Vlora Obertinca: Thirre emrin tim
Mos qaj kur nuk më ke më afër,
mos t’i shoh lotët,
nëpër t’tuat faqe
Ato faqe, të cilat
vetëm tek unë e gjetën prehjen,
në momentet më të vështira
te faqet e mia u mbështetën.
Nuk të largova kurrë,
se e dija që unë jam shpëtimi,
sa herë që ishe i thyer,
emrin tim e thirrje.
Thirre emrin tim,
vazhdo ta thërrasësh,
se ky shpirt ta zgjat dorën,
edhe nga varri ringjallet.
Please follow and like us: