

Më pëlqejnë kur qajnë femrat

Kur lot’thi rrjedh si kroi

Për drejtësinë e të tjerëve

Më dhemb e më përvëlon.

 

Mohim i së vërtetës

Për vete e për të tjerë

Është dhe mohim i jetës

Mbyt dhe varros çdo shpresë.

 

Jeta sot është trazuar

Hipokrizi e poshtërsi

Ndaj nuk bëhemi si të tjerët

Një komb, një shtet, një ujdi.

 

Nga jeta përvojë kam nxjerrë

E drejtën ikën pa kthim

Ndaj na duhet ndonjëherë

Gijotina si ndëshkim.

 

Kujdes

Moj e bukura sykaltër

Nëna të ka larë me hënë

Dielli shumë të ka zgjatur

Zanat zemrën ta kanë dhënë.

 

Rrugës ecën si kaprolle

Qafëgjatë si shenjëtore

Zemra jote madhështore

Je e larë prej dëbore.

 

Pse linde kaq me vonesë

Mbi tokë ke qenë qëmoti

Zoti s’mbledh të mirat tok

Shpirtra njerëzish i ngatërron.

 

S’do vete unë më në kishë

Në xhami a vend të shenjtë

Të ankohem, s’di ku shkoj

Për këtë padrejtësi.

 

Ja shihni ju, pëllumbeshat

Dy nga dy ato rrinë bashkë

Janë njësoj me pendë të bukur

Edhe këngët kur këndojnë.

 

S’ndahen kurrë prej njeri-tjetrit

Si arushat gjithandej

Si shenjtorët lart në qiell

Fluturojnë andej-këtej.

 

Ç’mendon ti moj bukurane

Veten dëm po e çon

Zgjidh në pyllin me bajame

Gjej një lis që lulëzon.

 

Unë poet, kokëkrisur

Do vij, lisin kur të gjesh

Kurorë me hardhi do bëj

Dhe me lule ta mbush plot.

 

Me kujdes hidhe hapin

Fushat mbushur lule plotë

Me rubin t’janë lyer flokët

Kij kujdes në çdo orë.

 

Diamanti im

Ti vetë u largove miku im, në errësirë

Nga pëqia ime dhe filiza jote e dlirë

Ike dhe s’ktheve kokën të vështroje t’ët bir

Se ku e le Stivens, t’pafajshim yll mbi yll?!

 

Kisha dëgjuar histori ndarjesh plot

Ndonëse isha e vogël, e re, e fildishtë

Nga libra dhe romane kisha lexuar mjaft

Për ndarje të befta, të trishtë.

 

Ti ike, u zhduke si rrufeja mbi det

Dhe humbe në qiellin pa mbarim, plot re

Të kërkova ngado, në barin e bletës së mirë

Rrugëve nga ike dhe humbe si rrufe.

 

Si hajdut ike atë natë, si pirat në errësirë

Unë e gjora me Stiven në krah që belbëzonte

Të prisja të ktheheshe një natë, t’i puthje sytë

Por gabova se nuk u ktheve kurrë.

 

Kaluan vite dhe nuk u ktheve asnjëherë

Për gjakun tënd që le si kujtim të mirë

Unë me gjithë të mirat po e rris tim bir

Me njerëz, me miq e jo me baba qafir.

 

Fëmijët që rriten sot kanë shumë mundime

Përtej shpenzimeve duan shumë dashuri

Se vijnë mote të arta, rriten e burrnohen

Si lisa në male mund të bëhen, kush e di?!

 

Por nejse unë s’të gjykoj, ti pate një pasion

Ndërsa unë një virtyt, më t’lartin shenjtor

Një virtyt të dashurisë me shpirt sa më të pastër

Dhe Zoti ma shpërbleu me një diamant hyjnor.

 

S’e ndërroj djalin tim me tërë arin e botës

Apo me perlat e famshme, xhevairet e Indisë

S’e ndërroj Stiven as me rubinët vezullues

Të lumit Tiger, të Eufratit t’Babilonisë.

 

Në mitologjinë e lashtë greke kam lexuar

Se Odeseja iku në troje dhe vende të shkretë

Aventura ndër dete dhe oqeane pa fund

Por Zotit iu lut të kthehej për të parë birin e vet.

 

Në daç dhuro diçka, jo si lëmoshë e mëshirë

Në daç zhduku prapë, zhduku në errësirë

Stiven do të rritet si djalë i një princeshe

Po mjerë ti, njeri, baba, pirat i gjorë.

 

Lamtumira

Numëron çdo ditë, çdo orë

Sa kohë të duhet të largohesh

Kërkon që çastet të ikin ngadalë

Dhe malli shpërndahet si brerore.

 

Do të të mungojë anglishtja

Dhe shumë rituale të tjera

Se kjo është jeta njerëzore

Ka çastë të bukura, të ndjera.

 

Dhe ju do t’u marrë malli

Për gjyshin që pi pak raki

Për plakun pak fjalaman

Që shpesh nxehet pa shkak.

 

Gjyshi do ngrihet si përherë

Pa zbardhur mirë do shkruaj poezi

Të thjeshta, me rimë e pa rimë

Po brenda, një det me dashuri.

 

Nga ju vjen i njëjti urim

Pension të gëzuar, hare e ftesa

Qofsh i lumtur gjithmonë

Rrethuar me nipër e mbesa.

 

Për miken time

Sikur ta dinin lulet

Sa plagë ka shpirti im

Ato me mua do të qanin

Të më sillnin pak shërim.

 

Sikur ta dinin bilbilat

Se buza ime po plas

Një këngë ngushëlluese

Do ta këndonin me gaz.

 

Sikur ta dinin dhimbjen

Dhe yjet e ndritur si ar

Do vinin që lart t’më thonin

Në një kuvend pajtimtar.

 

Këtë të gjithë s’e dinë

Veç njëra ma di çdo trishtim

Se veç Xhilda e di sëmundjen

Veç ajo ma di çdo trishtim.

 

Shoqe të re e kam Xhildën

Mos u habit, miku im

Kemi bërë betim të mos flasim

Kemi dhënë bashkë një premtim.

 

Xhildës

Jo moj jo moj biondja ime

Fije floku të kam lyp

Ç’faj ka pylli lart në bredha

Unë, një ditë a dy a tri.

 

T’u luta me përgjërim

Për një fije të rrallë floku

Do ta merrja si kujtim

Ta çoja në majë të malit.

 

Atje ku struken kujtimet

Mezi gjeta një te sheshi

Kur ti ike për një punë

Do ta mbaj si hajmali.

 

Si pellazgët, njerëz të parë

Për gabimet që ke vetë

Lutju zotit të të falë

Ose dil përpara fatit.

 

Me poture unë të njoha

Kofshë zbardhur s’të kam parë

Ç’faj kam unë, moj bletë e ëmbël

Që petalet më kanë rënë.

 

Por zambakun unë e kam

Me aromë tulipani

Ç’të të them unë i ngrati

Që asnjera nuk ma vari.

 

S’më ngelet qejfi mua të ngratit

Zoti si duket m’la jetim

Po do vijë një ditë vere

Do shkëlqej si gur rubin.

 

Ti Gjondina, gold si shpirti

Yjet, hënën, arin vjedhin

Marrin gjithë diamantin

Dhe qiellin mbledhur në tokë.

 

Një ditë do më kërkoj Stiven

Ku është xhaxhi që më don

Ç’do t’i thuash moj ‘arabkë’

Se kam pas një mik të mirë.

 

Më t’mirin në botë, të fortë

Pa gënjeshtra, pa mashtrim

Më ka dashur si fëmijë

Dhe ti Stiven, porsi nip.

 

Freno veten moj shpirtmadhe

Ke një djalë si rubin

S’kam kërkuar asgjë tjetër

Veçse këshillat si bekim.

 

Të kam falur për Dorinën

Pavarësisht se s’më dëgjon

Po ti s’di më shumë moj zemër

I plagosuri kurrë s’tregon.

 

Rekreacion agjenci

Mes maleve të blerta u linda

Dhe fushave me lule, trëndafila plot

Punova anë e kënd atdheut të dashur

Bëra një cikël jete të plotë.

 

Punova çdo lloj pune se ajo është lavdi

Dhe ato që s’më takonin i bëra pa kursim

Si plak i moçëm mbolla një pemë ulli

Atje te zabeli i bukur i fshatit tim.

 

Tani që po shkruaj në agjencinë rekreacion

Bleruar me lule e stola, parqe anembanë

Si kopështi i Luksemburgut tani ai më ngjan

I bukur, i hijshëm, çlodhës nga çdo anë.

 

Inxhinierë plot janë mbledhur, ndërtojnë me kujdes

Me dijeni, eksperiencë punojnë me përkushtim

Nga llumi do nxjerrin Tiranën me parqet pa mbarim

Në shpirtin tim të dlirë, unë kam shumë besim.

 

Ekip më të mirë, s’kam njohur unë më parë

Vajza e djem të sjellshëm dhe gazmorë

Mes tyre intelektualë dhe me eksperiencë

Blendi Gonxhen në krye, largpamsin njerëzor.

 

Malli për ty

Ti je aq e bukur sa një lule bliri

Bukuroshe si ti, e brishta

Të shikoj e më ndizet malli

Që më shket në shpirt tinëzisht.

 

Më bëhet sikur duart s’do t’i luaj

Mbi kryet duhet të të vija ty

Me lutjen që veç zoti të t’ruaj

Kaq e bukur, e hijshme je ti.

 

Vdekja është natë e ftohtë

Jeta është ditë me zagushi

Dimri më rrëmben, gjumë i ngrohtë

Dhe dita më raskapit në mërzi.

 

Ti s’më sheh aty në errësirë

Këtu poshtë qëndroj fillikat

Mund të shohësh pak po më mirë

Thellë në zemrën time, aq të ngrirë.

 

Mos u prek mikja ime

Të kam shoqe pa shpërblim

Pse je mërzitur aq shumë

Kur ti botën mirë e njeh.

Se e vlerëson po si unë.

 

A ma kthen ti globin mbrapsht

Moshën time më të re

Ti s’do ishe sot e ngrysur

Do ndriçoje porsi diell.

 

Ç’të të bëj moj mikja ime

Të respektoj porsi shpirtin

Gjatë ditës me fytyrë Afërdite

Dhe në gjumë të kam si mike.

 

Ti asnjëherë nuk ke menduar për mua

Kështu ndodh përherë, a s’më thua

Një tjetër do dhe me tjetrin martohesh

Dhe tjetri një tjetër merr për grua.

 

Kanarinat

Dy kanarina të bukura

Përballë unë kundroj

Njëra e bukur, brune

Tjetra bjonde po njësoj.

 

Të qeshurat e bukura

Shkujdesjet e pafaj

Më kujtojnë Robert Bërns

Që i ngre në piedestal.

 

Ja kështu mendoi skocezi

Një ditë kur në bjeshkë ish

E kap shqota dhe thëllimi

U strehua në një mriz.

 

Në një kasolle bariu

Gjeti strehë nga ky thëllim

I rreh zemra si fazanit

Kur ngrihet në fluturim.

 

Para sheh një bjondeshë

E ftoi me adhurim

Por papritur para saj

Del baloshi me tërbim.

 

Eh i mjeri, çfarë fat pati

Dridhej zemra nga gëzimi

Shpëtoi për një fije floku

Për bjondeshën që i thirri.

 

Ditë dimri

Ditë dimri, me llohë e suferinë

Ti rri e mërzitur sa s’ka

Hiqja velin zemrës dhe flokët në errësirë

Se sheh në jetë që përherë lindin

Shumë dashuri dhe lule erëmirë.

 

Thotë mirë vajza në Bagdat

Halat e pishës nuk bien

Kru fryn era e fortë

Dëborën kanë fort për zemër

Suferina dhe lloha bëhen shokë.

 

Ja Shkurti po ikën me nxitim

Pranvera po vjen haplehtë

Në çdo livadh dhe shpirt njerëzor

Biusin mijëra lule, mijëra dashuri

Si ritual i hershëm dhe i ri.

 

Ne që jetojmë përherë më gjatë

Jone lëshojmë nga sytë

Zjarrin nga buzët qershi

Mendimet në gjumin e parë

Dhe ëndrrat plot melodi.

 

Lulet

Lulet në botë janë të mëdha e të vogla,

Me erë dhe pa erë, s’ka rëndësi

Kënaqësia ime është t’i kem në shtëpi

Në cep të krevatit apo diku tjetër

Si kënaqësi më vete, si dashuri.

 

Me lule jam rritur qysh i vogël

Ato më sjellin përherë qetësi

Të dy bashkë me Tatjanën time

I mbajmë pranë, i rrisim si fëmijë.

 

Emin Haradin Faslliu, martir i atdheut

Emin Haradin Faslliu ose siç e quanin në diasporë Emil Kastrioti, në moshën 16-vjeçare, në 1956 u dënua nga një gjykatë serbe për propagandë kundër shtetit jugosllav. Mbas burgut, së bashku me disa patriotë në Gjermani, më 16 Gusht 1972 themeloi partinë “Besëlidhja Demokratike Shqiptare” dhe u zgjodh kryetar i saj duke nisur një lëvizje patriotike atdhetare. Lëvizja synonte shkëputjen e Kosovës, Preshevës-Bujanovcit-Medvegjës, pjesë shqiptare në Mal të Zi dhe në Maqedoni, Çamërinë dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, pra bashkimin e kombit shqiptar nën flamurin e Skënderbeut. Si patriot nacionalist ai punoi dhe luftoi gjatë gjithë jetës së tij për këtë ideal të lartë dhe fisnik. Përkrahu dhe propagandoi në shumë organe shtypi, vendase dhe ndërkombëtare idetë nacionaliste, shumë luftëtarë të UÇK-së dhe popullin e shpërngulur nga Kosova. Emini punoi edhe me organizatën politike që krijoi në Shqipëri në 1992, mes tyre edhe autori i këtyre radhëve. Motoja e kësaj lëvizjeje ishte dhe mbetet çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Ky ka qenë edhe amaneti i të parëve tanë si Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Fan Noli, Faik Konica, Mehmet Shpendi, Mic Sokoli, Isa Boletini, Shote dhe Azem Galica, Ukshin Hoti, Ali Kalo Luzati e shumë të tjerë. Ky ka qenë edhe amaneti i Eminit që e ka vënë dhe në memorialin e tij ku prehet në Prishtinë: Amanet brezave trojet shqiptare! Përpjekjet e tij të shumta u kurorëzuan me botimin e 16 librave voluminozë, përgatitur nga vëllai i tij Selmani, bashkëshortja e vet Drita si dhe fëmijtë e tyre. Me përulje dhe me shumë respekt, po vendos edhe unë  një “gur Galeni” që të jetë për brezat e ardhshëm. Amanetin e të parëve s’e tret as dheu, thotë një fjalë popullore.

Heroi

Të vranë bac Haradini

Në besë të preu i ligu

Hajnia vret pejgamberin

Pas tij edhe më trimin.

 

Ti dragua u tregove

U dorëzove porsi burrë

Për të shpëtuar familjen

Familjen, tërë katundë.

 

Të pabesë sllavë qenër

Çetnikë a komunistë

S’të lanë të të gjykonin

Të vunë përmbi një slitë.

 

Po ja që vitet shkojnë

Gjykatësin e bën koha

Ti lartohesh nëpër maja

Krenari e viseve tona.

 

Me jetë paguajnë trimat

Çmimin e shtrenjtë për lirinë

Kështu kanë rënë martirët

Për të bërë Shqipëri.

 

I lehtë qoftë dheu i lehtë

Mbi varrin tënd, pishtar

Gjithmonë rrezatim drite

Gjithmonë një flakadan.

 

Amaneti i Eminit

I lehtë është dheu i tokës Arbërore

Si mjalti i bletës, thoshte Ndre Mjeda

Në flamur kombëtar kthehet prore

Famën ta ngre deri te yjet

Në vargje poetësh bëhet shtizë simboli

Të gjallë të kthen e s’të lë të vdesësh.

 

Bac Emin për atdhe luftove tërë jetën

Për lirinë e popullit e bashkim kombëtar

Të adhurojmë ty, qëndresë kreshnike

Si malet heroike të Mitrovicës

Qëndrove në burgjet famëkeqe serbe.

 

Ndonëse në mërgim, në dhe të huaj

Zemra jote mëkuar me qumësht nëne

Rrahu dhe punoi veç për mëmëdhenë

Deri në fund sa jeta t’u shua

S’u ndale së punuari për tokën tonë.

 

Ideali yt ishte liria

Nderi yt ishte Shqipëria

Bashkimi kombëtar, amaneti

I Abdylit, Ismailit, Mic Sokolit

Bashkë me të tjerë, simboli yt mbeti.

 

Bashkë një ditë jeta rastësisht na puqi

Në një kafe të vogël në një rrugë në Tiranë

Mendimet dhe idealet qenë të njëjta

U bashkuam nën flamurin e tokës mëmë

Ndihmuam me ç’mundëm popullin, UÇK-në.

Fitoren arritëm, të gjithë ne o bacë,

Me mund, me gjak, me vuajtje, dhimbje

Po në qiell si dritë e një ylli

Qëndron si pishtar dhe jotja sakrificë.

 

Në moshën që kalove plot me thinja

Shijove lirinë e popullit tënd

I qetë prehu, o i moçmi Emin Fazlia

Se shqipja jote do të bashkohet një ditë

Brezat do punojnë për këtë amanet.

 

Amaneti i të parëve të zgjon nga gjumi

Këtë ti e provove një herë në jetë

Edhe natën kur fryn e grin murlani

Ta rrok zemrën, qëndron i ndezur si tufani

Do ndriçojë brezat në epokat që vijnë.

 

Ne bashkëluftëtarët s’e harrojmë amanetin

Do punojmë ta bëjmë realitet atë

Rrugën që nisëm do ta çojmë përpara

Duke punuar çdo ditë e përherë

Që toka jonë të ketë veç pranverë.

 

Guri i Galenit

Një gur Galeni kam dëshirë

Në xhep ta vë si sedafi

Që kur të ecësh nëpër rrugë

Të të bëjë zë në Eneidë.

 

Të të lexonte ti vargjet

Që i thura natën vonë

Të vesha me copë mëndafshi

Vargjë të thjeshta me pasion.

 

Unë shkruaj, yjet qeshin

Dritë e nur sjellin që larg

Që vargjet të jenë prej floriri

Porsi zemra jote e gjallë.

 

Të jemi të bashkuar

Në çdo faqe të shkruar

Të librit tuaj, “Agroni”

Është histori dhimbjesh

Të popullit e kombit tonë.

 

Ajo është gjithë historia

E përçarjes midis nesh

Që zemërshiturit e ngratë

Shërbejnë dhe mbeten si leckë.

 

Mes vedi merren vesh

Armiqtë e kombit tonë

Qofshin këta grekë e serbë

Maqedonas e malazezë.

 

Të njëjtat forma ndjekin

Si me të ngratin Agron

Veç emrat u ndryshojnë

Paramilitarvë në Veri.

 

Ju thoni çetnikë sllavë

Ne themi andartë grekë

Të dy palët bëhen bashkë

Kundër kombin tonë t’shenjtë.

 

Libri yt, histori e vërtetë

Duhet kuptuar fletë-fletë

Bac Emili jep kushtrimin

Me gërma të arta në letër.

 

Nga gjithë brezat tanë

Të mësojë më shumë rinia

Se atdheu është mbi të gjitha

Është jeta, është liria.

 

Memoriali në Prishtinë

Është i gjallë, është në jetë

Bac Emili, si foltore

Jep kushtrim, lë amanet.

 

Krenaria ka një bazë

Krenar do ndjej veten tërë jetën

Për punët që bëra në vijimësi

Ndërtova ura mbi lumenj të furishëm

Mbi hone të thella, ndër përrenj

Jo pak, po 38 në gjithë atdhenë.

 

Ndërtova rrugë nëpër lugina

Çava me mina dhjetra shkëmbenj

Trase mbi monopate, shtigje në qafëmale

Që njerëzit të ikin nga fshati për qytet

Për një jetë më të mirë, me shkollë e jetë.

 

Dhe sot qëndroj krenar mbi veprat e mia

Si apostuj të ndritur që flasin vetë

Mbi Vjosë, Devoll, Osum e Valbonë

Në Theth mbi shkëmbinj te Noj Ndroj

Ndër fusha e male e poshtë në bregdet.

 

Por nuk isha thjesht unë i vetëm

Bashkë me mua edhe shumë miq e shokë

Me ushtarë trima, punëtorë, të palodhur

Punonim ditë-natë, me orë e pa orë

Ku njerëzit dhe malet na bëheshin shokë.

 

Çdo gjë e bënim me mundim, me krahë

Nuk kishim mjete, as teknologji

Por kishim zemër e vullnet së bashku

Pa hile mes shokësh, me shumë ndershmëri

Dhe ngrinim një vepër, si një bukuri.

 

S’kishim zili, i pari, i dyti, i treti

Brenda afatit mbaronim punën

Shpërlim kishim të vetmen kënaqësi

Që bashkë e ndanim si vëllezër

Dhe merrnim nga njerëzit vetëm dashuri.

 

Kudo ku shkuam me dashuri u mbështollëm

Na sillnin fiq, rrush, ftonj, shegë e gështenja

Se s’kishte hyrë ende Agufroni *

Dashuri jepnim dhe merrnim për ditë

Mes njerëzve dhe si njerëz rronim.

Augufroni: Shpikësi i parasë.

 

Marie Shllakut

Të lindi nënë lokja në Shkodrën martire

Atje në djepin e e kulturës amtare

Të kojti * me qumësh e gji nënë

Atdheun ta doje tamam si azgane.

 

U bëre e bukur si zanë e maleve

Vellon kushdo desh të ta hidhte

Po ti mendove për tokën për brigjet

Që vuanin nën zgjedhën serbe.

 

S’veshe fustane me lule qershie

Rruza, byzylykë, të tjera xhevaire

Veshe uniformën e një luftëtareje

Qylafin në krye me simbol Shqipërie.

 

Në krahun e njomë hodhe maliherin *

Brezin e stolise me gjerdan fishekësh

Zemrën mbushur me dashuri për atdheun

Për liri e bashkim kombëtar.

 

Në shkrepa u ngjite siç ngjitet reja

Me shqiponjat atje kuvendoje

Planet e sulmit mbi armiqtë projektoje

Ti  Zhan d’Dark, zonjë Kosove.

 

Luftove si trimëreshë e Arbërit dikur

Si Shote Galica, besnike e mauzerit *

Si Mehemet Shpendi, trim levendi

Si Ded Gjo Luli, e shumë të tjerë.

 

Qepallat e syve t’i dogji baruti ndër shkrepa

Veshët mësuan melodinë e maliherit

Gishti të zuri kallo nga këmbëza e armës

Mesi t’u rëndua nga gjerdani i fishekëve.

 

Luftove si sokoleshë për idealin e atdheut

Për liri e bashkim të trojeve etnike

S’le mal pa shkelur, kreshta, lugje, shtigje

Ku këmba e pushtuesit sllav ishte.

 

Re pabesisht në duart e xhelatëve serbë

Nuk pyetën për moshën e të drejta robërie

Të pushkatuan o bijë e tokës ilire

Kriminelët dushmanë, sllavo-komunistë.

 

Tradhëtisht të vranë o Laskarina * trime

Të më falësh se dy pikë lotë i derdha

Nga zemra jam bir i këtij kombi

Vaditur me gjak, në çdo gur e prag.

 

E qetë fli Marie, në altarin e trimave

E qetë prehu kryeshenjtore e lirisë

Zëri yt jehon mbi shkëmbinj e shtigje

Si këmbanë e jetës, dashurisë.

Kojti: Ushqeu

Maliher: Pushkë gjermane

Mauzer: Pushkë turke e gjatë

Laskarina: Heroinë arvanitase e revolucionit grek.

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte një atdhetare e shquar dhe e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore.

Marie Shllaku, vajzë e re shqiptare, pati fatin të gjendej midis burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të mirënjohur shkodranë, ndër të cilët ishin edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi, etj.

Marie Shllaku, ndonëse shumë e re në moshë, vetëm 20-vjeçare, ishte studente dhe përbënte rast të rrallë për femrat shqiptare të asaj kohe.

Ajo u angazhua me tërë qenien e saj, me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte u përpoq ta vinte në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte, apo në ç’rrethana do të arrihej ajo; sepse kryesorja qe dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë, e këtij qëllimi të shenjtë kombëtar, për çka u derdh kaq shumë gjak, deri edhe vetë gjaku i Marie Shllakut.

Marie Shllaku e vazhdoi rrugën madhështore të luftës për atdhe dhe për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë, siç ishte Hamzë Kazazi, i cili luftoi kundër pashallarëve të Turqisë dhe Oso Kuka, që luftoi në trojet e Vraninës kundër cubave të Cetinës.

Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavo-komunist Marie Shllaku u gjend edhe në Drenicën legjendare, ku dy dekada më parë luftoi dhe qëndroi për dymbëdhjetë vjet me radhë heroina e popullit, Shote Galica (1895-1937). Po kështu, edhe pse ishin kohë të turbullta, ato kohë kur doli kundër tradhtisë serbosllave heroi Shaban Palluzha, Maria, pa kurrfarë hamendjeje, që në ditët e para doli në anën e tij dhe e përkrahu deri në fund me gjithë ç’pati, duke u bërë krah përpjekjeve vigane të fundit të luftës antifashiste, që të hiqej qafe njëherë e përgjithmonë zgjedha sllave.

Marie Shllaku është e lindur në Shkodër më 22 tetor 1922, nga babai Marku dhe e ëma Dila. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit të Marisë.

Në saje të përkujdesjes së drejtpërdrejtë të atdhetarit At Gjergj Fishta, i njohur si shkrimtar me orientime patriotike, Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke. Maria fliste edhe gjuhën serbo-kroate.

 

Pranvera

Motrës sime

E di që është pranverë

Stinë e bukur, plot me dritë

Po unë kam një brengë

Në trup dhe në shpirt.

 

Dikur kisha një motër

Të vogël dhe të bukur

Dhe unë i mitur isha

Pesë vjeç sa kisha mbushur.

 

Nëna ime, ndjesë pastë

Ma linte në kujdesje

Sa heqë që ajo qante

E tundja në djep dhe qeshte.

 

Dhe unë ashtu veproja

Nuk di, mirë apo keq

Ku dija unë sëmundje

Me jetë, shpresë apo vdekje.

 

Kujtoj që ti qaje fort

Se ishe e sëmurë

Po unë axhami isha

Nuk dija nga ato punë.

 

Të mori babai ynë

Dhe nëna, qoftë në xhenet

Të çuan në spital

Në Tepelenë, në qytet.

 

Por fati s’ish me ty

Pranvera njëherë vjen

S’kalove dot sëmundjen

Dhe shkove drejt te retë.

 

Të sollën te pullazja*

Atje ku rrinim vetë

Në gurrë, në ujë të ftohtë

Atje ku çlodhen retë.

 

Të kishin veshur bukur

Fustan rozë, me lule shqerka

Se edhe ti ishe si lule

Lule mbete për gjithë jetë.

 

Të vunë lehtë te banesa

Atje ku do prehesh përjetë

Në krahun tënd një dardhë

Me vello lulesh të pret.

 

Pranverë ti të quanin

Me dardhën u martove

Ti me vete kishe arkëzën

Dardha të vinte kurorë.

 

Pranvera, ime motër

Që mbete aty n’zabel

Qëndron zonjushe pranë dardhës

Më mirë për ty do të jetë.

 

Shpirtin ta di që ka ikur

Shkoi lart bashkë me yjet

Në qiell, në përjetësi

Mes ëngjëjve derë më derë.

Pullaz: Kasolle e lyer me baltë.

 

Nipi im

Në telefon kurrë s’më more

Adresën, rrugën, gjithçka e harrove

Ti nipi im, i shkathët si rrufeja

Që edhe natën shpesh më zgjoje.

 

Çfarë ka ndryshuar tek ne

Unë s’di gjë siç ndodh kur plakesh

Kaloi kali lumin pa lagur

Dhe çdo gjë iku, harroi dhe vate.

 

Kot nuk thonë të zgjuarat plaka

Ngjan pakëz njeriu me erën

Në kohërat tonë moderne

Njeriut nuk i duhen më pleqtë.

 

Sinqerisht po të flas

Si i lodhur, helbete plak tani

Se s’kam më pushtet

Ngadalë siç shkuan edhe miqtë e mi.

 

Interesin kurrë s’kam pasur si qëllim

Kam ndihmuar ferrën, shkopin dhe gurin

Për të tjerët, mos më gjyko, kam bërë shumë

Ndërsa për vete mbajta shkopin e flamurit.

 

Në libër po i rendis me radhë

Të miat dhe të shumta kujtime

Po i lë për Marion, Gabrielin, Dalinin, pas tyre

Po i lë në vargje, thjesht për lexime.

 

Në burg i vajta tët eti

Mes krismave e tollovive të jetës

Guxim i madh ishte në ato vite

Se dilnin dhe ca me bishtin e shelprës.

 

Pisha

Dikur i ulur në një trung të prerë

Meditoj nën aromën e një pylli halor

Deti para meje vezullon tejpërtej me klloçitje

Të sjell ndër mend një gjethnajë pemësh

Të veçuar, gojëkyçur, fillikat, me orë.

 

Mjegulla u ngrit mbi ujin e mbuluar

Kohë më kohë pulëbardhat kërkojnë

Nga sytë e tu plot dashuri çdo çast

Lotët teposhtë pikojnë si varg

Si rubinë të vegjël, të ngratë.

 

I pashë që binin mbi kurmin tënd

Ndaj rashë në gjunjë me ankth

Nga dora e verdhë i mblodha në grusht

Lotët t’i piva si gotën me fund

Dhe qelqin e hodha diku larg.

 

Që prej asaj muze më ndizet kurmi

Shpirti po vdes dalë ngadalë

E mira grua të helmoi së fundi

Me fjalët e hidhura që një ditë t’i tha

Pa ditur nëse mes meje dhe teje kishte diçka.

 

Ftoi

Në sepet të gjyshes të njoha

Në moshën e fëmijërisë

Me palat e thara të fikut

Strukur në ndrresat e shtëpisë.

 

Me ngjyrën tënde si flori

Si yll ti ndrije aty

Aroma jote e rrallë

Si lule bliri në mal.

 

Ne shpesh të ledhatonim

Kur merrnim palat e fiqtë

Kur gjyshja e ëmbël, e dashur

Na merrte përherë me të mirë.

 

Zëvendësoje shpesh parfumin

Të rrobave të shtëpisë

Reçelin tënd të ëmbël

E kujtojmë si fëmijë.

 

O frut i dashur, i shijshëm

Rroje sa vinin qershitë

Me arra, lajthi, bajame

Na gëzoje fëmijërinë.

 

Budapesti

Vitet ikin si uji nën gurë, por mbeten në kujtesë

Muza më solli ndër mend qëndrimin në Budapest

Qytet i madh, i pastër, i bukur, i ndriçuar fort

Danubi i madh e përgjysmonte në Buda dhe Pest.

 

Ecte Juna e qetë, e gjerë sa një det

Ngadalë, pa zhurmë, e turbullt me trillet e lashtë

Në Pest dukej në fushë, i bukur, i lartë parlament

Një ndërtesë e lartë dhe gjithë ornament.

 

Në anën tjetër Buda, në kodër të lartë si kështjellë

Të shkosh atje do shkallë për labirinthet në shkrep

Një zë i kumbueshëm nga lashtësitë të flet

Dhë zëri i ciceronit ta bën më të lehtë.

 

Lart në kështjellë me gur të latuar, të murrmë gri

Shtëpi e mbretërve dhe e Perandorit hapur të pret

Budapestin si në pëllëmëbë të dorës e sheh rreth e rreth

Mbi lumin det, ura të gjata, të harkuara si ylber.

 

Ura Luan, ura Mbret, ura Perandor, ura Cabja Muçu…

Tutje në veri nga rridhte lumi vendosur në një breg

Ish akademia e lashtë, relike e Perandorit që nxirrte oficerë

Atje qëndruam miqësisht edhe ne ushtarakët shqiptarë.

 

Paraqitëm vendet tona, folëm me gjuhën e Europës së re

Unë, Shkëlqim Beja, Enver Hajdari dhe Arditi i ri

Vitet dhe mosha ikën, po kujtimet mbeten atje

Në qytetin e lashtë me muzikë, gaz e hare.

 

Miqësi kolegësh, ushtarakësh dhe ambasadorësh

Në në fund kënduam himnin e NATO-s tok

Dhuratë morëm triko dhe nga një souvenir

Ku shkruhej me tri fjalë: Demokraci, NATO, Europë!

 

Hysen Çamit

Luftoi për liri, bashkim kombëtar dhe Shqipëri etnike.

 

Te nomeja në trung le kërrabën e çobanit

Dhe grigjat e urta te stani

Belçikun në krah hodhe dhe gjerdanin

Me çetën partizane u bashkove për vatanin.

 

Luftove me fashistët italianë

Me grekë korofillakë, me gjermanin

Luftova pa dallim, komunizmin dhe sllavin

Me patriotë që u bashkonte idealin.

 

Pesë vjet shtëpi t’u bë mali

Hysen Çami, trim, atdhetari

S’u bëre spiun te italiani

As hafije e vogël te gjermani.

 

Urreve mercenarët te sllavi

Besnik u mbete shokëve të idealit

Për liri dhe bashkim kombëtar

Tërë jetën, me penë dhe me armë.

 

Për Shqipëri etnike, për vatan

Të ndarë nga armiqtë, anë për anë

Të bukurën e dheut për Naim e Qemalë

Që ishin krenarë për emrin shqiptar.

 

Luftove shpirtshiturit nga çdo anë

Pseudonacionalistë bukëshalë

As me nazistët, as me Zogun e Parë

Po për Shqipëri, për vatanë.

 

Ky popull, me votë vendosi regjimin

Si amaneti yt për çlirimin e bashkimin

Largoi pushtuesit, hoqi qafirin

Armiqëve u tregoi me gjak kufirin.

 

Kosova u çlirua nga sllavizmi

Shqipëria u çlirua nga komunizmi

I qetë prehu, Hysen martiri

Vepra jote shkëlqen si xhevairi.

 

Shpirti yt do ndrijë përherë si ylli

Rinia do ju ketë busull orientimi.

Trimat e atdheut nderohen nga të gjithë

Lakejtë e shpirtshiturit përbuzjen kanë si prikë.

 

Dardhë elbërore

Në fundin e çdo ledhi

Te ara lart në mal

Dalë nga fundi i një shkëmbi

E molasur ish një dardhë.

 

Ishe kënaqësi më vete

O pemë legjendare

Me ato fruta e ëmbla

Që na ndillje si kotele.

 

Kokrrat e tua të kuqe

Të verdha, ngjyrë floriri

Aroma e tyre e mjaltit

Si parfum prej Parisi.

 

Dardhë elbërore, çfarë u bëre?

A të harroi ty vreshtari?

Ti ishe një pemë e rrallë

Rrëzë shpateve të malit.

 

Ne fëmijët, pak çapkënë

Gëzonim kur lulëzoje

Me vellon tonë të bardhë

Dhe bletët që gumëzhonin.

 

Vinim çdo vit në Qershor

I preknim frutat me dorë

Kishim kënaqësi pa masë

Dhe asnjëherë s’të harronim.

 

Sëndukët e gjyshes

Sëndukët e gjyshes sime

Tek qoshku aty unë gjeta

Shumë të vjetër, mbi 130 vjet

Çarçivet* e ndryshkur krisnin

 

Gjyshen s’e kam njohur

Nuk e pata atë fat

Të prekja të butat duar

Të një gruaje zemër artë.

 

Nuk di nëse ish e hollë

E gjatë, e bukur e mirë

Gojëmjaltë siç janë gjyshet

Me dashuri të pamatë.

 

Babain shumë e kam pyetur

Se si ishte gjyshja ime

Ai veç psherëtinte

Dhe futej në mendime.

 

Babë, babë, shpesh i thoshja

Kur isha shtatë-tetë vjeç

Mësova më shumë për ty

Kur bëra gjshtëmbëdhjetë.

 

Njoha babën tim bujar

Njoha hallën  zemërmbret

Kështu gjyshe ime e dashur

Ta bëra portretin vetë.

 

E zgjuar dhe e bukur

Si lulet ballë sëndukut

Edhe gjyshi, rahmet pastë

Të krahasonte me flutur

 

O gjyshja ime e hijshme

O gjyshi im i mirë

Unë nuk e pata fatin

Të ndjej dorën tënde të dlirë.

 

Tani poet dhe pak plak

Thur me shpirt këto vegime

Si dy ikona njerëzore

Jeni përherë në zemrën time.

 

Gjyshja* ime kaq e ëmbël

E bukur dhe ngjyrë artë

Ti nuk veshje kurë tumane

Si shumë të tjera në fshat.

 

Sado që ti u linde

Në Spahaj, në Bënçën mal

Që vajzën kur e martonin

I vinin tërkuzë në pajë.

 

Ti s’veshe kurrë tumane”

Nga ato të Turqisë

Ishe e fortë dhe vigane

Pranë gjyshit tim, Qamil*.

 

O gjyshja ime e artë

Me pak vargje të përshkrova

Fjalë shpirti, fjalë zemre

Si dy shenjtë ju kujtova.

Menteshat.

Haxho Garo Guma.

Çitjane.

Reis Qamil Guma.

Litar i thurur me lesh që përdorje për t’u ngarkuar gratë.

 

Dashuria s’është mëshirë

Muaj Maj qe atëhere

Kur lulet dalin në lëndinë

Ishte vjeshtë si tani

Kur pylli humb gjelbërimin

Dhe ngjyrë ari bëhet ai.

 

Puhiza dallgëzonte grurin

Si valët e detit tani

Mbi lule ishin ulur bletët

Pemët era zhvesh më radhë

Nisin e shtegtojnë fletët.

 

Si dallandyshe n’arrati

Himerit të klasës së shtatë

Nuk i vure rëndësi

E hodhe si vesë shiu

Jetën të kushtoi ai.

 

Rini ngele gjithë jetën

Në Shqipëri e Itali

Të mungoi sinqeriteti

Pa familje, pa fëmijë

Të pëlqeu veç vetja ti.

 

Mbushur me hipokrizi

Po në jetë bëhet kontrata

N’dashuri e mirëbesim

Dashuria nuk mund të falë

Në liri ka veç mëshirë.

 

Demon ti, sot kur zbrite

Oh Muzë më le në pëqi

Më ktheve pas gjysmë shekulli

Çfarë ëngjëlli dërgove ti

Dhe çfarë vlerë ka kjo tani.

 

Vlera e saj është e madhe

Mbahet lart nga çdo njeri

Ta lexojë përherë i riu

Në dashuri sinqeriteti

Mëshira në drejtësi.

 

Good morning

Pranë nesh në punë

Xha Selo na mban gjallë

Muhabet, histori

Gjuhë të huaj siç di vetëm ai.

Por me zemrën si flori.

 

Good morning, good morning

E dëgjoj sa vi

O xha Selo, erdhe ti

Kështu nis dita me gajret

Mbyllet java e muaji shket.

 

Lum ne që të kemi këtu

Të duam e të nderojmë

Më mirë mos dil në pension

Dhe rri këtu që të ikin

Ditët me gaz shumë.

 

Jetoj e vetme

Jetoj e vetme, veç me ëndrrat

Me shpresat e strukura në shpirt

Jetoj me to pa një arsye

Për mirë apo për keq.

Dhe ëndrrat më shfaqen si dreq.

 

Jetoj e vetme, fillikat, si mos më keq

Jetoj pa miq, pa shokë e pa njeri

Kam shumë arsye të bëhem pesimiste

Bllokohem, nuk flas dot, rri vetëm

Trishtimi më mbush nga mbrëmja në mëngjez

 

Dua të ulëras, të nxjerr çfarë kam

Inatin, dufin, mllefin, ta nxjerr të keqen

Dua ato që janë njerëzore

Mbështetje në krahët e një njeriu të mirë

Gjithçka vetëm që unë të jem e qetë.

 

Orel Myrta

Kokë më kokë ne u mblodhëm

Foton tënde pamë të ngazëllyer

Këtu te plazhi, Mali i Robit

Sytë mbi të ne i mbërthyem.

 

Na prure ne shumë vegime

Kur ishe i vogël, një fëmijë

I zgjuar, i dashur, një çapkën

Sot je rritur, je i zgjuar, burrëruar.

 

Kokën mbi duar mbështetur vënë

Në mendime je i mbërthyer

Syzet me dy zemra ti ke vënë

Një për gjyshin e një për nënë.

 

Gjyshi, nëna kur e panë

Atë foto t’bukur prej fildishi

Sytë si diamante qielli ndriçuar

Ndrijnë në ballë si ylli i Memfisit.

 

Flokët në ar të flakëruar

Marrë nga flaka e Zeusit

Ti je bërë si Apolloni

Sa dhe lotët ne na ranë.

 

Gjyshi yt i përmalluar, edhe nëna po ashtu

Ne që ti na ndriçoje porsi lule

Me ca fjalë të mëdha, plot mendim

U gëzuam, u mallëngjyem sa më s’ka.

 

O ti, nipçja jonë i vogël, tani burrë

Na ka marrë malli shumë veç për ty

Kur të vish nga larg si një zog

Do na gjesh si një det plot dashuri.

 

Është e shkurtër paksa jeta përmbi dhe

Edhe puna e përditshme nuk mbaron

Po t’i shkruajmë këto vargje që t’i kesh

T’i mbash hajmali në jetë sa të rrosh.

 

Gjyshi, nëna ty të rritën me mundim

Nuk u vajti djersa dëm, kurrsesi

Dashuria jonë e pamasë është me ty

Të urojmë ne nga zemra lumturi.

 

Vitet ikin, shkojnë shpejt

Ne nuk jemi më të rinj

Dashuria gjyshër-nip

Na mban gjallë, na përtëri.

 

Rri dhe shkruan poezi

Rri dhe shkruan poezi

Aq të bukura sa di ti

Pastaj fillon me shaka

I kthen ditët në hata.

 

Numëron ditët me tespiet

Kur do të dalësh në pension

Dhe 90, dhe 80, dhe 70

Pezmi dhe akthi të shtrëngon.

 

Do mërzitesh, me patjetër

Kushdo e di këtë gjë

Një jetë tjetër do të nisësh

Sdi një harabel pa zë.

 

Por patjetër do kujtohesh

Për dy shoqe aty te puna

Që të zbukuronin jetën

Të lidhur si mish e thua.

 

Altinit

Një ditë isha në Delvinë

Kujtoj nipin tim, Altinë

Atje kishte shokë besnikë

E donin djalin punëmirë.

 

Ishe djalë si vetëtimë

Si lulja e parë në Prill

Kishte rrotull djem petritë

Që natën e bënin ditë.

 

Zoti lart merr me të mirë

Këtë radhë zgjodhi Altinë

La pas prindër e fëmijë

Dhe u shtoi një pikëllimë.

 

Altin Guma nga Luzati

Ishe djalë i atij fshati

Tepelenas si i ati

Bir bujar jo si të gjithë.

 

I ngjante fisit të vet

Që mikun di si e pret

Kush s’erdhi atë në derë

Gumajt nuk i ndan për jetë.

 

Jam mes jush

Nga një zgrip* i lartë në qiell

Unë ju shoh me dashuri

Fshini lotët e mos qani

Jam mes jush edhe tani…

Zgrip: cep, lart në qiell aty ku rrinë engjëjt.

 

Në buzët e mia

Ngjyrë fildishi kam në buzët e mia

Si fosfor më ndrijnë ditë e natë

Nuk dua me të përziej

Ngjyrën e të bukurit mjalt.

 

Fildishi, brir elefanti

Zoti ia dhuroi në ngjyrë t’artë

Dhe kështu ai e ndau

Tek njerëzit me faqen e zjarrtë.

 

Mes njerëzve si ti, si unë

Që mësuam diçka nga jeta

Emri i madhështisë së saj

S’pranon ngjyra të tjera.

 

Si në pyllin plot larmi

Që pemët zgjaten të marrin dritë

Në qendër qëndron vetëm ti

Me ngjyrën e fildishit t’artë.

 

Shtëpia e lashtë

Shkruaj shpesh për historinë

Në vargje të dalë më mirë

Shtëpi e vjetër, e lashtë

Hijeshon përmbi Luzat.

 

 

Të ndërtoi Zeneli i parë

Dhjetë dritare në çdo kat

Nëpunës i vezirit t’madh

Pranë kroit me sofat.

 

Shtëpi, skalitur me gurë

Që s’t’u shua fama kurrë

Rrite djem e prite nuse

Rrite vajza si burbuqe.

 

Shtëpi me të trasha mure

Me portikë gjithë nure

Odë e ngrohtë, derë bujare

Prite njerëz, moj kanakare.

 

Shtëpi me dhoma të larta

Nxorre njerëz, penëflatra

Që bënë histori të arta

Besa-besë me fjalë të pakta.

 

Nxorre Ali Kalo Luzatnë

Patriotin famëlartë

Që nderon të tërë fshanë

Nga Amerika në Francë.

 

Punoi për Shqipërinë

Telegramet vejnë e vijnë

Vilsonit dhe Çurçillë

Kajzerit dhe Austrinë.

 

Shtëpi që rrite Remzinë

Po ashtu edhe Arshinë

Gurgullon si Gurrëmira

Dy shekuj pa nxjerrë filiza.

 

Të ngrohtë e rrite Myftarin

Myzaferin dhe Novruzin

Nder i bëre gjithë Luzatit

Llamburit në mes të fshatit.

 

Me Zenel, Aliun e dytë

Me Qemon dhe Fatimenë

Nevzatin me gjithë Pëllumbin

I rrite si njerëz të mirë.

 

Moj e lashtë, moj e mirë

Mbrujte doktorin e dlirë

Në gjithë globin s’ka kufij

Na rrit neve krenarinë.

 

Në harkun tënd prej mermeri

Kanë kaluar luftëtarë

Agronomë, oficerë

Ligjvënës dhe vreshtarë.

 

Mos harrojmë Riza Gumën

Pemëtarin më të mirë

Që la gjurmë për ditët e sotme

Dhe që vlerësonte njerinë.

 

Behar ishte zemra e tij

Bujarinë e kish të parë

Kush e njohu s’e harroi

E kujton si punëmbarë.

 

E rindërtoi shtëpinë

Rriti, priti shumë fëmijë

Faten, Selon e Nebinë

Hanushen, Arian, Marinë

Sokol, Marlën, Elis e Fatmirë

Dhe së fundmi Arsid benë

Pas tij dhe shumë të tjerë.

 

Shtëpi e ngrohtë, me hark guri

Burove siç buron lumi

Asnjëherë s’do të harrojmë

Se pa rrënjë s’dimë ku të shkojmë.

 

Në brengën time

Si lis do të qëndroj me brengën time

Të fshehur thellë në shpirtin tim fisnik

Veç ti mund ta heqësh me t’thjeshtat mjekime

Ato popullore e jo antibiotikë.

 

Si kukull je, esmerka ime

Buzëqeshja të shkon shumë

Në ëndër dua të futem, të zhytem

Në zemrën që dridhet plot zhurmë.

 

Dhe sytë kur mbyll më shfaqet

Çdo natë kur dua të pushoj

Fytyra jote e qeshur, e ëmbël

Rri për orë të të tëra derisa të agoj.

 

Si gonxhe tulipani ti je

Nga ato që notojnë vargan

Gjithë liqenin befas e kthejnë

Në kopsh të varur persian.

 

Tulipanët s’i kanë qejf dalllgët

Se i trazon gjethet e mëdha

Valën e butë ledhatonjëse

E pret me dëshirë dhe sevda

 

Më i bukuri fustan

Më i bukuri fustan

Që të shkon sipas shtatit

Është i kuq me topa të zinj

E dukesh larg si leopard.

 

Kur fshihesh në savan

Në të madhin livadh

Sipër pemësh kacaviresh

Me të bukurin mirazh.

 

Të gjithë ta kanë zilinë

Përfshi t’madhin elefant

Dhe me zebrën vijoshe

Me të gjatën xhirafë.

 

Kur nga larg vjen tufani

Si të gjithë ne dhe ti

Savanës i jep njoftimin

Të mbrojnë veten gjithsesi.

 

Pranvera erdhi

Pranvera erdhi dalë ngadalë

Çairet poshtë kanë lulëzuar

Ledhet janë mbushur me qershi,

Me dardhë, mollë e kajsi

Me vello të bardhë gjithçka mbuluar.

 

 

Si nuset e përrallave janë stolisur

Lëndina për karshi është bleruar

Luleshqerkat ndjekin diellin

Të verdhat ndrisin që në agim

I marrin dhe i japin botës shkëlqim.

 

Përmes çairit dhe lëndinës

Përrli i malit rrjedh rrëmbimthi

Shkumbëzon si mantel i bardhë

Me flluckat e bardha si brerore

Dhe duket sikur dikë kap përdore

 

Mos hiq dorë nga livadhi e blerimi

Lulet e verdha janë shtrirë përreth

Gjineshtra, mimoza e mështekna

Zambaku, luleshqerka, trëndafili

Si zjarr ndezin lëndinën me bar.

 

Në gjumë çova nimfën një natë me yje

E vesha si flutur, i thashë disa fjalë

Lënduar ca ditë me shpirtin vullkan

Hiq dorë, të thashë, nga lulja e gjëmit

Që i rrallë është në lëndinën jetë.

 

Mos u gënje nga nga lulet me nuancë ylberi

Gjëmbin çdo nuancë e ka aty në mes

Një gjëmb që s’duket, por është shumë therës

E di kushdo që e ka provuar një herë

Dhe e shmang si gjë të pavlerë.

 

Meditim

Aty afër ku unë punoj prej vitesh

Me ndershmëri dhe disiplinë siç jam në jetë

Kam Mimozën e sjellshme, të mirë si dritën

Sonilën, Arjanën, Joridën e të tjerë.

 

Kam Ketin si motër, të dlirë, të mirë

Që s’të fal kur gabon, gjithkush e di

S’të njëh kush je, s’të bën mik

Puna mbi gjithçka, çiflik mbi çiflik.

 

Unë dalëngadalë ika nga jeta aktive

Çdo gjë ka pikënisje, fillim e mbarim

Por vjen një kohë dhe vjen një ditë

Pleqëria troket në çdo mjedis.

 

Po njeriu asnjëherë s’duhet të ligështohet

Puna me ndershmëri duhet bërë deri në fund

Një ulli e mbjell si bujku i moçëm

Për ta lënë si kujtim e mirënjohje gjithkund.

 

Ashtu dhe unë mundohem të largohem

Të lë gjurmë të mira në punë dhe në shtëpi

Përreth me nipër dhe mbesa si drita

Gjithmonë me miq, shokë e krushqi.

 

Në jetë kam bërë lloj-lloj pune

Shpresën nuk e humba asnjëherë

Pata kurajon të ecja përpara

Pata synim të mbetesha me nder.

 

Statujat

Me gjuhën e Sokratit fole

Atë ditë të bukur vere

Platoni ishte tepër larg

Në ishullin Lesbos, aty endet.

 

Kalla ise, kalla ise

Gdhendur në gurët prej shkëmbi

Zbukuruar kalldrëmet me statuja

Që hijeshojnë hijerënda.

 

Këtu Apolloni ngrihet gjigand

Më tej Artemisa qëndisur si Hëna

Afërdita më tej si nimfë mali

Dhe Zeusi me hiret e rënda.

 

Rruga 5 Maji

Aty te rruga 5 Maji

Lapidari yt ngrihet Qemal

Si kujtesë për luftën e bërë

Dhe për të shtrenjtin ideal.

 

Aty ti derdhe gjakun

Për të shtrenjtën liri

Atdheun deshe më shumë se nënën

Simbol mbi simbole, simfoni.

 

Buzëqeshja

Si flokët rela-rela ke buzëqeshjen

Të ëmbël si hojet pranverore

Me xixëllimën e zjarrtë të syve

Dhe trupin e derdhur prore

 

Zoti pa kursim të ka dhënë dhuntitë

Dhe këmbë, dhe dorë, dhe fytyrë

Me shpirt si ëngjëll fildishi

Dhë zërin e ëmbël si violinë.

 

Zonja Leta

Ju s’jeni kurrë plaka

Si the dhe ti zonja Leta

Jeni të moçme, duararta

Të ëmbla si vetë jeta.

 

Të sjellshme, me edukatë

Buzëqeshja s’iu mungon

Jeni shembull si në punë

Të rejat ju respektojnë.

 

Mos u trishtoni për vitet

Për thinjat me kresha bore

Janë ca shkallë të ergjënda

Që do kalojmë të tërë.

 

Pse mërzitesh zonja Leta

Për vitet që ikën, vanë

Pa të kuq, pa salltanete

Të bukur jetën e bënë.

 

Amaneti

Vdekja është mbret i botës

Mikja ime sot e jetë

Një amanet desha të lija

Atëherë kur më s’do të jem.

 

Bashkë ishim dimër e verë

Bëmë një dokument me shkrim

Dua që ndonjëherë të m’kujtojnë

Dhe të mos më lënë krejt në harrim.

 

Me sytë e tu të më shikosh varrin

Dy lotë të zbresin si diamantë blu

Të rrish pranë meje si kaprolleshë

Dhe një fije floku ta lësh këtu.

 

Nuk dua miq të futen në borxh

Se s’kam pasuri, s’kam kapital

E vështirë është jeta për të gjithë

Mbi dheun që prodhon bukë si ar.

 

As ty s’dua të të fut në borxh

Nuk dua jo, të të vë në siklet

Pa lekë i ke dy pika lotë

Një fije floku që krehëri heq.

 

Dëshirë prindi

Humor kam bërë që nuk kam vajzë

Kam dëshiruar që ta kem njëzë

Të qe e bukur si një hënëz

E sjellshme dhe me dorë ergjëndë.

 

Ashtu e doja vajzën time

Bjonde, elegante dhe trupgjatë

Sytë t’i kishte si i madhi qiell

Fjalën të qeshur, gojëmjaltë.

 

Por gjërat s’bëhen si i do, vëlla

Se s’janë gjithmonë në dorën tënde

Disa janë nga qenia njerëzore

Të tjera nga ai lart në qiell.

 

Anxhela

Sonte ka ditëlindjen

Nuk e morët vesh

Shoqja më e mirë

Gëzohet mes nesh.

 

S’ka gjë më të bukur

Më të hijshme s’ka

Dita e lindes së saj

Sot na bën me krahë.

 

Fry erë e Pranverës

Hajde më e nxehtë

Na beko ti shoqen

Për të bukurën jetë.

 

Vishe si qershia

Me të bukurat lule

Thuri një fustan

Vello nusërie.

 

Esmeralda

Zbathur do t’ecja mbi xham të thërmuar

Esmeraldë e bukur, kryeneçe

S’do më dhimbej këmba e gjakosur

Veç mos shkoje ti indiferente.

 

Një çikë mendjemadhe, je mikja ime

Megallomane thuhet në një gjuhë të huaj

Por s’kupton sa vuan dikush tjetër

Kur e shpërfill dhe e bën të vuaj.

 

Manushaqe e egër

Si manushaqe e egër të ishe

Me aromën më të mirë në botë

Ti shprehe vitalitet mendimi

Të pushtuar nga zjarri si sot.

 

Ndonëse e rritur në Tiranë

Nga një trevë vinim të dy

Dikush vjen më parë e tjetri më pas

Siç ndodh përherë edhe tani.

 

Babai të erdhi më herët

Bashkë me të erdhe dhe ty

Po unë çava vetë në jetë

Dhe shihemi shpesh të dy.

 

Hape telefonin

Hape telefonin mikesha ime

Nuk shaj, s’mërzitem për asgjë

Njerëzit që hyjnë në zemrën time

Janë atje e s’zhduken më.

 

Të dua, të dua, sa më s’ka

Se zemra s’më lejon ndryshe

Ti nuk je thjesht si të tjerat

Shkëlqen si dallandyshe.

 

Çfarë mendon ti, mikja ime

Unë s’dua të di asgjë

Kokëkrisur kam qenë dikur

Ashtu kam mbetur dhe tashmë.

 

Më gjyko sipas arsyes

Dhe botëkuptimit femëror

Mendjen ma ke bërë pyll

Zemrën ma skllavëron.

 

A do të jetoje vetëm ty

Mikja ime e veçantë, e vetme

Për shpirtin dhe zemrën time

Ta brengosje deri në vdekje.

 

Pse jeta është në këtë mënyrë

Askush s’përgjigjet, djalli qoftë

As Dante Aligeri me komedinë e tij

Me pezm iku nga kjo botë.

 

Do doja shumë të më prisje

Një kafe burrërore të pija

Në kuvlinë tënde të ngrohtë

Në zemrat që këndohet ndryshe.

 

Mos m’u mërzit, e bukura ime

Dhe mos mendo keq për mua

As në ëndrra, as në vegime

Unë sjell gëzim, jo hidhërime.

 

Natyra e bën jetën aq të bukur

Me pemë, me lule, me aromë

Në mal a në fushë qoftë

Gjithçka e hijeshon.

 

Ti mikja ime, shume e hijshme

Ke tjetër dritë në sytë e mi

Je më e veçantë se një flutur

Dhe një buzëqeshje si fëmijë.

 

Fjalë të bukura ka plot

Anë e kënd globit të madh

Po këto të miat, më beso

Vijnë prej shpirtit pa mëkat.

 

E ç’është njeriu vallë në jetë

Një qënie e lartë humane

Që lundron n’liqej të bukur

Blu, të kthjellët e të artë.

 

Tri netë, o mikja ime e mirë

Dikur të bëra zile

S’m’u përgjigje ty, o shpirt

Dhe vuajti zemra ime.

 

Pak kohë kam që të njoha

Dhe mora shumë hidhërime

Mallkoj të madhin zot

Që më lindi para lindje.

 

Ju jeni vajzë me kulturë

E brishtë, e ëmbël si njeri

Kurrë s’kam njohur ndonjë tjetër

Të flas me kaq dhimbsuri.

 

Dhimbsuria është njerëzore

Nuk është asnjëherë mëshirë

Kush njeh shpirtin njerëzor

Njeh më shumë veten e tij.

 

Dhe kështu po më ndodh mua

I plagosur sa më s’ka

Si notë e parë në violinë

Që një zemër varur mban.

 

Nuk e shpika unë si notë

Megjithëse muzikën e kam avdes

E ndjej, e prek dhe e shijoj

Vuaj, gati të vdes.

 

Vdekja s’është një gjë e bukur

Dhe për atë që e krijoi

Po si t’ia bëjmë, moj e dashur

Si t’ia bëjmë që lë pasojë.

Pasojat janë gjithnjë të rënda

Në jetë, hapësirë e kohë

Shumë poetë i shkruan dhimbjes

Dashurisë së pakurorë.

 

Dashuria s’është vetëm seks

Ajo ngrihet me mundime

Mjerë kush e kupton kështu

Ajo është diçka sublime.

 

Dashuria është ndjenjë që vret

Është dhe art që krijon

Është qytetërim që fal

Është një rubin që bekon.

 

Pse s’përgjigjesh ti e dashur

Telefoni nuk ka brirë

Nuk të tërheq për Devoll

As në Vjosën kaq të dlirë.

 

Hap telefonin, mikja ime

Zemrën nuk ta sheh njeri

Shpirti im i dëshpëruar

Natën pa hënë vjen tek ti.

 

Do vijë një ditë do më kërkosh

Për një këshillë, për një mendim

Do çosh mendjen të më zgjosh

Aty ku dergjet shpirti im.

 

Si hirushja në përrallë

Aty afër ku unë punoj preje vitesh

Me disiplinë, ndershmëri, sinqeritet

Kam Mozën e ndershme t’mirë si dritën

Sonilën, Arjanën, shpirt njeriu Joritën.

 

Kam Ketin si motër, të urtë e të dlirë

Që s’fal askënd kur në punë gabon

Kështu duhet të jenë të gjithë punonjësit

Kështu botën përherë e zbukuron.

 

Unë pak nga pak ika nga jeta aktive

Çdo gjë ka pikënisje, fillim e mbarim

Mosha e tretë vjen pa kuptuar

Pleqëria troket në çdo mjedis.

 

S’do ligështi kur vjen pensionimi

Puna do bërë me dershmëri deri në fund

Njeriu është si ai bujku i vjetër

Që mbjell një pemë për nipin e tij.

 

Ashtu dhe unë mundohem të hiqem

Paçka se ndonjehërë edhe e shkel

Mbesat dhe nupërit më vijnë rreth e rrotull

Xhaxhi Selos i shkelin syrin ndonjëherë.

 

Të drejtë keni ju nipërit e mi të mirë

Mos mendoni se xhaxhi s’ju kupton

Unë ka bërë jetë të vështirë

Kam punuar përherë me mish e me thonj.

 

Shpresën nuk e humba asnjëherë në jetë

Kurajo pata për të ecur përpara

Të bëja ca punë që kur s’i mendoja

Në shtete ‘armiq’ që ashtu i konsideroja.

 

Mikpritje gjeta, ngrohtësi e bujari pa fund

Si në të hershmet troje shqiptare

S’gjeta racizëm, përbuzje e fyerje

Dashuri mora si në tokën amtare.

 

Muza e dashurisë

Eneada jeni ju

Ç’mendon ti moj bukurane

Që ngjit shkallët dalë ngadalë

Je qëndisur si drenushe

Xhevaire nga çdo anë.

 

Kur ti shkallët merr përpjetë

Se jam gjysh me kulturë

Të kundroj ashtu në heshtje

Si një nimfë mbi lumin Gang

Me hire e bukuri të rrallë.

 

Zoti ty të ka stolisur

Me gjithë muzat e tij

Artemisa t’ka stolis

Si hirushja në përrallë.

 

Ke qenë porsi kukull

Flokëzezë e sytë e zinj

Kasemi të donte shumë

Megjithëse vdiq fare i ri.

 

Babain shumë e dëgjove

Si të ruaje një traditë

Me vuajtje u mbulove

Nga sot e ajo ditë.

 

Të keqen kur s’ta desha

Askujt dhe asnjëherë

Doja të ishe e lumtur

Të shiheshim ndonjë herë.

 

Po kështu vjen jeta

Syzeza zjarr, mikja ime

Shkele ligjet njerëzore

Dhe përpjetë lart u ngjite.

 

Gjithmonë unë të kujtoj

Pa shkak ne u larguam

Për karrierë pa mëshirë

Një shpirt gati e shkatërrove.

 

Kur lexoj Shekspirin

Diçka kam mësuar

Gjëja më e bukur

Është ajo që dua.

 

Ligjërimet e pyllit

Në pyllin e dendur njerëzor

Plot ngjyra, karaktere

Yjet dhe qielli blu

Kanë zbrit me plot mistere.

 

Dhe hëna me ngjyrë ari

Me flokët është në garë

Gjithë lulet e beharit

I shtron në tërë livadh.

 

Fytyra ndrin si dielli

Buzët si qershia

Vetulla prej ylberi

Trupi hurmë arabie.

 

Qafa si drenushet

Zërin melodioz

Fjalët porsi mjaltë

Zogut ia kalon.

 

Dielli ndoshta nuk lind nesër

Ndoshta dielli nuk do të lindë më nesër

Për mua dhe për ty, margaritarja ime

Të prita mbrëmë gjer vonë në dritare

Tek cepi që zbret thikë mbi trotuar.

 

Hëna qe e plotë dhe ndriste si argjend

Hijet e pemëve zgjateshin mbi asfalt

Trotuari që ngjyer me ngjyrë hënore

Dhe dukej se s’do të mbaronte kjo natë.

 

Prita gjatë në dritaren e hapur

Mbështetur mbi parvaz, afër një saksie

Njerëzit shkonin posh-lart si zakonisht

Po mungonin capitjet e së dashurës sime.

 

Mali i Çajupit

Një ditë isha në Çajup

I ftuar nga dhëndrri Bebi *

Shtroi sofrën mbi një gurrë *

Kënaqësi solli sebepi.

 

Mish, verë dhe raki

Jeshilëqe * pa kufi

Uji i ftohtë porsi brisku *

Aromë lulesh, bukuri.

 

Malet, kurorë gjelbëruar

Fusha bar e lule plotë

Zukasin bletët punëtore

E bëjnë drekën më të plotë.

 

Fusha lule dhe tërfil

Fruri i egër vallëzon

Si të jesh mbi një liqer

Që s’dihet se ku mbaron

 

Në një qoshe fusha mbjellë

Patate, speca, barbunja

Domatet ishin harbuar

Kënaqësi që sjell vec puna.

 

Atje tej tek një dëllinjë

Një bilbil ka hur fole

Këndon e thërret birbilin

Të vegjëlit vetëm s’i le.

 

Pranë gurrës, një kumbull mali

Me kokrra të vogla njomzake

Këndonte një kanarinë

Një këngë plot melodi.

 

Lart e poshtë shkonin veturat

Sa qesh unë nja shtatë a tetë

Aty afër janë ngrit stanet

Që janë gjallëri plot jetë.

 

Lart në brinjë një tufë dhish

Zilet e cjepëve kumbojnë

Dhe në fushën si livadh

Këmborë deshësh kundrojnë.

 

Zbrita poshtë nga Odrija *

Pleksur dëllinja me gruvina *

Ngjyrë kanë marrë si të qiellit

Në darkë ngjajnë porsi yja.

 

Dhe një tufë me thëllëza

Ngrihen, brofin me tërbim

Me të rrahurat e krahëve

Ma rrënqethin trupin tim.

 

Lerë mekën në një anë

Dhe Vatikanin e lashtë

Cajupinn e shenjtëroi zoti

Të qëndisur si me ar.

 

Bebi Qebini dhe Dona, fermerë në Çajup

Tavolinë guri

Perime të verës

Uji i ftohtë

Fushë bari

Fshat në Lunxhëri

Bar kacavjerrës.

 

Lulet e jetës

Fëmijët janë lulet e jetës

Të gjithë popujt kështu thonë

Por poetët e pavdekshëm

Me penë dhe art i lartësojnë.

 

Nga Ovidi te Virgjili

Nga Rumiu tek  Naimi

Nga Robert bërnsi i ndritur

E deri tek Dritëroi.

 

Ja kështu, gjithë vogëlushët

Do i fus në këto vargje

Për fëmijët nuk ka rimë

Rimën e kanë përmbi faqe.

 

S’janë gjë lulet mbi lëndimë

Kur yllkat e vogla vijnë

Mbushin livadhin me gaz

Trendelinë mbi trendelinë.

 

Skllavëruesja e zemrës

E bukura, skllavëruese e zemrës

Ah, të të mo skisha parë kurrë

S’do t’i kishte ndodhur gjë shpirtit tim

Dhe vargje për ty, bukur thur.

 

E bukura, skllavëruese e zemrës

Ah, të të mos shihja kurrë

Ti hyre befas në jetën time

Dhe mua më ktheve në një gur.

 

Mitralieri

Kushtuar Medar Novrus Gumës. Mbas lufte u vendos në Rrogozhinë dhe vdiq në 1989.

 

Njëzet e tre vjeç isha kur dola partizan

Nga pushkët s’merrja vesh, veç patickës italiane *

I ri isha emocionet më përfshinë

Në luftën që na erdhi si murlan.

 

Në trup isha i fortë, i shpejt, i gjatë

Njihja pyjet, luginat dhe shtigjet në mal

Pak shkollë bëra sa c’bëhej në ato anë

Vetëm me fillore, të tjera s’kishin ardh.

Më panë nga trupi i gjatë, levend, lastar

Më thirrën një ditë në shtab, në komanë

Mitralier do bëhesh se na duhesh shumë

Më thanë dhe para më vunë një armë.

 

U gëzovë shumë si i ri e luftëtar

Fillova të studioj të bekurën armë

Bashkë me mua një tjetër 20-vjecar

Që ishte mbushës arme, po edhe guximtar.

 

Me mitraloz në krah shtegtuam në cdo anë

Maleve, luginave dhe kodrave rreth e rreth

Arma na u bë si trup, shpirt e krahë

Ne si fitimtarë, betejave të mëdha.

 

Vitet shkuan si ujë, o nip, o djalë

Por luftën e Vërmikut * e kujtoj jo rrallë

Kur urdhër morëm ng komanda

Që ne të dilnim në një qafë në majë.

 

Me furi u nisëm me Bejkushin nga Jukaj

Dolëm në qafë si era e djersa kullonte valë

Montuam mitralozin dhe hapën zjarr shpejt

Breshëri të gjata mbi gjashtëdhjetë gjermanë.

 

I pamë më sytë tona kur binin si degë të tharë

Britma e klithma vinin nga cdo anë

Gulconte mitralozi me plumba radhë-radhë

Betejë vërtet e egër, me trimëri të rrallë.

 

Pa nesh vjen kompania, të rinj djalosharë

Betejën e fituam me qindra vetë të vrarë

Në bëmë detyrën tonë të shenjtë

Ashtu siç bënë edhe shumë të tjerë shqiptarë.

Pushkë italiane.

Fshat në Vlorë.

 

Si përralla

Nga përrallat e vjetra përshëndet

Këndej me dorën e bardhë

Atje kënga e vallëzimi treten

Për një vend mahnitës, të rrallë.

 

Ku lulet e bardha shtrihen

Nën dritën e artë mbrëmësore

E tërë lëndinat këndellen

Me fytyrë të bukur nusërore.

 

Ku të gjitha pemët flasin e flasin

Dhe korin habitës këndojnë

Burime kumbuese përplasin

Muzikë e simfoni sikur thonë.

 

Dashuria merr nuancë të pastër

Si nuk e ke dëgjuar madhërisht

Malli magjepsës i natyrës

Të merr dhe ty mrekullisht.

 

Ah sikur të shkoja një ditë atje

Me zemrën time atje të pushoja

Gjithë mundimet le t’i hidhja prapa

Qetësinë natyrore të pushtoja.

 

Dashuria është dritë

Kurrë mos u shetëso asnjë ditë

Dashurisë gjithë bota s’i vë faj

Magjepsja fëmërore bën dritë

Trazon e trondit me faj e pa faj.

 

Shpesh më bëhet se vij pranë teje

Mbi krye të kundroj me kërshëri

I lutem zotit vec të të ruaj

Ashtu të hijshme, tërë bukuri.

 

Vdekja është natë e ftohtë

Dita është zheg zagushi

Dimrit më merr gjumi i ngrohtë

Dhe shpesh më shfaqesh vetëm ty.

 

Ty s’më sheh atje në errësirë

Këtu poshtë qëndroj me merak

Mjafton një vështrim të hedhësh drej meje

Të ngrohje sadopak një shpirt fillikat.

 

Malli për ty

Je aq e bukur sa një lule bliri

Bukuroshe, e ëmbla, e brishta

Të vështroj dhe më ndizet malli

Ikin prej meje çastet e trishta.

 

Ne jemi larg, po dhe shumë afër

Here caste të lumtura, herë mëri

Hyn e del si një zanë mali

Urrejtje jo, po shumë dashuri.

 

Dashuroj si gjithë bota

Zemrën ma ndeze zjarr

Nuk jam unë vullkani Etna

Të të mbuloj ty me zjarr

Dhe të mos jem vetvetja.

 

Dashuroj si gjithë bota

S’ka rëndësi vendi, mosha

Kam të pastër zemrën time

Dridhen damarë e aorta.

 

Nuk bëj duel si Pushkini

As përbetime të kota

Shpesh një fjalë dashurie

Ka fuqi më shumë se topa.

 

Nëse ti ke ndarë mendjen

Nuk sheh ëndrra në mesnatë

S’të vë faj, nuk të mallkoj

Ikim dhe shihemi prapë.

 

Lule e Vilajetit

Ti je lule e Vilajetit

Si zambaku i Prizrenit

Si rubin duke ndricuar

Unë jam nis për botë tjetër.

 

Ti ke diamant dhe perla

Kë cdo gjë që njeriu do

Dhe ke sy aq të bukur

Nuk di më shumë c’kërkon.

 

Për fytyrën e lëmuar

Ushtri gërmash po rendis

Vargje dalë nga shpirti im

Shtatin tënd po e stolis.

 

Kaq shumë më ke munduar

Vuaj e vuaj sërish

Më mban të robëruar

S’di më parë nga t’ia nis.

 

Endem në ëndrra të errëta

Si një murg, një eremit

Prs nga ty një shenjë jete

Dhe gjithcka e kthej përmbys.

 

Një buzëqeshje ëngjëllore

Fytyrën tënde përshkoi

Mua mu duk se rilinda

Zemra fort më fërgëlloi.

Pika lotësh poshtë më rrodhën

Dhe veten nuk e mbaj dot

Kurrsesi nuk e besoj

Që të kam humbur kot.

 

Vitet vijnë, ikin si lulet

Brezat zbresin poshtë në varr

Dashuria jo nuk tretet

Ngjitet lart në altar.

 

Veç një herë dua të të shoh

Të shtrihem të gjunjëzohem

Të të them pak para vdekjes

Të dua, të përgjërohem.

 

Në mal dua të ngjitem

Në kasolle bariu me dushk

Të ndjej kurmin femëror

Dhe Zefirin që m’përkund.

 

Në majëbredhash pemëlarta

Atje dua të pushoj

Poshtë zogj, përrenj shushuritës

Me simfoni të më mbulojë.

 

Jargavani

Unë të pashë mbrëmë në ëndërr

Sipër mbi kreshtën e malit

Kishe hipur mbi një pishë

Si një ëngjëll që tremb djallin.

 

Jargavanët mbi fytyrë

Mbaje një kurorë, burbuqe

Stolisur me gurë rubini

Vezullonte dritë e kuqe.

Brofa nga gjumi i ëmbël

Buzëqesha me mallëngjim

Si të isha një fëmijë

Që gëzon për një vegim.

 

Doja të tregoja ëndrrën

Por më shfaqej me mungesa

Ajo që shihet në gjumë

Shpesh nuk është si e vërteta.

 

Prita gjatë një telefon

Prita mesazh a një thirrje

Dhe kur ato nuk më vinin

Trazonin gjithë qënien time.

 

S’jam fallxhor dhe astrolog

Besoj në gjëra të shenjta

Një dashuri e pakryer

Rri më shumë nëpër ëndrra.

 

Humori

Kush pa keq nga humori

Që jetën e zbukuron

Ata pak që e urrejnë

Është kot që po rrojnë.

 

Zoti që bëri gjithësinë

Projektoi birin e vet

E bëri të qeshë, të falë

Ta mbulojë të gjithë me gaz.

 

Ikën jeta porsi uji

Aq me vrap sa se mendon

Me hare dhe me gëzime

Njeriun e zbukuron.

 

Lulet çelin vit pas viti

Si një ritual i lashtë

Tjetër hije ka dru lisi

Ulliri tjetër zakon.

 

Edhe pemët bëjnë humor

Në dimër a kur fryn erë

Kapërthehen brenda tyre

Ngazëllojnë shend e verë.

 

Babait tim

Lapidar meriton ti babai im, lapidar

Të ndërtoj me mermer ngjyrë ar

Po më fal, nuk mundem, tani jam plak

Me vargje do të ta thur, pak nga pak.

 

Do t’i mbedh gërmat si dallandyshja folenë

Kur nga mërgimi i largët rikthehet në atdhe

Ashtu dhe unë do zgjedh vargjet më të bukura

Si kujtim për nipërt dhe të tjerë.

 

Ti bërë natën ditë, punoje pa mbarim

Rrite fëmijë me nder, të lidhur bashkë tok

Shtëpinë disa kate sikur të ishe mbret

Pa u ankuar kurrë me miq e shokë.

Babai im, Reis Guma lindi në Luzat të Tepelenës në 1899 dhe vdiq po atje në 1987. Ka qenë shumë punëtor, profesionist në perime e frutikulturë. Konsiderohej si bostanxhiu më i mirë i Jugut, studentë të Institutit Bujqësor vinin e bënin praktikën aty ku punonte, për të kanë shkruar gazetat dhe radiotelevizioni shqiptar. Ai rriti dhe edukoi pesë fëmijë, 3 djem dhe 2 vajza.

 

Nënës sime

Me sedër të rrallë ishte ti, nëna ime

Me duar me kallo dhe kërcinj gërvishur

Dhe rrudhat te balli, nga dielli stolisur

E papërtuar kudo dhe punëbitisur.

 

Dhe kecat gëzonin kur në kullota dilnin

Të njihnin nga zëri me aromë nëne

Ti rendje ngado, mëngjes e mbrëmje

E palodhur, e bukur, ngjyrë hëne.

 

Unë derdh lotë kur hedh këto vargje

Të thjeshta, të ndjera, lapidare

Nëna, kryeshenjtore, e mira nënë

E heshtur mes të vdekurve, përmendore e të gjallëve.

 

Gruas sime

Tatjana, o e bukura ime

Sy blerta si gjethet e lajthive

Ti u more me edukimin e fëmijëve

Ndërsa unë punë, maleve, shtigjeve.

 

I rrite djemtë me mundime

Pranë teje ka qenë hija ime

Të urtit cuna kurrë s’i rrihje

Për ta ty je uratë Perëndie.

 

Me fat kam qenë syshkruara ime

Ti kurrë s’u mërzitje kur s’kishje

Krah meje qëndrove shtat selvie

Rubin i ndritur i zemrës sime.

 

Ishim të varfër, por jo kryeulur

Pritëm, përcollëm, të afërt dhe miq

Dhamë dashuri pa u kursyer

Respekti na ndoqi vit e ndër vit.

 

Mbetëm ndonjëherë zemërthyer

Po s’mbajtëm mëri, bëmë para

Jeta ka bashkë të mira e të liga

Ka disa që nderohen, të tjerëve u zhduket fara.

 

Motrës sime

E zonja je motra ime

Në Luzat zbrite nga malet

Malet Grebës, të ftohta, të thukta

Të bekuar nga Perëndia.

 

Grigjat ti i vë përpara

Me qengjat e tyre ëngjëj

Ndoshta të shajnë luzatarkat

Të papunët djegin shkarpat.

 

Tufën tënde nuk e ka njeri

E vetme përballon jetën

Je si ëngjëll përmbi ëngjëj

Me nipër, plot me fëmijë.

 

Elegji për Altin Gumën

Lulet e Majit t’i vumë sot, Altin bir

Petaalet e luleve derdhën lotë si nektar eliksir

Ora e keqe e mortjes, jetën ta mori papritur

Moj Urë e Lekëlit, na bëre hata, mynxyrë.

 

Re në xhade si një lis goditur rrufeje

Dora e zezë e fatit të la në rrugë pa ndjenja

Vajtuam të gjithë me ligje, me dhimbje

Flladi shpërndau pikëllimet tona.

 

O Altin, djali me cika c’na bëre o trim

Na ike dhe le pas një mal hidhërim

I le dy fëmijët, si dy yje pa baba

Dhuratën pa shokun e jetës në krah.

 

Të qajnë fëmijët me ngashërim, o baba

Të qan nëna jote me fjalë të mëdha

Era i con larg në pyje me gjelbërim

Me këngën e zogjve: Na ike Altin.

 

Ti ishe furtunë, zgalem në jetë

Të qan Sadati, Maksuti, dhimbje shumë

Qan Dona, Dhurata, Enkeleda me trishtim

Qan Laureta, atje larg në mërgim.

 

Të qanë kushërinjtë, kudo që qenë

Këtu dhe atje ku kanë marrë dhenë

Me lot zemre të qau gjithë Luzati

Dajo, xhaxhallarë, bashkë gjithë fshati.

 

Se ti ishe lule Prilli, o Altin

S’mendove për mua, Selaudinin, o bir

Që të donte aq shumë, si shpirtin o nip

Asnjehë s’të ndante nga zemra, o dritë.

 

Buzëqeshur s’u mërzite asnjëherë

Fryu erë e fundit atë ditë të zezë

Me miq e me shokë, Luzati ishte plot

Dy mijë vetë, Covidi s’i mbajti dot.

 

Në burra e në gra s’përmbahej dot loti

Qan Polemi me ligjërim si qëmoti

I kripuri lot ngurosi lulet e mortit

Për ty bir që sot po të merr Zoti.

 

Fjalët që tha Bashkimi, plot mallëngjim

Balsam për ty u bënë, o Altin o trim

Nuk deshëm të të shihnim shok bashkë me dheun

Por fati s’na dëgjoi nga jeta të rrëmbeu.

 

Ti natën bëje ditë, vetëtimë për gjithçka

Era përcolli larg të madhen hata

Degët ulën krahët për dhimbjen tënde

Qofsh i Parajsës, Altin si ti më s’ka.

 

Një zë i thellë më zgjoi në mesnatë

Shkruaj dy radhë, më tha, për këtë mandatë

Kjo dhimbje na trondit, s’na lë te qetë

Altin s’bën më nëna dhe s’mund të ketë.

 

U bënë bashkë të gjithë nipërit e mi

Floriani, Sindriti, Besniku, Platoni

Dhimbja juaj na mundon ne pleqve

Iu kishim pranë, iu kishim mbështetje.

 

Re si një lis papritur, goditur nga rrufetë

Në zemrën time je i skalitur përjetë.

Altin Guma u aksidentua me motorr në 6 Maj 2020, te Ura e Lekëlit. Ishte djalë i sjellshëm, bujar, i papërtuar dhe me shumë shoqëri. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk arriti të jetonte. Varrimi i tij u bë më 9 Maj 2022 ku morën pjesë mbi 2 mijë veta. Qofsh i parajsës dhe i mirësisë, nipi im Altin!

 

Poeti lirik, Sadik Bejko

Ç’të shkruaj për profesorin

Korife i letërsisë

Si një Promete i ngritur

I bën apel shoqërisë.

 

Njerëz, mos mbyllni sytë kurrë

Mos u bëni baltë e gurë

Breg lumi a vidh i thatë

Të përkulur der nëngjunjë.

 

Kush lexon poezinë e Bejkos

Dhe bën analizën e saj

Kupton filozofinë prej shekujsh

Mendimin skalitur me art.

 

Pushtimi i zhurmshëm nga jashtë

Ndez tokën me flakë e me zjarr

Por më keq është pushtimi i heshtur

Nga shqiptarë mercenarë.

 

S’ka rëndësi ç’pushtime janë

Në një pikë janë solidarë

Ta zhbëjnë, ta zhdukin këtë popull

T’i rrjepin lëkurë dhe asht.

 

Ka beteja e beteja

Nga kohët e hershme deri sot

Kur vargjet gdhenden me ndjenja

Janë kala që s’kapen dot.

 

Pronat

U desh kjo kohë të njihen njerëzit

Të njihej shoku, miku, fqinji

Të njohësh ata që je rritur

Vëllezër, motra, kushurinj.

 

Në këtë kthesë shumë të madhe

E para del prona, shtëpia

Secili për vete, zoti për të gjithë

U trand, u shkund gjithë shoqëria.

 

Shkriu si borë mali fisi, vëllazëria

Katrahurë vendi, plagë shoqëria

Të vrarë e të plagosur nga çdo anë

Me vello zie mbulohet Shqipëria.

 

Nga prindërit mora emrin e mirë

S’më mundi cmira, langaraqët

Të vjetër e të rinj i shoh drejt në sy

Mëshiroj të pangopurit që befas u shfaqën.

 

Syzet e diellit

Syze të bukura kishe blerë

Të errta shumë si deti i zi

Të mbrosh sytë nga dielli i zjarrtë

A dikush tjetër që të ndjek ty.

 

Matanë trotuarit isha unë

Më pe a s’më pe nuk e di

Unë mbeta thjesht i mahnitur

Nga hijeshia që ke vetëm ty.

 

Dhe thashë me vete u thefshin qelqet

Që fshehin dy sy, të bukur, të zinj

Një femër e bukur gjithnjë admirohet

Dhe njerëzit i mbush veç me bekim.

 

Bjonde është edhe luledielli

Sa hëna e plotë e një pranvere

Qafën rrotullon pas rrezes së diellit

Shoqëron atë nga lindja në perëndim.

 

Zemrat ngjajnë shumë me lulet

Nga veshja, nga flokët, nga sytë

Ndonëse në stinë të ndryshme lulzojnë

Bukurinë përherë tregojnë.

 

Kush ka sytë e tu si rubinët

Pluhurosur me grimca diamantesh

Në netët e gushtit flakërijnë

Si meteor në qiell, ndezur, përflakesh.

 

Thethi

Me rreze dielli do ta njom penën

Se muza sot më solli frymëzim

I  ndodhur lart në majën e Thethit

Vargjet më vijnë thjesht me rimë.

 

Pashë për bojë, kërkund nuk gjeta

Kërkova shpatit të mbledh pak shtog

Ta shtrydhja atë për pak mellan

Të shkruaja në pllaka si ciceron.

 

Të shkruaj për ty këto vargje

Të bukura si lulet e bjeshkës

Të sapobuluara tani në Korrik

Si paralajm për ardhjen e vjeshtës.

 

Dje ja unë shkruaj, pena vezullon

Me ngjyrën e rrezes të verdhë ar

Ashtu si flokët e tu bjondë

Të verdha, të gjata, si margaritarë.

 

Dhe sytë e tu që ndrisin e ndrisin

E bukur e hijshme në këtë oaz

Si xixëllonjat që enden gur e lule

Në fund Korriku që ngjan si Mars.

 

Xhubletën ke veshur sot moj malësore

Qëndisur, stolisur nga çdo anë

Shtati yt si pemë shekullore

Monument i gjallë në Thethin legjendar.

Sipër Jezerca, e moçme shekullore

Me shkëmbinj viganë, të pastër, akullore

Vështirë të shkojë atje ndotja njerërore

Ajo që në qytete rri si një brerore.

 

Mos luaj që këtu në të bukurën bjeshkë

Kur uji del i pastër, të hijeshon shtatin

Me ajrin e natyrës që veëm të magjeps

Vitet mbeten pas si hija në mëngjes.

 

Këtu jeto përherë, me burrë e me fëmijë

Me pemë, bagëti, bletë dhe plot të tjera

Ashtu si të parët tanë në kohë të vështira

E mbajtën Thethin si vendi më me vlera.

 

“Arushat”

Qerrja qiellore nuk punon si hosten

Arusha e madhe, arusha e vogël

Hostenin dhuratë të shkretët qe

Parmendën tërheqin, dheun thërmojnë.

 

E madhja kapardiset me Afërditën

E vogla krekoset me Arushën

Dhe qetë në tokë me bujk e hostenin

Që i grin, i shtyn kur nuk lërojnë.

 

Po kuajt ç’bëjnë ata të frymëzimit

Ata që njeriun mbi kurriz e mbajnë

Rrëmujë e bëjnë krej njerëzimin

Shpërblimin që me kuaj-fuqi e kanë.

 

Kuajt që sollën nga stepat Xhinkiskanin

Kulturë, qytetërimin e bëri shkretë

Po ‘Gurin e Rozetës’ ai nuk e gjeti

Atë që Eva, Adami lanë si amanet.

 

Një fije floku

Një fije floku fshehtas ta kam marrë

Në formë dhurate, si kujtim

Do bëj operacion të vogël mu në gji

Ta vë atje si ndjenjë, si kushtim.

 

Ca rrahje zemre shpesh do t’i dëgjoj

Dhe ty e dashur përherë do të kujtoj

Se ndjenja për ty asnjëherë s’ka ndryshuar

Ditë dhe natë rreh në kraharor.

 

Varr të thjeshtë dua, amanet kam lënë

Te pllaka vetëm emrin dhe ç’kam qenë

S’dua simbol tjetër, yll, kryq a hënë

Nuk dua kurrë pllakë mermeri të rëndë.

 

Mbi të të mbijë tërfili me shumë fletë

Të duket si qylim i bërë nga natyra

Shqerkat të kullosin në pranverë

Dhe dimrit të rrjedhin ujërat shend e verë.

 

Në funeralin tim dua që të jesh

Dhe sikur në fund të botës ti të jesh

I dua dy pikë lotë në shenjë mirënjohje

Njeriu lind, jeton dhe më pas vdes.

 

Arna e Kukësit

Eh moj Arna plot lezete

Ke bërë turistët me vete

Malet me shtëpi të rënda

Aty ku bën folenë thëllëza.

 

Birbili këngës ia thotë

Në burim me ujë të ftohtë

Aty ku rritet dreri

Ahu, lisi edhe bredhi.

 

Ç’të shkruaj për ty vendlindje

Aty u rrita me thërrime

Me aromë dhe çaj mali

Rrite djem zemërstralli.

 

Përballë legjendar Korabi

Herë i blertë, herë borëmali

Në kufi me Peshkopinë

Për nga Jugu lumi i Fanit.

 

S’të pushtoi dushman sllavi

Maqedonas e gjermani

Kockat lanë në ato shkrepa

Se i ke djemtë levenda.

 

Bashkë me bukën dhe stëërallin

Barutin e kanë të parin

Luftuan trimat tanë

Dhanë gjakun për vatanë.

 

Ata qenë në luftën e parë *

Por gjaku s’mbaroi këtu

U derdh rrëke për atdheun

Në Tiranë të Kodra e Kuqe.

 

Osman Qenani me shokë *

Mbi gjermanët si shqiponjë

Sulmonte sa s’mbahej dot

Toëkn lau me gjak’ të ngrohtë.

 

Po nuk tuten djemt e Arnit

Në Kosovë luftuan sllavin

Halit Çoka, trim i malit *

Ka si shenjë lapidarin.

 

Vendlindja ime, plot lezete

Hallet i mbajte për vete

I dhe tokës djem të rinj

Për liri, jo salltanete.

 

Ashtu ishin djemtë e Arnit

Të dyfekut, jataganit

Të kuvendit e mejdanit

Besnikë vetëm të vatanit.

Lufta e Parë Botërore

Osman Qenani, dëshmor i Tiranës.

Halit Çoka, vrarë në luftën e UÇK-së, 1999.

Zyber Doçi dhe Kadri Bajrami, luftëtarë dhe pleq kuvendesh me Mehmet Shpendin nga Breg-Luma e Dukagjinit, vrarë nga serbët në 1908.

 

Dy rastësitë

Rastësia, tha Darvini, është mbret i gjërave

Në natyrë, në shkencë e shoqëri

Rrallë më ka ndodhur në jetën e gjatë

Të vinin bashkë dy rastësi.

 

Ja sot në trotuarin e qytetit tim

Takova një shoqe shumë të lashtë

Kish punuar tipografe dikur

Vishej me të gjelbër, i shkonte shumë.

 

Të rinj ishin dikur si ju tani

Moshatarë, shokë të besës shumë

Punonim natën thjesh si tipografë

Makinat punonin tik-tak, tik-tak.

 

Fotot dilnin të ngrohta si me gjak

Vitet iknin dhe ne rriteshim ditënatë

Makina punonte përherë tik-tak

Ne mbetëm shokë, me shpirt, me hak.

 

Një ditë, sic thonë, dy të mira s’nëhen bashkë

Fabrika u prish kur demokracia u hap

Ne ikëm ku mundën, unë në Romën e lashtë

Ti mbete në Tiranë, në kavakët * e gjatë.

 

Secili merr drejtimin e vet, ndjek një fat

Tridhjetë e tri vjet kaluan me tik-tak

Unë tani me nip dhe djalë të madh

Ti me vajzë e mbesë, tik-tak, tik-tak.

 

Rastësia është mbret i gjërave, mos harro

Se jeta ka bukuritë e veta në cdo kohë

Ti kishe mbetur e bukur, e hirshme

Shkëlqimi femëror ndihej kudo.

Kavak: Lloj plepi që rritet drejt lart.

 

Për ty

Një natë të tërë kalova

Dhe s’vura gjumë në sy

Për ty aq shumë mendova

Që ndjell vetëm magji.

 

Nuk di ku kam gabuar

Dhe pyeta zemrën time

Çfarë pati Beatriçja

Që iku nga jeta ime?

 

Të drojtur unë të gjeta

Në t’bukurin divan

Dhe iku brenga ime

Kur ty të ndjeva pranë.

 

Profesionet

Gjithfarë punësh kam bërë në jetë

Madje shumë i vogël, paradoleshent

Hodha farë misri pas bujkut në ara

Shumë herë mpreha qetë* e cava ugarin *

 

Bari punova në mal me dhi e keca

Longarin mbaja me vete, i bija në livadhe

Besniku Balo më vinte pas kopesë

Në krye printe cjapi me zilen e madhe.

 

Qitës mësova si ushtarak në profesion

Shqiptari qysh i vogël e zgjedh pushkën si lojë

Me shokët bënim gara në fushat e paanë

Të gjithë me sedër, askush të mos na i kalojë.

 

Më pas artin e luftës meësova me pasion

Ndërtova ura të gjata, të shkurtra, jo njëlloj

Cava shkëmbinj e shkrepa, u bëra dhe minator

Kanale, kapanonë, që jeta të lulëzojë.

 

I thinjur jam tani, i plakur s’di sa shkoj

Bilancin i bëj jetës si më iku, më firoi

Njeriu në jetë bën cdo profesion

Lë pas punë të mira, lë emër si fajkoi.

Mpreha qetë: Vë parmendën në punë.

Ugari: Toka që plugohet me parmendë.

 

Politika s’është për ty

Të thashë bir, mos u merr më me politikë

Politika s’është profesion për fisin tonë

Ajo të bën pa moral, përditë të ç’nderon

Hiq dorë të thashë, tani që s’është vonë.

 

S’më dëgjove ti, biri im, i zgjuar, i mirë

Iu fute një profesioni pa profesion

Le pa mbaruar të bukurën diplomë shkolle

Lajthite ti o bir, asgjë s’të shkonte fjollë.

 

Politika të heq erzin, emrin njerëzor

Të bën zemërgur dhe pa frena në dorë

Të heq gjymin dhe syhapur ëndërron

Të duket se vërtet diçka në jetë ndryshon.

 

Të thashë bir, hiq dorë nga politika

Shkëlqimi i përkohshëm që ajo të jep

Do marrësh për gjithë jetën

Urrejtjen, përçmimin dhe çdo ves.

 

Mësuese Rukie Ramës

Ishte kohë, kohë e keqe

Si në kodra, si në bjeshkë

Ju përditë udhëtonit

Në këmbë maleve të blertë.

 

Mesues kishe studiuar

Studente në kryeqytet

Kishe flokë të praruar

Fytyrën si perëndeshë.

 

Tu vunë sigurimsat pas

Që në dorë të të shtien

Dhe kur s’arritën qëllimin

Nisën avaze të tjerë.

 

Ti vazhdove punën tënde

Mësim jepje si përherë

Herë ishte midis nxënësve

Herë vetëm porsi vesë.

 

Të akuzuan si proserbe

Ti trëndafili me erë

Dhe më vonë të hodhën prangat

Njerëz të poshtër, të pabesë.

 

Të ngritën dhjetra akuza

Sic e dinin ata vetë

Dhë në burg të zi të çuan

Turp e për faqe të zezë.

 

Vitet ikën me ravan

Kohë është gjykatësi vetë

Të dha ajo pafajësinë

Rinia mbeti në bjeshkë.

 

Dhe ti lart, atje në mal

Një lis mbolle si kujtesë

Si apel për shoqërinë

Për të bërë mirë në jetë.

 

Je tani në vend të huaj

Në Belgjikë, në një qytet

U mëson shqipen fëmijëve

Rivjen si një mbretëreshë.

 

Lulet e jetës

Fëmijtë janë lulet e jetës

Të gjithë popujt kështu thonë

Por poetët e spikatur

Me vargje i hijeshojnë.

 

Nga Ovidi te Virgjili

Nga Rumiu tek Naimi

Robert Bërnsi, Dritëroi

Vargje thurën si jehonë.

 

Ja kështu gjithë vogëlushet

Po i fus në vargjet e mia

Për fëmijtë nuk ka rimë

Mbi të gjitha dashuria.

 

S’janë gjë lulet në lëndinë

Kur yllkat e vogla vijnë

Mbushin livadhin me gaz

Plot me lofra, plot me këngë.

 

Danieli dhe Maria

Më kanë zbukuruar shpirtin

Danieli me gjithë Marinë

Në kornizë varur në mur

Më hijeshojnë krejt shtëpinë.

 

Qëndroni atje si ëngjëj

Me një qenush tërë push

Kartolinë mbi kartolinë

Më duket se jam mes jush.

 

Atje larg në dhe të huaj

Në një qytet britanik

Shqipen ta mësoni bashkë

Se ju bën më shumë fisnikë.

 

Atë të bukurën e dheut

Që më ngjan me një violinë

Amanet e la Naimi

Për shqiptarët më të mirë.

 

Mendimet

Në darkë vijnë mendimet

Si margaritari

Mendime të pastëra

Si vetë qelibari.

 

I nis në hapësirë

Neuronet thërima

Të ndritur si yjet

Në t’kaltërin qiell.

 

Si fije mëndafshi

Sakir prej Indie

I tjerr brenda shpirtit

Zhytem në ëndërrime.

 

Mbylli sytë e dashur

Medito në heshtje

Aty poshtë jastëkun

Mbaje fletën time.

 

Vargjet nuk janë armë

Problem policie

Janë vargje Sadiu

Lart atje në Lindje.

 

Mikes së vjetër

Mikja ime e vjetër

Ngjan me Esmeraldën

Numrin që më shkrove

I ke hequr kartën.

 

E ç’më duhet mua

Një numër në tel

Kur të telefonoj

E fik dhe s’më merr.

 

Praëverë s’ka këtu

Dielli më nuk del

Reja mbulon yjet

Afërditën fsheh.

 

Nimfat humbën rrugën

S’duken asgjëkundi

Nuk di ç’faj kam bërë

Që mikesha humbi.

 

Ndoshta ke arsye

Të lutem, ma thuaj

Ndoshta je e drojtur

Megjithëse unë vuaj.

 

Art fashion

Një ditë po pija kafen

Në klubin “Art fashion”

Diku në lagjen timë

Te këndi “Children Leon”.

 

Ca vajza të bukura ishin

Si zanat nëpër përrallë

Me qeshje lozonjare

Si zogjtë australianë.

 

Qeshnin, kuvendonin

Dhe shpirtin ma trazuan

Të bukurat, të hijshmet

Gjithë qënien ma gëzuan.

 

Por s’kaloi shumë kohë

U zbeh gëzimi i parë

Vajzat me cigare

Sikur po bënin garë.

 

Nuk jam jo fanatik

Dhe as një prind pedant

Por vajzat me cigare

Më thyen me këtë akt.

 

Xhelozia

Mos u bëj xheloze, mikja ime

Nga shtazania a bjondia sykaltër

Në shpirt kam të bukurën time

Që befas më kthen në flatër.

 

Ika shpejt nga tavolina jote

Se s’doja të trembja zytë e zinj

E ëmbla gjithmonë kështu ka shije

Ari duhet fshehur, askush të mos e di.

 

Mesazh të kam nisur në një natë me yje

Që poshtë jastëkut të vësh me kujdes

Të ndjesh gjithë shpirtin tim

Dhe në qiellin e shtatë të jesh.

 

Mbaje aty poshtë këtë letër

Ca fjalë të thjeshta aty mbaj

Dhe kur të vijnë nimfat e natës

Kujto dashurinë time pa skaj.

 

Telefonata

Në telefon të mora

Me ndrojtje, me mundim

Nëse do më përgjigjesh

Apo t’më lije në harrim.

 

Kush shpiku këtë lajmës

Ka me siguri bekim prej Zotit

Të Zeusit hijerëndë

Dhe t’bukurit Apollon.

 

Të falenderoj shumë

Që hape telefonin

Të dy u ndjemë më afër

Dhe ngrohëm kraharorin.

 

Të premtoj në heshtje

Të premtoj pa fjalë

Jam gjithmonë prej teje

I vdekur apo i gjallë.

 

Vetëm sëmurë të mos jesh

As ty, as djali yt simpatik

Telefon të bëra dy-tri herë

Pa drojë dhe aspak frikë.

 

Në punë erdha me vonesë

Dhe pashë që s’ishit aty

Uroj që djali të jetë mirë

Mirë të jesh edhe ty.

 

Çdo lule ka ngjyrën e saj

Të bardhë, të kuqe a lejla

Ndryshe kanë joshësen aromë

Që shpirtin e ngre në hava.

 

Në livadh tërfili dua të prehem

Dhe gonxhet t’i kap me gishtrinj

Ato janë lulet më të bukura

Në fusha e kodra për karshi.

 

Gruaja e fyer

Nuk ishte veç thyerja e një vazoje

Tek ra pa frymë, aty në trotuar

Por ngashërima e gjithë globit

Që rrotullimin në mes ndal.

 

Një burrë një femër kishte fyer

Që fjalët kutërbonin tej e tej

E mbante veten për poet i shquar

Po ishte thjesht, një qënie e mjerë.

 

Ajo ishte strukur poshtë një reje

Ku rrinë banorët në trishtim

Me njërin sy kthyer drejt meje

Dhe tjetrin diku gjetkë, pa drejtim.

 

Më mbetën fjalët brenda shpirtit tim

Për fyerjen femërore me tërbim

Përveç meje të tjerë u ndjenë të fyer

Nga një burrë pa moral, që s’ish vegim.

 

Nuk munda gruas t’i shkoj pranë

T’i thoshja dy-tri fjalë si ngushëllim

Dhe brenda vetes ndjeva turbëllirë

Për njerëz të shkarë e pa shpëtim.

 

Atë natë papritur borërat zunë

Gjithë qielli i dimrit zu të ngrijë

Një shkak për këtë them me vete unë

Ish ky kërcënim e ky harbim.

 

Dhimbje vëllazërore

Shkëlqim Ismail Hysit

Kortezhi ecën ngadalë mes selvive në heshtje

Të këtyre drurëve që rriten shkojnë drej reve

Me krahë të mbledhur si të një fluture

Të urta, të heshtura, në pritje e përcjellje.

 

Atje më tej ca pisha të lashta qëndronin

Me degë të hapura kurorë si ombrellë

Mundohen të na mbrojnë nga dhimbja, thëllimi

Për ikjen tënde të shpejtë, të pandjerë.

 

Përballë te kodrat, në rrëzë afër lumit

Punuam së bashku, pothuaj një jetë

Bliret, mimozat e bredhat ulën kryet

Për ndarjen tënde kaq të behtë.

 

Atje në regjiment shumë vite shërbyem

Ndërtuar rrugë dhe ura, kudo në atdhe

Boria e komandës do të të ngejë nga gjumi

Si dikur kur ishim bashkë, në punë e jetë.

 

Këtu prehet Ded Prengë malësori

Aty më tutje Spiro Xovara i shkretë

Më tej akademik Ismail Kondi

Dhe ja tani dhe ty, mbuluar me kurorë.

 

Po ja që Perëndia s’qenka veç një ëndërr

Ndihmë nuk të jep, luten njerëzit e gjorë

Ashtu siç shkruante Dante Aligeri

“Zoti është si guri, akull dhe dëborë”.

 

Pjergulla

Me qershinë ti je dashuruar

Ti pjergulla razaki * mbjellë nga gjyshi

Me degët e saj ke shkëmbyer unazat

Që shtëpisë sonë i sjell veç gëzim.

 

Në maj dukesh pak rozë e bardhë

Qershia ta zbukuron gjelbërimin

Në qershor je vishnjë, kokërmadhe

Qershia të stolis me vathët e një vajze.

 

Në Korrik e Gusht jep hijen e freskinë

E unë tek ty pushova në një ditë

Një ditë me vapë dhe zheg përvëlues

Në mendime rashë, por nuk u ndjeva ngusht.

 

Qysh Qamili të mbolli bashkë me qershinë

Aty në vitet e lashtë të 1900-ës

Kur erërat frynin ndryshe e jo si tani

Pushtimi otoman rëndonte mbi të dy.

 

Kujtimet larg më çuan se gjyshin nuk e njoha

Dhe drurin tënd të vjetër me dashuri shikoja

E prekje me dorë lëkurën tënde plot kallo

Lastarët e tu dhe gjethet porsi dora.

 

Nga zhegu shumë herë më keni mbrojtur

Dhe ndjeja përbrenda një mal me dashuri

Më dukj sikur më vinin afër meje

Duart e gjyshit tim, tani në përjetësi.

 

Veshët e rrushit të kuq varur tek qershia

Në stinën e caktuar të zbukuronin shtatin

Ti vaje medalione të kuqe, të mëdha

Si nuse e stolisur, me flokët me këna *.

 

Me qershinë pranë, përherë je dashuruar

S’iu ndau as bora, ngricat, e reshjet e shiut

Asnjëherë s’u grindët për lule e për fruta

Por mbetët si simbol në jetën e njeriut.

 

Sa mirë do të ishte që edhe njeriu

Të merrte pak nga ju, të kishte botën tuaj

Që sillnit veç mirësi stinë pas stine

Qershi edhe rrush, gosti tavoline.

Razaki: Lloj rrushi.

Këna: Bojë flokësh.

 

Në Luzat

Fshat i vogël sa një pëllëmbë

Një lis që të fton të falesh

Shtëpi prej guri, ngritur në shkëmb

Si zgjatim i këndshëm malesh.

 

Në mes lart, një rrugë që di ku shkon

Me sy mbërthyer si tek ylli

Ku shpesh shqiponjë të gjallë takon

Mjafton të shohësh pak nga qielli.

 

Gjithçka s’duket nga kjo pllajë

Po s’do të thotë se është venitur

Pak të fryjë gryka e Kelcyrës

I ftohti hyb brenda pa trokitur.

 

Fshat i vogël, ngjyrë ulliri

Dikur i bukur, sot pak i ngratë

Çdo ditë mallin lan me lotë

Pret të kthehen emigrantë.

 

Të punojnë tokat me ujin

Të vënë stanet nëpër brigjet

Të gjëmojnë këmborë e zile

Të gjallojë kënga në shtigjet.

 

Dhe longari bashkë me fyellin

Duet të bëjnë këmborë e zilet

Dirigjentë të bëhen pyejt

Aromë të japin lulebliret.

 

Rrugë të mbarë vargjet e mia

Rrugë të mbarë vargjet e mia

Ju mbledh ngadalë si bleta mjaltin

Të gurgulloni si burim uji

Në ditë qershori nga një cep mali.

 

Të shlodhen njerëzit kur lexojnë

Pas pune ku kthehen nëpër shtëpi

Të ndjejnë çlodhje e kënaqësi

Nga hallet e smogu, si kapele u rri.

 

Rrugë të mbatë vargjet e mia

Shumë vite ju mbaj në qeli

Vargjet e mia, ca brenga malli

Thurur thjesht me modesti.

 

Ëndërr e gjatë

Prej bukurisë se vet sëmuret mendja

Dhe në vetmi nis e krijon

Vargjet rrëmbejnë shpirtin e poetit

Troket në zemra, brenda ju fton.

Mërzi rinie është dashuria

Shërimi i saj për vite zgjat

Bien idhujt, ikin ëndërrimet

Jeta vetveten reale shfaq.

 

Në shtratin ideal të mendjes

Është magjia ajo që tërheq

Po mbolle erë korr furtunën

Dhe shtegun e jetës, jo nuk e gjen.

 

Shpesh në rini vuajmë, lëngojmë

Të mirën zgjojmë, vjen si flurudhë

Nga fundi i jetës në të ngrysur

Ndonjë furtunë na shfaqet në udhë.

 

Ka disa gjëra në jetën e gjatë

Lakmia, pasuria, ambicia, dashuria

Vijnë e shfaqen njera pas tjetrës

Dhe grindjet vijnë varg e varg.

 

Pasqura vezullake që mban në çantë

Ruan mistere që duhet që ti dish

Fytyrën e shfaq si është në të vërtetë

Si një kornizë punuar pa fildish.

 

Ah, të jetoja diku në shkretëtirë

Me shoqen time një hyri e bukur

Që ta harroja racën njerëzore

Pa urryer kënd, as shpend, as flutur.

 

Ka lumturi në pyllin ku ‘ska shtigje

Ka ngazëllim në rërën ku s’ka njerëz

Ka shoqëri ku bota s’të bezdis

Dhe në gjëmimin e detit ka muzikë.

 

Si gondolë e bukur Veneciane

Natën në detin e trazuar

Shtrirë mbi pasqyrën e ujit

Si zgalemët pendëbardhë

 

Me trupin si qelibar

Ledhaton valëzat e tij

E lehtë, e bukur, porsi bleta

Si sirenat në një përrallë.

 

Elegante del nga uji

Me bulëza uji, margaritar

Ledhatojnë trupin brilant

Manushaqe në behar.

 

Edhe këmba që shkel rërën

Syrin si magnet e thith

Psherëtin kushdo që sheh

Edhe botën e përmbys.

 

Lart te këmba e fildishtë

Një rozet me ngjyrën vjollcë

Të fton si kopështi i Edenit

Si ti tjetër s’ka në botë.

 

Përmbi gjoksin e praruar

Si krahë flutura të shkruar

Të mbulojnë tërë ëmbëlsi

Shtatin tënd të praruar.

 

Moj shtat-hollë elegante

Trupin yll porsi selvi

Në të majtë një tatuazh

Si kujtim i bukur rri.

 

Nuk di ç’do të thotë ky emër

Mbase ka kuptim sublim

Një simbol dashurie

Më sjell pranë një vegim.

 

Ajo zemër s’të tradhton

Është memece kasafortë

Që mban brenda diamante

Dy zemra që rrahin fort.

 

Nganjëherë psherëtin

Nganjëherë derdh pika lot

Shpesh herë rri e emndohesh

Për një jetë që s’shoi kot.

 

Poshtë butësia e rërës

Lart flladi diellor

Më trondite këtë herë

Si një nimfë që s’shfaqet kot.

 

Je e ëmbël porsi mjalti

Je e ëmbël porsi mjalti

Kush thesaret t’i zbulon

Je me shtat si Artemisa

Je e bukur më kupton.

 

Ç’më zbriti sot kjo muzë

Natën vonë  me qiellin blu

Tek po shihja Afërditën

Që më erdhi bash këtu.

 

Këtu afër Posejdonit

N’gji të detit Adriatik

Po t’i shkruaj këto vargje

Me shkrimin gërma latin.

 

Një nga një i mblodha fjalët

Si bleta mjaltin në Prill

Do ta vë në këtë libër

Si mirënjohje, si kujtim.

 

Mbi Dajt

Hapet shpejt më shumë agimi

Dritat nisin zbardhëllojnë

Gjatë e gjerë majë malit

Në det mjegulle valëzojnë.

 

Të kem çizme shtatë miljesh

Do të turresha me të katra

Te shtëpi e vogëlushes

Përtej maleve të larta.

 

Që nga shtrati ku bën gjumë

T’i heq lehtë ato gardinë

Ta puth lehtë mu në ballë

Lehtë dhe gojën me rubina.

 

Lehtë asaj t’i belbëzoja

Me gjoksin me dy zambakë

Nga dashuria skush s’humbi

Jeta duket më e gjatë.

 

Ke zemrën si diamant

Safirë janë sytë e tu

Të ëmbël e hireplotë

Është i lumtur çdo njeri

Që e përshëndesin ngrohtë.

 

E ke zemrën diamant

Që ndrin me zjarr e shkëndija

Është i lumtur çdo njeri

Që i flet veç dashuria.

 

Buzët e tua janë rubina

Askush s’ia kalon me hijeshi

Është i lumtur çdo njeri

Që jeton me dashuri.

 

Sikur të njihja lumturinë

Sikur ta gjeja unë në botë

Të vetëm krejt në blerim

Do kish veç gëzim, jo lotë.

 

Edhe 100 ditëlindje

Dhjetë Maji, zenithi i luleve të pranverës

Çelin vjollcat, karafilat, lulet pa mbarim

Piqen qershitë, mushmolla e të tjera

Në darkë nëpër livadhe xixëllonjat ndrijnë.

 

Çairet janë mbushur me lule blerim

Dhe zogjtë nëpër degë cicërojnë

Shoqet e Aldës kanë ardhur sot te ajo

Dhe për ditëlindjen fort e urojnë.

 

Alda me fustan ngjyrë qielli të hapur

Si konteshë e hirshme dhe si yll

Buzëqeshjen e ëmbël si një nimfë deti

Shkëlqen mes tyre si një karafil.

 

Stolisur janë shoqet te ‘Krehëri i Artë’

Si zanat e bukura në legjendën e lashtë

Si bletët janë mbledhur t’i bëjnë serenatë

T’i urojnë ditëlindjen shfaqen krahëlartë.

 

Unë dhe nëna e Aldës rrimë te oborri

Emocione plot ndjejmë te kraharori

Gëzimi i fëmijës mbi të gjithë gëzimet

Jetën zbukurojnë, harrohen hidhërimet.

 

Urim për ty

Të shkruash për ju kudo gjendet boja

Dhe letër shkrimi me shumicë ka

Si gjelbërimi gjithmon vjen Prilli

Në maj lulet harlisen pa skaj.

 

Rastësi e bukur ngjarja jote

Ditëlindje me dy kalendarë

Që përfshijnë pranverën, Prill-Maj

Nuk ka më bukur, gjë krejt e rrallë.

 

Fustani ngjyrëkaltër të shton bukurinë

Të fsheh moshën pesë apo dhjetë vjet

Kalofsh mbi njëqind pravera

E lumtur në jetë përherë të jesh.

 

Kujtime

Një longar dëgjohej lart mbi korije

I binte bariu melodi duke qarë

Kulloste grigjat e bardha, pak laramane

Tingujt shpërndahen anë e mbanë.

 

Ti mjel në mëngjes herët pa gdhirë

Në drekë kur i ngrë nga mërzima

Në darkë te hija e lisit në vathë

Por qumësht fëijtë e tij nuk kanë.

 

Dikur në stane gjëmonte këmbora

Zilet ia kthenin, çoket mbanin iso

Balua ndonjëherë i përshëndeste

Dhe bariu përhumbej në mendime.

 

Por ja vitet rrodhën dhe ikën, vëlla

Kolektivizimi i përpiu të gjitha

Longari tingujt i nxjerr dike qarë

Mjerim ngado, këmbëkryq varfëria.

 

Fëmijët e vegjël qumësh më s’e panë

Djathë e gjalp hanin me racion

Balos i mbetën himet e tërshërës

Aroma e mishit zhdukej në horizont.

 

Ç’u bënë kopetë e para të Ilirëve

Që popujt përreth ua kishin zilinë

Ku vanë poetët e Rilindjes

Që gdhendën “Bagëtinë e Bujqësinë”.

 

Ç’u bënë kenat, dhentë, lopët

Ku humbën pelat që bënin mëzat

Ku ikën kujat e bardhë me nuse

Që jetën e bënin gjithnjë të begatë.

 

Pse u fashit puna me bimët në ara

U harrua kur mbillen e korren të lashtat

U harrua si mbillet bostani, domatja

Njërëzi rronin sa kreshtat e larta.

 

U fut dembelizmi, në pore e qelizë

Ngordhi vervi i punës që bën ekonominë

Humbi tradita, fisnikët, bujaria

Shkreti nga çdo anë, njerëz si bagëtia.

 

Malvina

Si konteshë japoneze ti je

Me trupin si lule paparunë *

Ecjen, fllad mëngjezi pranveror

Flokët si freskuese pekiniane

 

E folura e qetë, tërë delikatesë

Fjalëpak dhe e qeshur si Dea

Në shoqëri e dashur e modeste

Vjen e ikën, e bukur si reja.

 

Një urim për ty ne rezervojmë

E lumtur të jesh sa më gjatë

Në punë nimfat të të ndihmojnë

Ëngjëjt ta shtrojnë rrugën me fat.

 

Kalon si një kaprolle

Buzëqeshje pranvere ke mbi krye

Hyji yt asgjë s’të ka kursyer

Kurorë lulesh të ka vënë mbi flokë

Fytyrëbardhë dhe e praruar.

 

Monofill si selvi kanadeze

Valvitet trupi yt i hollë

Zëri si bribli ndër pyeje

Ku burimi dhe vesa e freskojnë.

 

Çapi yt si i zanës së malit

Pa zhurmë kalon si një kaprolle

E folura e qetë, lozonjare

Vajzë përmbi vajza dole.

 

Ndoshta shoqet bëhen xheloze

Për hire që Perëndia të bekon

Ti s’luan me bukurinë si të tjerët

Dashuron me shpirt, askënd s’lëndon.

 

Plagët e shpirtit

Aty tek një shkëmb në mes të detit

U gjenda unë fare rastësisht

Ulur rri dhe shikoj përreth dallgët

Si kaltërsia thyheh përmidis.

 

Peshqirë të bardhë formonin valët

Me shkëmbin janë në ring për boks

Po shkëmbi kokëfortë sa dhe deti

Njësh na bëri në të tre sot.

 

Një shtëllungë hedh pikla uji lart

Si tym i bardhë vesë e avull tok

Me aromë e mjelmë kripës ngopur

Si shatërvan uji përplasen në tokë.

 

Iu luta pikëlave mua të më lagnin

Era i merr tutje dhe nuk më ndihmoi

Doja të më largnin ato parreshtur

Në shpirt dhe në trupin tok.

 

Po ja unë me fat nuk ndodha

Se dita dhe deti ishin ftohtë

Po një zë thellësie shpejt më erdhi

Më këshilloi atë që du ju tregoj.

 

Dëgjo këtu ti, i miri njeri, bujar

Ca ligje nuk i ditke që janë nëntokë

Me ujin e kripur e të pastër

Lajmë vetëm trupin, në shpir s’hyjmë dot.

 

Plagët e zemrës kurrë ne s’i shërojmë

Edhe pse e dimë se njerëzit vujanë përditë

Zeusi këtë të drejtë s’na i dha

As ne dhe as hyjneshës Afërditë.

 

Plagën e çdo shpirti e mbyll kush e hapi

Melhemin e vetëm asaj ia kanë dhënë

Lutju Perëndisë, mëngjez edhe darkë

Që të vijë sërish, ta kesh aty pranë…

 

Një dallgë e madhe buçiti në shkëmb

Stërkala të mëdha më ranë para e pas

U zgjova ndërkaq nga meditimi i brendshëm

Dhe deti më shikonte ëmbël e me gaz.

 

Një zgalem u ngrit lart fluturimthi

E ndoqa me sy, ikte qiellit të kaltër

Plagën e shërojmë të dy bashkë

Shpesh të kam thënë e dashur mike.

 

Entela Koja

Freski, dritë, hapësirë

Shi u butë pranveror

E ëmbël, më shpirt të dlirë

Ditëlindjen ka shoqja jonë.

 

Trëndafilat kudo janë ndezur

Si përqafimi i pemës La Roen

Lulet janë harbuar nga vesa

Shndërrisin e qeshin me polen.

 

S’ka më bukur kur feston ditëlindjen

Mes shoqesh dhe shokësh të mirë

Njerëzit e vegjël plakin veten

Ata të dlirët dalin mbi vetminë.

 

Everalda Hajdini

Dhe yjet duken më të bukur

Hëna e plotë ndriçon bindshëm

Një grusht rrezesh derdhen si ar

Mbi kryet dhe shtatin e hijshëm.

 

Zogjtë këdojnë hareshëm

Gjethet mërmërisin si bletë

Zanat janë veshur si për festë

Everaldës i urojnë fat dhe jetë.

 

Çdo ditëlindje, një gëzim më vete

Merr tjetër kuptim me miq dhe shokë

Për Everaldën, shoqen tonë

Fjalë zemre japim të gjithë tok.

 

Arkitektët

Studio a zyrë më simpatike nuk ka

E vockël, por brilante hireplotë

Inxhinierë të rinj si smeraldë rreshtuar

Punojnë e gumëzhinjnë si bletë në zgjua.

 

Shefe Entela, e qetë, e qeshur në sjellje

I trajton vartësit si motër e vëlla

Edukatë kanadeze ka sjellë në zyrë

Mirëkuptim me të gjithë ajo ka.

 

Andi, më korrekti, me zë ulët flet

Me anglishten që e shqipton perfekt

Saraçi, Karafili, Nelsoni, Sherina, Malvina

Punojnë në grup, secili fjalën e vet.

 

Dhe vajzat inxhiniere, pa fjalë, të dlira

Të zgjuara, të sjellshme, si yje, si dritë

Zëri nuk iu ndihet në zyrë ku punojnë

Tolerancë dhe dije shpalosin çdo ditë.

 

Kështu mendonte filozofi i lashtë, Platoni

Në librin e tij të famshëm ‘Republikë”

Çdo njeriu duhet të shquhet në punën e tij

Ta bëjë në kohë, me rregull, disiplinë.

 

Dhe unë në jetë me shokë të mirë punova

Dhashë e mora pre tyre për të qenë njeri

Por kohët ndryshojnë dhe dalin njerëz të rinj

Që mendojnë ndryshe, pa cmirë, hipokrizi.

 

Artemisë e hotelit ‘Ardo’

E bukur, e gjallë, e hijshme, elegante

Siç të lindi zonja Eva *

Stolisur me uniformë gjahtari

Sandale elegante që t’i përkund era.

 

Fustani me pala të mëdafshta

Thurur me petale vishnje mali

Valvitet nga puhia e pranverës

Aromë lëshon si gjethe përralli.

 

Harki i shigjetës prej druri Ambrozio *

Hedhur mbi shpinë si dorëz gruri

Për gjah ke dalë te burimi i malit

Dhe pret e pret si statujë guri.

 

Drenushat një ditë do vinë të shuajnë etjen

Mos i gjakos me shigjetat e tua

Ato kafshë të shenjta që enden korijeve

Janë qënie të pafajshme nga foku në thua.

Eva: Gruaja e Adamit.

Ambroza: Në mitologjinë greke quhet druri që bënte fruta për perënditë që i hanin ato dhe ktheheshin në të pavdekshme. Këto pemë i morën titanët nga sofra e Zeusit dhe ia dhanë Evës, gruas së Adamit.

 

Tirana ime

Studjo e krijimit do ta quaj Tiranën

Atu ku djersijnë për punë të çfardoshme

Kur njerëzit punojnë për këngët dhe vallen

Dhe sportet e larmishme, të shumëllojshme.

 

Atje ku flitet shumë për kulturën, librin

Aty ku organizohen lojëra masive

Maratonat për çdo lloj moshe

Deri te hipizmi, sporti i Ilirëve.

 

Atje ku kryhen lojëra fluturake

Me delta plan dhe parashutë

Me balona e kostume shumëngjyrëshe

Që nisin nga kjo studio e mençur, e urtë.

 

Arjan Sukniqi udhëheq me mjeshtëri

Një grup intelektualësh të rinj

Shefin e dëgjojnë në heshtje, me respekt

Por edhe ai reflekton me risi.

 

Këta djem e vajza, me fantazi punojnë

Nuk njohin orar pune a pushim

Nuk rendin asnjëherë për shpërblimin

Po mendojnë për të këndshmin argëtim.

 

Leitmotivi i tyrë është një

Më tha një ditë Miriami

Të bëjmë që të gjithë qyetarët

Parkun ta vlerësojnë së pari.

 

Slogani ynë është shumë i thjeshtë

Kulturë, edukim, argëtim e sport

 

Të gjithë të bëhemi më të ndjeshëm

Për mjedis të gjelbër dhe komfort.

 

Bleta

Puhia pas shtrëngatës së fuqishme

Lëkund fort degë dhe hala pishe

Dhoma përbrenda errësohet pak

Dhe mbretëron pak freskia.

 

Penën marr të shkruaj ndonjë varg

Kryet ngre dhe dëgjoj shiun që bie

Mbi faqen e bardhë ku shtriqen gërmat

Një bletë u ul rrethuar me hije.

 

Bletëz hireplotë nga mbive papritur

Me pluhur të artë shtati yt ndrit

Prej çfarë poleni kështu je zbukuruar

Që slodhessh së punuari natë edhe ditë.

 

E lashë bletën të ecte mbi vargje

E shihja në heshtje, gati e admiroja

Përherë luleve duke mbledhur nektar

Krijesë e çuditshme me zemrën si mal.

 

Vjeshta

U davarit mjegulla poshtë në luginë

Toka si frymëmarrje avull lëshon

Pylli ngjyra të ndryshme ka marrë

Nga gjethet e pemëve që bien poshtë.

 

Tek-tuk ndonjë grifshë a mëllenjë

Lëvizin në pyll plot nxitim

Të kapin foletë lart në degë

Strehën e ndërtuar si shpëtim.

 

Dhe ketri hajdut me të shpejtë

Tek një gështenjë kokkra nxjerr

I merr ato me vete dhe i fsheh

Se miku afër tij mund t’ia vjedh.

 

Zvarranikë gjëkundi s’duken mbi dhe

Dallandyshe dhe lejlekë këmbëgjatë

Dhe qukapiku i shkurtër topolak

Trokitjet në drurët e pyllit ka ndal.

 

Të thashë mikja ime një ditë

Porta e vjeshtës hapet ngadalë

Ajri i ngrohtë ngjitet lart e më lart

Vjen nxitimthi i ftohti acar.

 

Ne këtu poshtë nga vendi s’lëvizim

Petkat i ndryshojmë me nge

Diku garderobave kërkojmë

Veshje të trasha për stinën e re.

Mos e vrit veten, vëlla

 

Ah, nuk po mundem t’i mbaj dot brengat

Mos e jep jetën tënde kot, vëlla

Pse për këtë të lindi nëna jote

Lindja jote, gëëzim shtëpisë i dha.

 

Jo, prindërit pushkën s’ta kanë dhënë

Që ti të vrasësh njerëz andej-këtej

S’të patën rritur dhe s’të patën nxënë

Vra dhe vritu për allah me gjithsej.

 

Të parët tanë askujt në kohë të hershme

S’e derdhën gjakut kot dhe pa mëshira ata

Erdhe në jetë për një jetë të ndershme

Mos e jep jetën tënde kot, vëlla.

 

Ç’të duhet ty Siri, Afganistan, Irak

Në shemben a jetojnë aty një mijë vjet

I thjeshtë ishte babi yt i ndjerë

Dhe kusarinë sta la kurrë amanet.

 

Valla i dashur, kur je në ato luftime

Nënën, një çast mundohu ta mendosh

Se si me lot e lan shtëpinë dhe trojet

Të pret t’i vish që të mos ndihet bosh.

 

Në atdhe ku rëndësi ka vlera

Qan nëna e pafaj për djalin që iu nda

Do ta lësh të mjerë, të braktisur

Mos e vrit veten tënde kot, vëlla.

 

Dhe nusja i shkon ditët me trishtim

Në zjarr të luftës a e kujton ti

Ditën e dasmës sa ishit të gëzuar

Gjithçka e braktise, le pas boshësi.

 

Ç’të duhet ty, ISIS e terroristë

Perëndi, gua, djall a çfarë të jetë

Kthehu në shtëpi sa nuk është vonë

Nga një luftë që aspak të përket.

 

Ëndrra

Në kohën kur në xhep s’kisha asnjë grosh

Lumturinë e gjeja natën duke ëndërruar

Gjumi i vonë më lehtësonte ëmbëlsisht

Harroja mundimet e ditës, jetën e kaluar.

 

Atëhe mendoja se vdekja do të ishte kështu

Një prehje e gjatë pa lënduar shpirti

Pyesja veten se si do kaloja të nesërmen

Pa brengë, pa vuajtje, pa dhimbje kërbishti.

Atëherë kur në xhep s’kisha asnjë grosh

Shpëtoja natën me anën e gjumit

Ishte pafundësisht qetë, bukur

Siç ndihet dikush në breg të lumit.

 

Të ëndërroja natën, e vetmja lumturi

Që ndoshta jeta më kish dhënë pa kufi

Dhe sot çdo natë ëndërroj nga pak

Ëndërroj përherë pa cmirë e zili.

 

Por nuk ndjej më ashtu si atëherë

S’ka më qetësi e ëmbëlsi

Provoj të harroj gjithë hallet e ditës

Dhe natën kaloj pa vështirësi.

 

Jeta është gjithnjë mister më vete

Një zinxhir me vargonj pafund

Njeriu përpiqet të bëjë më të mirën

Por shpesh problemet dalin tjetërkund.

 

Gjithë ç’ëndërrova, ç’pata dëshiruar

Mbetën stampuar në kujtesën time

Ashtu si hapat mbi barin e shkelur të shtegut

Me pluhurin e shpërndarë gjithandej.

 

Ende ëndërroj ngjarje të shkuara pa kthim

Herë si realitet, herë si një vegim

Njeriu pa ëndrra është një krijesë e shkretë

Që s’ndjen e s’vuan kurrë në jetë.

 

Ka njerëz që veç natën ëndërrojnë dhe ditën

Kështu është kjo botë me qënie të llojlloshme

Unë thashë ëndrrën time kur s’kisha asnjë grosh

Megjithëse lodhesha shumë, kohën s’e lija bosh.

 

Lura

O perlë e natyrës e ndërtuar mes malesh

Me shtatë liqenet me valëzat e buta

Me bredha shtatlartë rrethuar tejendanë

Të zgjodhën zanat për banesë e larje

Dhe shihen në pasqyrë në ujin si kristal.

 

Ti lag me vesë brigjet e livadhet

Ku në jeshil kullosin drerë e kaproj

Krijesa të brishta me pamje hyjnore

Dashuruar me ty nga kohë që s’mbahet mend

Si një legjendë e bukur baritore.

 

Dhe pylli yt me bar të hollë prej myshku

Në shpate bokash rrethuar me pyje

Mbi zallin tënd të bukur, si të ngrirë

Të ndez fantazinë me pemët si flamuj

Gjithçka e pikturuar nga e bukura natyrë.

 

Trofta e shpejtë me të argjendat luspa

Në ujërat e ftohtë rritet e jeton

Zambakët gjethegjërë i fshehin mes tyre

Valëzat formojne balona të arta uji

S’ka kund tjetër si këto xhevaire.

 

Gjeniu i këtij vendi qoftë lëvduar

Zefiri të flladit ditën edhe natën

Ograjat të ftojnë mes luleve pa anë

Puhiza të vjen si një ilaç i rrallë

Këtu sikur rilind, bëhesh më i gjallë.

 

Isuf Kalo

Isuf Kalo, djalë Luzati, vëllezër, gjyshi, i ati

Kudo ish e kudo vajti, i ruajti rrënjët prej fshati

Të atij fshati me dafina, ujë kristal e trëndelina

Me traditë, kulturë, dëshmorë dhe trima.

 

Isuf Kalo, mjek me famë, për Europë e për vatanë

Mjekoi mbret e fukaranë, pa harruar kurrë fshanë

Humanist me thjeshtësi, mendjehapur si ai

Profesor e shkëncëtar, nga njerëzit i pandarë.

 

Botoi libra, manuale, dha leksione e mendime

Bëri shkencë e kërkime, emision televizive

Me dije të gjera për shëndetësi e kulturë

La gjurmë ku shkoi, asnjëherë nuk u përkul.

 

Isuf Kalo hijeshia, urtësia, bujaria

Isuf Kalo, djalë Luzati, dhuratë na e solli fati

U bë institucion më vete, në Shqipëri e disa shtete

Mori nder dhe u nderua, si personalitet i shquar.

 

Omar Kajami

Në shkrepat e ftohta

Në një tokë të madhe

Rritet një drenushë

E bukur, shtojzavalle.

 

Eksploron pyjet

Stepat, livadhin

Pi ujin e ftohtë

Që buron prej malit.

 

Pranverën mezi pret

Prillin edhe Majin

Qershorin e kurorës

Me lulet si zjarr.

 

Dhe ashtu poeti

Me penën e artë

Zjarr derdhi në letër

Vargje plot me art.

 

Eh Kajam i madh

Një mal plot me dije

Dashurinë e ngrite

Në maja, në krye.

 

Qytetërimi pers

Ka një majë të lartë

Nga shekulli në shekull

Kajami spikat.

 

I ndjeri poeti i madh

Erdhi dhe në shqip

Nga rilindasit tanë

Që shpërndanin dritë.

 

Fuqia e vargjeve

Ajo që magjeps

S’pyet për kombësi

S’ka nevojë për mbles.

 

 

Sherina

Fytyrëndritur, e qeshur je gjithmonë

Hapin të lehtë si krahët e kanarinës

Zërin melodioz si telat e violinës

E shkathët si bleta mbi lulen e Prillit

Je ti Sherinë, shpirti i kolektivit.

 

Mundohem të të vizatoj pa anësi

Si qelqi i llambës që ndrit mbi mur

Si qelibarë të gjendur në detin Balltik

E qeshur, e dashur, me plot dashuri

Një zonjë e vërtetë, tërë mirësi.

 

Ashtu je ti si perëndeshë gjuetie

Me harkun e shigjetës që të rri mbi sy

Me shokët e shoqet që të kanë si shpirt

Puhizë e ëmbël, e freskët, e mirë

Ne të urojmë, fat, gëzim, lumturi.

 

Zemër

E ruaj zemrën time të shqetësuar

E shtrëngoj fort e fort në gji

Nuk dua ta lë të më shkojë

Paçka se vitet kanë kaluar tani.

 

Petale lulesh bien, ato të trëndafilit

Me ndagalë si flokë bore të Marsit

Nga afshi e freskët që vjen Prill e Maj

Aromë e gjelbërim gjendet në çdo anë.

 

Rëra merr ngjyrë në të verdhë

Vandak guaskash dalë në breg

Radhitur si shqerkat në fushë

Pizazh i bukur si një ornament.

 

E ruaj zemrën time të ndjeshme

E shtrëngoj pëherë fort e më fort

Sot, 10 Qershor që kam ditëlindjen

Një gotë e kthej me fund për miq e shokë.

 

Bjondinet nordike

Nordike bjondinat të ardhur nga Poli

Vajza shtatselvi, gjithë delikatesë

Pajë morët me vete flurin e xixëllonjës

Bukuri më vete, stërpikur me vesë.

 

Rimeli i syve ka pak nga Afërdita

Pluhur diamanti nga spektri qiellor

Nisët shtegtimin si dallandyshe

Në bregdetin jonian jugor.

 

Unë që ju pashë mbeta i hutuar

Ashtu shtalarta me sy të praruar

Këtu ka mikpritje, ka njerëzi

Për turistë si ju, vijnë për të pushuar.

 

Jam shumë i sigurtë, them me vete

Ju do vini sërish në Jon e Adriatik

Kush erdhi për herë të parë në këtë vend

Rikthehet pak më vonë dhe nuk do që të ik.

 

Edhe vendi im, si dhe shteti juaj

Ka vajza të hijshme, ka njerëz të zgjuar

Por përmbi gjithçka vlerëson dashurinë

Të bën mik për kokë, të bë mik të çmuar.

 

Befas kur ju pashë, ndjeva turbullim

Bukuria ngjit qoftë me një vështrim

Bota është e vogël për kaq shumë mëri

Jeta është e shkurtër pa ndjenjë, dashuri.

 

Tani në këtë moshë kam veç admirim

S’jam në atë kohë kur s’gjeja qetësi

Qëniet njerëzorë për këtë kanë lindur

Që japin e marrin vetëm dashuri.

 

Uroj me gjithë shpirt të kaloni bukur

Të shijoni jetën si vajza të kohës

Shqipëria ime, Shqipëria jonë

Ka vende të bukura dhe të mrekullon.

 

Elgji për Elenin

Te kopshti i Edenit unë sot të erdha

Në këtë ditë të shenjtë për ty

Elena ime e bukur, si një hyjni

Të të ndjeja nga afër me dashuri.

 

Te portiku yt jam ulur në shkallë

Me dy ndjesi të forta, zjarr e përmallim

Dy-tri pika lot derdha pranë teje

Jo s’të kam harruar, më endesh në deje.

 

Mos medo moj zemër se më s’të kujtoj

Ndonëse vitet ikin drej moshës së tretë

Zemra ime rreh përherë për ty

Bashkë do jenë gjithmonë, si dhe në rini.

 

Qendrove pranë meje një jetë të tërë

Ma mbushe shtëpinë me fëmijë e këngë

Unë me ti ndihesha si një mbret

Plot me lumturi, goxhe përmbi fletë.

 

S’të tradhtova kurrë, moj drenushja ime

Jo se më të bukura se sa ty s’kam parë

Ne u lidhëm fort për jetë e për vdekje

Një çift i përkryer, asgjë për të sharë.

 

S’ishim mjaft të pasur si shumë të tjerë

Punonim të dy, rronim veç me nder

Kishim mirëkuptim, me fjalë e me heshtje

Duheshim me shpirt si në ditë feste.

 

Rri tani pranë teje, të fërkoj me duar

Mbi mermer të bardhë psherëti e vuaj

Për elenën time që s’kishte të dytë

E ëmbël e bukur, si vashë Perëndie.

 

Mos qaj më për mua, befas ti më the

Më fol për Arjanin, Kostën, Elizën

Unë flutur bëhem vij i puth në gjumë

Dashuria ime jo nuk tretet kurrë.

Sipas një rrëfimi të mikut tim Thimjo Suli që më tregoi për vdekjen e bashkëshortes së tij, Eleni.

 

Arjana Blushi

Të njohim që të vogël Arjana

E imët, e shkathët e fjalëpaktë

Me moshatarët e tu luaje te oborri

E çiltër si luleborë e bardhë.

 

Vitet rrjedhin e rendin si përherë

Ju u rritët e u shkolluat në jetë

Tek ty mbeti buzëqeshje e pastër

Shpirti i dlirë dhe mendje hapët.

 

Se harrove kurrë jetën me vuajtje

Që i bien ndonjëherë njeriut në jetë

Ti s’u lëkunde nga halle e përditshme

Mbete e fortë si kapitene anije në det.

 

Dhe kështu ti Arjana, mes shokësh e shoqesh

Punove dhe ece shumë shpejt përpara

E sjellshme, e ëmbël, e zgjuar e shkathët

Si mbesë që të kemi unë edhe Tatjana.

 

Me shpirt të urojmë qindra herë

Fati ju ndihmoftë përherë në jetë

Mos të kesh derte, hidhërime

Zoti të bekoftë me një fat të shpejtë.

 

Ikona e shenjtë

Bekimin e zotit keni marrë

Ju që keni mbajtur vjehrrat

Mos u ndjeni keq asnjëherë

Është diçka që ndodh në çdo derë.

 

Vjehrra nuk është kurrsesi nënë

Jetën të vështirë e ka

Më keq është kur i vdes burrë

Dhe mbështetje tjetër s’ka.

 

Ngrohtësi ju i dhatë asaj

Se nga një derë e huaj vjen

Kjo ndodh më pas edhe me ju

Me atë që jep ose merr.

 

Në çdo shtëpi shqiptare

Një i huaj ikën ose vjen

Qoftë djalë apo vajzë

Një vjehrrë e ka ose gjen.

 

Kështu është jeta njerëzore

Të bën bashkë me njerëz të huaj

Ju bëheni familje e pandarë

Ktheheni pandashëm mish e thua.

 

Kush respektoi vjehrrat, nënat

Bekim dhe urata ka marrë

Ata janë shembëlltyra të dlira

Të Evës së lashtë të parë.

 

Të mira bëra në jetë

Të mira bëra pa kursim në jetë

Ndihmova motra, vëllezër, të tjerë

Luzatin e bukur si dielli

Fshatarët aty ku kam lerë.

 

S’përtova asnjeherë për ndihmë

S’kurseva as mund dhe as lekë

Mundoja të bëja më të mirën

Atë që ndihmon me të vërtet.

 

Thonë se jeta është e gjatë

Bibla, Kurani, teqetë

Por brenda ka edhe vuajtje

Prova e zotit të vërtetë.

 

Bëje të mirën, thotë Bibla

Kurani s’ndryshon asnjë gjë

Bëje të mirën, hidhe në lumë

Megjithëse nga tjetri shpinën do gjesh.

 

Shumë të mira bëra në jetë

Disa s’m’u kthyen as atëhere as sot

Po erdhën nga anë të tjera

Miq e mirënjohje plot.

 

Kështu është ndërtuar jeta

Brenda ka ligjet e saj

Të ligjtë harrohen, mëshirohen

Të mirët rrinë atje në peidestal.

 

Shpirt i trazuar

Ç’t’i këndoj vallë të djeshmes

Ajo iku s’kthehet më

Shpirtit thellë gjurmët mbeten

Janë memece, krej pa zë.

 

ç’më vjedh gjumin që kaq herët

Hëna këmbët lag me vesë

S’më lë mua si të tjerët

Të fle qetë der në mëngjes.

 

Pse kërkon të më mbash zgjuar

Telat e shpirtit m’i tund qetë

Unë në jetë s’kam ëndërruar

Që të isha dhe pak poet.

 

Unë nuk jam prej atij dylli

Prej këmbë blete gatuar

Ndodhitë e jetës simë

Në letër t’i lë të shkruar.

 

Demon pse s’erdhe më herët

Dhe ju muza një nga një

Që të shkruaja më parë

Modestisht, heshtur, pa zë.

 

O këngë malli që më zgjon

Ritme zemre për çdo natë

Jam pak vonë dhe pak i plakur

Trup e shpirt brenda sëmbon.

 

Jo të lutem, mos më luaj

Jo të lutem mos më luaj

Dritën e diellit

Oksigjenin e ajrit

Dhe ujin e jetës

Mos më moho

Me moton e privates

Me spekullimin e lirisë

Në emër të së vërtetës.

 

I befasuar jetoj

Meditoj

I sfiduar

Vëzhgoj i hutuar

Në një tjetër realitet

Gjurmoj një të vërtetë

Krimi më ka rrethur

Prej tij ndihem i ngujuar

Shtyhem

Ta moho dhe luftoj

Përpiqem

Atë ta parandaloj.

 

Në emër të demokracisë

Oh sa vipa janë shpalosur

Ca me sllone

Ca me rrena

Pronat i kanë uzupuar

Hiqen, mbahen të ngrehosur

Medajlone, vathë floriri

Mbajnë në qafë e në duar.

 

Kush me armë

U bë i fortë

Dhe pse vrau, pse dhunoi

Gjëmb në këmbë ati s’i hyri

Se askush atë s’e ndali

Me rryshfete përfitoi.

 

Biznes u bë politika

Nga pozita, opozita

Në garë u vunë mediokrit

Si këtu, si në Kosovë

Sa më shpejt

Sa më shumë

Milionat tundin në dorë.

 

Me para marrin pushtetin

Me para pushtetin ruajnë

Këmbejnë vendet me sho-shoqin

Si lumë vijnë vetë fitimet

Hidh ca thërrime për të varfërit

 

Dhurata më e bukur

Librin tënd dhuratë, në dorë kam tani

Si shoqe e kolektivit ku ne punuam bashkë

Të sjell ndër mend, si një vajzë perri

E mençur, e zgjuar, me shtatin si selvi.

 

Dhuratë shumë të bukur ti më dhe

Librin e fashmëm të një autori të madh

S’pata mundësi të të takoja kur u ndamë

Dhe dorën njeri-tjetrit nuk ia dhamë.

 

Isha shumë i lumtur kur ne punonim bashkë

Të vjetër e të rinj, të gjithë zemërbardhë

Në kokën time mbushur plot me thinja

Më zgjoheshin agime, me trokthe, tingëllima.

 

Në jetëm time, të gjatë e me derte

Zë vend mirësia, atë e mbaj me vete

Mirënjohjen e kam mal, si diçka hyjnore

Bëhem prapë i ri, me jetën kapur dore.

 

Mesnatë

Është mesnatë tani që shkruaj

Flladi i detit më ndihmon

Bashkë me të vjen dhe aroma

Shpirti im dikë kërkon.

 

Dil vështro edhe ti qiellin

Vështro yjet, ndihu femër

Ata janë për ne të dy

Vijnë e godasin në zemër.

 

Sozia

Te Pameba shkova sot

Të kërkova në çdo sheg

Rëra ishte e tejnxehur

Tabanin e këmbës djeg.

 

Kaloja si për shëtitje

Me ngadalë e vigjilent

Sytë kërkonin pa pushim

Nëpër çadra me klientë.

 

Po diku pakëz më larg

Pashë tek uji një hyjneshë

Ish e hollë e shtatëlartë

E bukur si perëndeshë.

 

Me flokë si platini i bardhë

Të lidhur lart si krifë

Zemra u shkund si rrebesh

Desh ngriva, luajturmendsh.

 

U afrova dalë ngadalë

Ta shikoja me qetësi

Ajo s’ishte një hyjneshë

Ishte thjesht një sozi.

 

Desh t’i flisja, belbëzoja

Shtanga befas mu në vend

Gjithë mendimet mu ronitën

Fluturan porsi shpendë.

 

Për një kohë qëndrova drojtur

Për sozinë si një vegim

Dallgët më erdhën te këmbët

Më zgjuan nga një tërbim.

 

S’kam merak për sozitë

Shpesh ato shfaqen në jetë

Ngjashmëritë sipërfaqësore

S’janë siç duken në t’vërtetë.

 

Kjo që pashë pak më parë

Nuk ishte sozia ime

Ish sozia e një të dashure

Që la plagë dashurie.

 

Dhe tani që po shkruaj

Kam dalë jashtë në ballkon

Lutem e falem në qiell

Atë që shpirti im kërkon.

 

Për dashuri zemra jote s’ka vend

Po largohemi së fundi me dhimbje

Për dashuri zemra jote s’ka vend

Për gjithçka thashë më fal në ikje

Për lumturinë dhe shqetësimin tënd.

 

I ndamë rrugët aty pa fjalë

Koha le të ndalet, të heshtë

Ndonjëherë si erën do të kujtoj

Që gjethet rrëzon me inat në Vjeshtë

 

Zemra mundimin mban me vete

Zhubrosur keq si gazetë e vjetër

S’dua të të gënjej tani në ikje

Të kam dashur si askënd tjetër.

 

Do më kujtosh ndonjëherë, s’di se si

Po ç’rëndësi ka, një tjetër do duash

Tashmë gjithçka mbaroi si me magji

Për njeri-tjetrin mbetemi të huaj.

 

S’dihet koha do na takojë sërish

Do na kujtojë brengën e vjetër

Ti me një tjetër do të jesh përkrah

Dhe unë me disa vargje në letër.

 

Lamtumirë ti, ëndërr e bukur

Para se zemrën ta kem humbur

Se s’dua të zgjohem në mëngjes

Me muzën time të përgjumur.

 

Mirupafshim

Ja erdhi dita kur do bëhet ndarja

Jeta kështu është formuar, miq

S’ndryshon aspak koha xanxarre

Megjithëse rrimë me të afërt, armiq.

 

Ashtu jeta ime filloi rrugëtimin

Si juaja që fillon më para a më pas

Arrita sot këtu dhe pres largimin

Pensioni më pret mëngjes e darkë.

 

Do të doja që jeta të ish e gjatë

Puna të mos kish asnjëherë mbarim

Po ndryshe më këshilloi një mik i mirë

Më tha dy fjalë që i mbaj si bekim:

 

Lutju Zotit, më tha, për çdo ditë

Pavarësisht në beson te ai dhe në fe

Lutju diellit, hënës, natyrës

Lutju gjithçka të mirë që e ke.

 

Zana

Vitet rrjedhin me monotoninë e tyre

Ne mbështillemi nga një tym i bardhë

Kujtesa e mbetur nëpër ëndërrime

Vegimet zgjaten si puhizë dalëngadalë.

 

Me biçikletë vije atëhere në punë

Ajo dhe ti sikur ishit bërë njësh

Me flokët e gjatë, të zinj si thëngjilli

Përkundeshin nga era si mëndafsh.

 

Nga xhamat e autobuzit shpesh të shikonim

Duke ardhur apo ikur, si zakonisht

Të gjithë të admironim në heshtje

Si një nimfë e bukur që vjen qetësisht.

 

Vitet ikin dhe të të gjithë ndryshuam

Secili ndërtoi folezën e vet

Po mbete tek ne si oaz bukurie

Që gjithkujt me bukuri i flet.

 

Centralistja

Dhe në postën qëndrore të kishe punuar

Në kohën e qametit kur linda unë

S’do flisje në telefon kaq e shpenguar

Me shokët dhe shoqet që të rrethojnë.

 

Centraliste më të bukur s’do të kishte

Tek salla e madhe me sportele xhami

Qendra e zërit me forcë do buçiste

Me zërin melodioz që tundet mejdani.

 

Do të shtoheshin thirrjet e postës

Salla do të mbushej plot e përplot

Bilbilat për ty do këndonin me ligje

Portret më të bukur s’do kishte në botë.

 

Kanarina

Si kanarinë me telin e zemrës

Je ulur dhe me vete këndon

Nxirre zërin dhe ligjërimin

Ta dëgjojnë dhe ta deshifrojmë.

 

Shiko shpirt, pylli është ndezur

Gjethet janë pleksur e stisur

Lulet natyrën kanë çelur zjarr

Harabelat këndojnë harlisur.

 

Të çuditshëm janë ata zogj gazmorë

Që vërtiten në gjethe e pemë me freski

Njeri-tjetrit i flasin gëzueshëm

Me gjuhën e tyre cicërijnë.

 

Sa do dëshiroja t’iu ngjaja atyre

Harabelëve të vegjël hokatarë

S’i pashë asnjëherë të ngrinden

S’i pashë asnjëherë të përçarë.

 

Albana

Jemi mbledhur të gjithë këtu

Tek zyra ime e madhe me tri porta

Me Olën, Xhevin, Geritën e Mozën

Për ty Albana që të kishim si motër.

 

Po bëjmë së bashku një fotografi

Për ta postuar më pas tek ty

Si kujtim për vitet e bukura

Tani jemi bërë tre me dy.

 

Tre jemi te DPR-ja

Dy mbetën te DPN 1-ja

Ca na duan, ca s’na duan

S’ka problem, ne u mësuam.

 

Xhaxhi Selo që jam unë

S’do të jem më në punë

Erdhi koha për t’u ndarë

Vitet na tërheqin zvarrë.

 

Dy fjalë për autorin

Selaudin Reis Guma u lind më 10 Qershor 1951 në Luzat të Tepelenës. Mësimin fillor e kreu vendlindje në shkollën “Nimete Progonati”, ndërsa të mesmen në shkollën “Abaz Kupi” në Tepelenë. Studimet e larta i përfundoi me rezultate të larta në 1973 në Fakultetin Xhenjo-Autotransport.

Për 20 vjet punoi në repartin special të Xhenjos. Ka punuar si specialist në ndërtimin e urave tip “Beli” dhe rrugëve dhe urave të varura e ato druri në të gjithë hapësirën e vendit, është njohës i mirë i gjithë relievit shqiptar. Me njohje të gjerë në çdo rreth të Shqipërisë, me miq e dashamirës brenda dhe jashtë atdheut, ai ka marrë mirënjohjen e qindra njerëzve të të gjitha moshave. Shpesh në biseda thuhet “Ura e Selos” sepse anjë prej tyre nuk është rrëzuar dhe të gjitha janë funksionale edhe sot.

Përveç profesionit, një pasion i veçantë ka qenë letërsia dhe ai ka bashkëpunuar me shtypin e asaj kohe dhe ka botuar në gazetat e revistat “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Luftëtari”, “Hosteni” si dhe në mediat që lindën me ardhjen e demokracisë. Është njohës i disa gjuhëve të huaja, mes të cilave anglisht, frëngjisht, rusisht dhe greqisht. Ka qenë emigrant në Greqi e Francë, por edhe ka vizituar si turist disa vende perëndimore, mes të cilave Italinë, Rumaninë, Bullgarinë, Çekinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen, Malin e Zi, Serbinë, Sllovakinë, Turqinë, Anglinë, etj.

Ka studjuar për një kohë në Budapest të Hungarisë duke mbrojtur anglishten dhe frëngjishten, në kuadër të Shoqatës së Atlantikut të Veriut ku aderon edhe sot.

Ka mbajtur vazhdimisht lidhje me vendlindjen e tij dhe së bashku me dr. Isuf Kalo ka bërë të mundur rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrugës së Luzatit. Mban gjithmonë lidhje me shokët e fëmijërisë, mes të cilëve Bashkim e Hysen Shatrafili, Mehmet Çako, Veli Gaxhi, Sefer, Milo e Demir Guma, Aleks Rodi, Hamza Karafili, Qamil Bodeci, Çerçiz Dena, Bektash e Paro Koçi, Platon Kopelli, Mitat dhe Asllan Boni, Muharrem Gjyli, Dasho Kamberi, Hasan e Kasem Xhima, Selfo dhe Selam Muça, Abaz Progonati dhe shumë të tjerë.

Është i martuar me Tatjana Pogaçin nga Plesati i Gjirokastrës dhe kanë dy djem, Sokolin e Marlenin, të dy të martuar. Ky është vëllimi i parë poetik.

Në luftën e Kosovës u aktivizua duke ndihmua e strehuar për tre muaj tre familje nga Peja, Sulejman e Senabije Grabovcki si dhe 14-vjeçarin Memli Besnik Preluci. Së bashku me bashkëfshatarin oficer Hysen Ymeri ndihmoi në përgatitjen e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në atë kohë, bashkë me Besa Çekun dhe gazetarin Asllan Bajrami, ka shkruar mjaft artikuj për “Kosova Press” si dhe në 4 Shkurt 1999, si përfaqësues i partisë “Beslidhja Kombëtare Demokratike e Kosovës” ka përkrahur të gjitha veprimet e UÇK, përfshi edhe marrëveshjen e Rambujesë në Francë.

 

Përmbajtja

  1. Hyrje
  2. Ardhur si nimfë nga Olimpi
  3. Xhelozia
  4. Për Adolën
  5. Dorina ime
  6. Dashuria
  7. Vargjet e mia
  8. Stinët
  9. Njëqind e një ditë
  10. Dhe me baltë të mbulohem
  11. Buqetë mimozash
  12. Shpërthim i brendshëm
  13. Nuk të mburrem
  14. Petalet e rëna
  15. Aty tek fusha
  16. Stivit për ditëlindje
  17. Si vesa e mëngjesit
  18. Lot për drejtësi
  19. Kujdes
  20. Diamanti im
  21. Lamtumira
  22. Për miken time
  23. Xhildës
  24. Rekreacion agjenci
  25. Malli për ty
  26. Mos u prek mikja ime
  27. Kanarinat
  28. Ditë dimri
  29. Lulet
  30. Emin Haradin Faslliu, martir i atdheut
  31. Heroi
  32. Amaneti i Eminit
  33. Guri i Galenit
  34. Të jemi të bashkuar
  35. Krenaria ka një bazë
  36. Marie Shllakut
  37. Pranvera
  38. Nipi im
  39. Pisha
  40. Ftoi
  41. Budapesti
  42. Hysen Çamit
  43. Dardhë elbërore
  44. Sëndukët e gjyshes
  45. Dashuria s’është mëshirë
  46. Good morning
  47. Jetoj e vetme
  48. Orel Myrta
  49. Rri dhe shkruan poezi
  50. Altinit
  51. Jam mes jush
  52. Në buzët e mia
  53. Shtëpia e lashtë
  54. Në brengën time
  55. Më i bukuri fustan
  56. Pranvera erdhi
  57. Meditim
  58. Statujat
  59. Rruga 5 Maji
  60. Buzëqeshja
  61. Zonja Leta
  62. Amaneti
  63. Dëshirë prindi
  64. Anxhela
  65. Esmeralda
  66. Manushaqe e egër
  67. Hape telefonin
  68. Si hirushja në përrallë
  69. Muza e dashurisë
  70. Ligjërimet e pyllit
  71. Dielli ndoshta nuk lind nesër
  72. Mali i Çajupit
  73. Lulet e jetës
  74. Skllavëruesja e zemrës
  75. Mitralieri
  76. Si përralla
  77. Dashuria është dritë
  78. Malli për ty
  79. Dashuroj si gjithë bota
  80. Lule e Vilajetit
  81. Jargavani
  82. Humori
  83. Babait tim
  84. Nënës sime
  85. Gruas sime
  86. Motrës sime
  87. Elegji për Altin Gumën
  88. Poeti lirik, Sadik Bejko
  89. Pronat
  90. Syzet e diellit
  91. Thethi
  92. “Arushat”
  93. Një fije floku
  94. Arna e Kukësit
  95. Dy rastësitë
  96. Për ty
  97. Profesionet
  98. Politika s’është për ty
  99. Mësuese Rukie Ramës
  100. Lulet e jetës
  101. Danieli dhe Maria
  102. Mendimet
  103. Mikes së vjetër
  104. Art fashion
  105. Xhelozia
  106. Telefonata
  107. Gruaja e fyer
  108. Dhimbje vëllazërore
  109. Pjergulla
  110. Në Luzat
  111. Rrugë të mbarë vargjet e mia
  112. Ëndërr e gjatë
  113. Je e ëmbël porsi mjalti
  114. Mbi Dajt
  115. Ke zemrën si diamante
  116. Edhe 100 ditëlindje
  117. Urim për ty
  118. Kujtime
  119. Malvina
  120. Kalon si një kaprolle
  121. Plagët e shpirtit
  122. Entela Koja
  123. Everalda Hajdini
  124. Arkitektët
  125. Artemisë e hotelit ‘Ardo’
  126. Tirana ime
  127. Bleta
  128. Vjeshta
  129. Mos e vrit veten, vëlla
  130. Ëndrra
  131. Lura
  132. Isuf Kalo
  133. Omar Kajami
  134. Sherina
  135. Zemër
  136. Bjondinet nordike
  137. Elgji për Elenin
  138. Arjana Blushi
  139. Ikona e shenjtë
  140. Të mira bëra në jetë
  141. Shpirt i trazuar
  142. Jo të lutem, mos më luaj
  143. Dhurata më e bukur
  144. Mesnatë
  145. Sozia
  146. Për dashuri zemra jote s’ka vend
  147. Mirupafshim
  148. Zana
  149. Centralistja
  150. Kanarina
  151. Albana
  152. Dy fjalë për autorin

 

Please follow and like us: