Fritz Radovani: Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (6)
DON DED PLANI (1889 – 1948)
Don Ded Plani asht le në Shkoder me 1889. Mësimet e para Deda i mori në Seminarin e njuhun Papnuer të Jezuitve të Shkodrës, një nder shkollat ma të mira t’atij qyteti e të Shqipnisë. Kolegji Saverian dhe shkolla e Fretenve ishin dy qendra edukimi të rinisë që vështirë se persëriten ma në Shqipni. Thirrja shpirtnore per Meshtar e dergoi Deden drejtë Universitetit njohun dhe të hapun dy kapakësh, per studentat e shkelqyeshem Shqiptar n’ Austri, pikrisht n’ Insbruck, ku mbas viteve 1907 studionin shumë Shqiptarë. Atje Ded Plani perfundoi studimet teologjike shkelqyeshem e, me kerkesen e profesorave të Tij, atje edhe u Shugurue Meshtar. Binte në sy pervujtnia. Menjëherë mbas shugurimit e kthye në Shqipni dhe shkoi me i sherbye Fesë në Malet e Dukagjinit. Filloi në Gimaj dhe vazhdoi në fshatrat e Shalës, të Pogut dhe të Rragamit, ku ka lanë kujtimet ma të mirat si klerik katolik. Sigurimi i shtetit komunist tue vrejtë si gjithnjë aktivitetin e klerikve katolik me synin e vrastarit dhe kriminelit Ever Hoxha, që i udhëzonte ata, në vitin 1947 e arrestojnë Don Ded Planin, tue i veshë e shpifë ashtusi të gjithë atyne që kanë ra në kthetrat e tyne akuza politike, dhe per një vit rresht Don Deda mbahet nder podrumet e errta të hetuesisë, torturohet ashtusi të gjithë ata që, tue i kerkue firmosjen e provave të fajsisë politike, nder çementot dhe lagshtinat e pathame t’ atyne birucave Don Deda, humbi edhe shndetin. Jo pak, po një vit plot, ma shumë Don Deda kaloi kohen në spitalin e burgut sesa në birucat e Sigurimit shtetit, ku vetem vinte tue ju shkurtue jeta. Nder dishmitarët që ka lanë pershtypjet e veta persa ka pa “tue torturue Don Ded Planin në mënyrë shtazore”, asht kenë edhe i arrestuemi At Konrad Gjolaj. At Konradi kujtonte nder vuejtjet e Don Ded Planit, kur afrohej mbramja “virrmat e Tija, që tmerronin bashkvuejtësit tjerë nder biruca të sigurimit”, ku përveç dhimbjeve nga goditjet e vrastarve, i shtoheshin edhe dhimbjet e keqsimit të shndetit, që mbas pak orve e dergonin nder shtreten spitalit. E kjo, nuk ishte një apo dy raste, po ishte një vit që kerkohej zgjatja e vujtjeve per me i marrë dokumentin e firmosun me dhunë “që s’e moren asnjëherë”, deri me daten 30 Prill 1948, kur në vetmi Don Ded Plani dha Shpirt! Ashtu si shumë intelektual dhe klerikë të tjerë që Sigurimi shtetit terrorist ka zhdukë në vitin 1948, pa Dosje, pa foto e pa emnat e kriminelave hetues, ashtu ai Sigurim i shtetit vrastar, ka zhdukë edhe klerikun e nderuem të një Epoke të Perjetëshme dhe të Pavdekshme të Shkodres Martire, ku kujtohen Zamaket e bardhë të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Melbourne, 6 Qershor 2022.
PSE E VRAu SIGURIMI I SHTETIT DON LUIGJ PICIN?
DON LUIGJ PICI, (1907 – 1946)
Kam pasë rasen me njoftë të vllaznit me nipa e mesa të persekutuem të klerikut Don Luigj Pici, prej të cilve ruej kujtimet ma të mira. Nga vllau i Tij Rudolfi, mësova se Don Luigji ka le në Ulqin të Jugusllavisë në 1907. Mbasi ka perfundue shkollen e mesme tek Seminari Papnuer në Shkoder, ka vazhdue studimet teologjike në Padova t’ Italisë, ku ka pasë rasen edhe me u ndikue nga idetë socialiste italiane. Mbas kthimit në Shqipni, asht njoh me mjaftë të rinjë që kishin lidhje me grupet komuniste, që aso kohe kishin edhe shpresat e fitores së marrjes së Pushtetit gja që u realizue. Don Luigj Pici u shugurue Meshtar në 1926 dhe ka sherbye në Mal Kolaj, prej aty shkoi në Reç, ku ka vazhdue me kenë famullitar deri në 1946. Në periudhen e luftës ashtusi klerikët tjerë, ka ndihmue të rinjtë kur kishte rasen e shpetimit tyne nga burgosjet dhe interrnimet si rini komuniste. Mbas vitit 1944 i propozohet detyra e Nen/Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Shkodres, si dhe e Kryetarit të Frontit Demokratik. Mori këte të dyten, mbasi kishte mundësinë me ndihmue ma shumë rininë fshatare per me u shkollue, gja per të cilen nuk u kursye deri në fundin e jetës së Tij. Në vitin 1946 Don Luigjit i kerkohet me dalë dishmitar në gjyqin e bujshem të At Giovani Faustit, ku Don Luigj Pici flet të verteten burrnisht në sallë. Atë qendrim e persëritë edhe në Kishen e Reçit dhe kudo, që i kerkohet me folë per të verteten e qendrimit Tij dhe të klerikve të tjerë, që ishin akuzue me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”. Sigurisht kjo nuk mund të pajtohej me rrugen antiklerikale të Sigurimit të shtetit diktatorial, gja që mëshehtas një natë dy agjenta sigurimi shkojnë gjoja per pak punë tek qela, e marrin me vete Don Luigjin dhe tek një kthesë rruge e vrasin pabesisht, tue i hjekë nga goja dhe dhambet e artë. Gjoja asht vra me i vjedhë “dhambet e artë”. Don Luigjin dy vrastarët e sigurimit e vorrosin në një Gropë paemen.Aso kohe ishte krejt e pakuptueshme vrasja e këtij Prifti të pafajshem, që u vra nga agjentat e sigurimit të shtetit tue u veshë me ngjarje të pakenuna. Vrasja e Tij vetem ju sherbente organeve kriminale e vrastare të diktaturës. Ndersa dishmitarin e vrasjes Caf Jonuzin e dënojnë me 27 vjetë burg, sepse publikoj qellimin e vertetë per të cilin Sigurimi i shtetit e vrau Don Luigjin. Duhet dijtë një fakt: A mund të pranonte Ever Hoxha në rradhet e atyne të zgjedhunve pushtetarë që kishte per qejfin e tij, edhe një klerik katolik me betimin e Tij në Elterin Shenjtë se deri në vdekje do ti sherbej Fesë Katolike dhe Popullit Katolik Shqiptar, per të cilin ai diktator terrorist ishte betue që me të gjitha mjetet e diktaturës një orë e ma parë me e qitë faret? Mandej, si do të justifikohej para “shokut” Tito, kur “shokët jugosllavë” Everit i kishin besue detyren sekrete të “zhdukjes me themel të Françeskanve Shqiptarë e të kuvendi të Tyne në Shqipni, tue fillue me At Anton Harapin e deri tek ma i fundit Provicial At Mati Prennushi”, që në qelen e Tij kishte grumbullue sa e sa Malësorë e Klerikë, per me nënshkrue “Memorandumin e Gerçës”? Po, a ishin nder Malet tona të gjithë Ata klerikë katolikë dhe Burra të Malsisë, që pa Ju tutë syni në 1911 nen drejtimin e Ded Gjo’ Lulit të pavdekshem, dhe në 1944, nen drejtimin e Trimit Gjelosh Luli, ishin betue që “Malet tona mos me ju nenshtrue diktaturës sllavokomuniste të tiranve barbar Ever e Tito?”Po, pse a nuk e dinin Malësorët tonë se po përgatitet vorrimi i perjetshem i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit nga tre xhullijt Ever, Tito, Stalin, ashtusi sot nga komunistët hajdutë të Haxhiqamilistit droguem Edi Rama, që shkon si klysh i shitun e tradhëtar i Atdheut në “Ballkanin e hapur”, tue kerkue me të gjitha mjetet zhdukjen e Groposjen paemen të Shtetit e Popullit Shqiptar? Pra, ajo politikë antishqiptare e vitit 1946, asht tue u vazdue prap sot. Me kujdes të madh ishin fshatarët që ruejtën vendin e vorrosjes së Priftit, e në Qershorin e vitit 2004, u ba Vorrimi i Eshtnave të Don Luigj Picit në Rrëmaji, ku kemi marrë pjesë shumë qytetarë në nderimin e Tij të fundit. Don Luigj Pici u vra pabesisht nga Sigurimi i shtetit komunist vetem pse Ai pat burrninë me tregue botnisht, se Klerikët katolik që u akuzuen në gjyqin e Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në vitin 1946, ishin pafaj dhe u pushkatuen të gjithë vetem nga urrejtja kunder Tyne e Shqiptarve. Don Luigj Pici u qendroi besnik të gjithë Atyne, Avokat Muzafer Pipës, Prof. Kol Prelës dhe burrnisht pa Ju tutë syni, dha jeten e vet, dhe u vra i pafaj si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne, 10 Qershor 2022.
AT SERAFIN KODA O.F.M. VDES N’ TORTURA
AT SERAFIN KODA O.F.M. (1893 – 1947)
At Serafin Koda O.F.M., asht një nga Fretnit Shqiptar që me qendrimin e Tij burrnor në hetuesinë barbare komuniste, tregon saktësisht se kush ishte e vazhdon me kenë edhe sot, sigurimi kriminal i shtetit shqiptar. Asht shumë e vështirë me kuptue sot sesi mund të arrestohej një klerik katolik i pafaj, e pa asnjë provë hetuesit e pashpirtë “i fusin thojt në fyt, tue i hapë venat dhe i marrin frymen e fundit tue mbytë”, dishmon Imz. Frano Illia. Dosja ka aq pak material sa as Dr. Pjeter Pepa, nuk ka fakte tjera per mbytjen e Tij. Dihet se ishte me origjinë nga Janjeva e Shkupit, dhe se prindët e Tij ishin Gaspri dhe Antonjeta, që ky djalë ju ka le me 25 Prill 1893. Asht shugurue me 30 Korrik 1915, dhe asht emnue në Dushman, Vukel dhe në Lezhë. Kishte lidhje shumë korrekte me fretnit Shqiptarë të atyne zonave. Një nga misionarët e vertetë me të gjitha virtytet që ia kerkonte veshja e Fratit. Në vitin 1945, mbas vdekjes së Imz. Luigj Bumçit në Lezhë, At Serafini lidhet ma shumë me Don Ndre Lufin, një meshtar i persosun dhe trim si Ai. Lidhjet e tyne kanë vetem karakter fetar dhe vetem synime misionarësh. As nuk shpjegohet asnjëherë piksynimi i sigurimit shtetit komunist, që në vitin 1947, pa fletë-arrest apo dokument tjeter, At Serafin Koda, arrestohet e torturohet barbarisht nga hetuesit kriminel të sigurimit të Lezhës.
Akuzohet pa asnjë fakt se gjoja me fretnit tjerë kanë organizue komplot dhe se, kanë mendue me veprue kunder pushtetit anadollak të Ever Hoxhës. Ky aktivitet gjoja ishte organizue në Kuvendin e Fretenve të Lezhës. At Serafin Koda jo vetem ishte i pafaj, por as nuk pranon me nenshkrue asnjë dokument që i kerkohej nga hetuesit kriminela, me të cilët tue kenë të firmosun nga Ky, arrestoheshin kushedi sa vetë tjerë të pafajshem. E kjo praktikë e hetuesisë nuk ishte e panjohun per At Serafin Koden, i cili asht i bindun me sakrifikue dhe jeten dhe mos me rrezikue njeri me firmen e Tij. Dihet shumë i saktë fundi i jetës së Tij, nga thojtë e hetuesit, që i ka nxjerrë trakenë dhe i ka marrë jeten At Serafin Kodës, tue kenë krejt’ i pafajshem. Atëherë kur hetuesit barbar i marrin jeten Fratit pafajshem Ai ishte 54 vjeç. E varrosin dikund afer një peme që një infermjere e ruen në kujtesen e saj. Ajo e dinte mirë se At Serafin Koda perjetoi n’ atë Tokë të bekueme bashkë me shokët e vet jo vetem, vorfninë e tejskajshme të Atyne Trojeve, por edhe atë diktaturë shfarosëse dhe të pashpirtë të sigurimit shtetit komunist, që i la gjurmët e veta të pashlyeshme me krime, tortura, vrasje dhe shfarosje. Rregjimi komunist në Shqipni nuk asht as sot i njohun nga Rinia Shqiptare, jo pse mungojnë faktet dhe provat e vertetsisë se krimeve të tyne, por ata krime ishin aq të shumta sa, “as një e katerta e tyne, nuk janë pasqyrue tash sa vjet, që asht kenë mundësia e dokumentimit dhe e dënimit tyne!” E mos harroni se ndoshta, edhe krimineli që i mori Shpirtin At Serafin Kodës, sot shetitë i lirë në Lezhë apo në Tiranen e njohun si qendra e krimeve të tyne. Ishte data 10 Maji 1947, kur At Serafin Koda, Frati i pafaj ishte shtri pertokë n’ atë çimento t’ akullt, e të lame me gjakun e paster të Tij. Nuk merrte as nuk jepte me asnjë njeri vetem ishte i lidhun e komunikonte me Qiellin, që ishte hapë e priste fluturimin e Fratit drejtë Tij. Prej buzve të shkrumueme të At Serafinit vetem kuptohej Lutja e Tij, per me u pranue në Atë Mretni, per të cilen At Serafini, kishte punue dhe i kishte kushtue gjithë jeten e Tij. Nuk kishte as kush ti jepte pak ujë, me lagë fytin që vetem kullonte gjak! Prova të mnershme dhe të pabesueshme që shqiptari barbar i bani sivllaut të vet të pafajshem Shqiptar, vetem pse ishte Atdhetar e Klerik katolik!! At Serafin Koden njëditë e nxorën nga Gropa paemen dhe e varrosen aty tek Kisha, ku Ai ka sherbye me adhurimin ma të madh dhe të perkushtuem, aty ku me bindjen e Tij të plotë, Ai ishte i sigurt se do të pushojnë Pergjithmonë dhe, me të vertetë, Ai u varrosë tek Kisha e Fretenve në Lezhë. Ishte kujtesa e infermjeres që ruejti per aq kohë të gjatë vendin e groposjes s’ At Serafinit e që, njëditë arka me Eshtnat e Tij, ka tek koka Kryqin, që i besoj aq shumë. Jemi sa vite mbas asaj date të mesnatës së 10 e 11 Majit 1947. Asaj nate kur At Serafin Koda dha Shpirtë, dhe i bindun se do të shohin Mretninë e Qiellit e la këte Botë plot me lot e vuejtje, që nuk pershkruhen këso jete. Pusho i qetë Vlla i nderuem Shqiptar! Shqiptarët e vertetë, mbi Token e lame me Gjakun e Tuej, sot vendosin një Zamak që, i perket Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 14 Qershor 2022.
QENDRESA E AT PALIT
AT PAL DODAJ (1880 – 1951) Janjeva e At Shtjefen Gjeçovit nuk u mjaftue vetem me Atë dijetar, po i dha Trojeve tona edhe një prej Françeskanve nder ma të mëdhajt të Shek. XX, At Pal DODAJ, që asht le me 3 Shtator 1880 në Dioçezen e Shkupit, djalin e Sebastianit dhe Ana Paliqit, prind të njohun t’ atyne viseve me plot histori. Pali ju kushtue rrugës së Troshanit per me mërrijtë tek qellimi Shpirtnor, per të cilin Ai punoi dhe sakrifikoi gjithë jeten e vet, një model i vertetë. Mbasi mori mësimet e para në shkollen e Troshanit e në Shkoder, vazhdoi të naltat në Itali e i perfundoi në Austri. U Shugurue meshtar me 19 Janar 1902. Bije në sy aftësia e At Palit si Guardian, Definitor, dy herë asht kenë dhe Minister Provincial në vitet 1920 – 1926. Dhe per disa kohë ishte edhe Sekretar i Provinces, mbas nderpremjeve që u bane ata vite. Ishte nder ata organizatorë të perkushtuem të riorganizimit Serafik dhe, i palodhun per me ngritë në maksimum dijen dhe pergatitjen e Gjimnazit Françeskan, një arritje model që bashkpunimi me At Fishten e ban të papersëritshem ate. Ishte atdhetar i perkushtuem e gjithnjë famullitar, mësues, letrar, autor i sa librave, njeri i perkushtuem per kulturen Shqiptare dhe historian nder ma të saktit, që ka lanë gjurmë të pakundershtueshme në Trojet tona. At Pali ka lanë nder veprat e veta ndoshta, volume që janë edhe të sakta po, ata janë thesare të verteta të kulturës sonë kombtare të papersëritëshme. At Pal Dodaj asht i pakrahasueshëm per një Ditar voluminoz, ku perfshihet një periudhë e gjatë kohet nga 1907 e deri në 1943, ku pershkruhen shumë edhe nga ngjarjet e pashkrueme të Luftës së Dytë Botnore. Dhe, per me kenë i saktë dhe i qetë gjatë atij punimi aq me vlerë, At Pali shkoi famullitar në Gomsiqe ku, e perfundoi me sukses të madh detyren që i vuni vetes. Kjo kohë i dha At Palit edhe titullin e madh të “diplomatit paemnuem”. Ishte viti 1916. At Pal Dodaj kishte shkue në Famullinë e Fretenve në Rubik. Forcat ushtarake t’Austro – Hungarisë vendosin me hy në Shqipni. Kishin marrë vendim me interrnue Ahmet Zogun, që njihej aty si nip i Esad Pashë Toptanit, që ishte edhe armik i Austrisë. E ama e Ahmet Zogut i kerkon At Pal Dodës, që ishte edhe Superior i Françeskanve të Rubikut per me mujtë me i shpetue djalin e saj të vetem. At Pali niset në Burgajet ku njihet me atë djalë të rij, e merr në Peshkash tek frati At Buon Nikaj, e aty e veshin frat me veshjen e tyne. Nisen sëbashku per Rubik, dhe prej atje At Pali e nisi per studime Ahmet Zogun per Austri. Mbas Luftës së Parë Botnore, Ahmeti asht i pergatitun per politike në Shqipni, tue mërrijtë në 1928, deri vetshpalljen “Mbret i Shqipnisë”. Ndonse, ata i vazhduene kontaktet e rastit, po At Pali, shpesh persëriste: “Kurr nuk e kishe besue se do t’ ma shperblente kështu, ai të cilit i shpetova jeten!”. Në vitin 1925 At Pali bani edhe disa ditë burg… Nderhynë per lirimin e Tij e ama e Ahmet Zogut, e internojnë në Jug dhe, At Pali mergon në Itali. Në vitin 1944 At Pali asht 65 vjeç, sekretar i Provinces dhe, ka kenë një Visar shumë i çmueshem që po fillonte nga viti 1415, kur Kustodija Françeskane e Shqipnisë, shkëputej nga ajo e Raguzës (Dubrovnikut). Ky Arkiv me aq shumë vlerë të madhe u shpetue pa ra në doren e kriminelave komunistë. At Pal Dodaj gjithë jeten e vet, në të gjitha rrethanat ia kushtoi ashtusi edhe Françeskanët tjerë, mbrojtjes së të drejtave per “Fe e Atdhe”, deviza me aq vlerë e të gjitha kohëve, gjithmonë e pergjithëshme dhe e kudogjindun e të gjithë Atyne Françeskanëve besnik të Shen Françeskut t’ Asizit në Shqipni. Mbi këte parim triumfoi gjithnjë Ideali i Tyne dhe, nder të gjitha rrethanat edhe ma delikatet vrejmë rrugen plot suksese të Këtyne Klerikve Katolik dhe, arritjen e qellimeve të mëdha edhe në fushen e Pamvarsisë Kombtare. Duhet të ndalohemi per pak çaste tek veprimtaria Atdhetare Françeskane e At Gjergj Fishtës, që edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë Ai atje u prit si Poet Kombtar! Pamvarsisht, se Shqiptarët vazhdojnë si thotë sot një Mik i imi me “kullotë si delet”, studimi i At Fishtës, perditë e ma shumë sa vjen e bahet ma aktual dhe i domosdoshem per me u njoftë nga Rinia Shqiptare. Këte fakt sot e kemi edhe në letrat që asokohe Françeskanët komunikonin njenimetjetrin. Takimet e At Gjergj Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX tek na. Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”. Në letren e At Gjergj Fishtës kemi edhe një shenim me vlerë të madhe, ku parashikimi i Tij të duket se asht shkrue sot! At Gjergj Fishta porositë: “Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje.” (Po aty). Se kush ishin Këta Burra Shqiptarë, me zhguna deri në fund të kambëve dhe me një konop perbel, edhe këte e gjejmë të percaktueme po aty. Asht një fat i madh që Këta Françeskanë: “Per Atdhe dhane jeten”! Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Gjergj Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”. – E pra, Ky ishte Italian e, jo Shqiptar! E nuk duhet të shkëputemi as prej materialit që At Fishta në letren e Tij, ka komunikue me një tjeter Françeskan të madh, me At Pal Dodaj që asht Provinciali i të gjithë Françeskanve të Shqipnisë. Edhe Ky i pranguem nga Sigurimi i Ever Hoxhës së bylykbashit Gjinokastres, që vazhdon me sundue. Atëherë kur mendohej se Sigurimi i shtetit kriminal sllavokomunist do të mbyllte perfundimisht “Historinë e Lavdishme të Françeskanve Shqiptarë”, dhe kishte sajue edhe “futjen e armëve nen Elterët e Kishës Françeskane të Shkodres”, tue arrestue të gjithë Prelatët e Klerit Katolik në Shqipni, tue u nisë nga Imzot Frano Gjini, Imz. Nikoll Deda, Provinciali i Françeskanve At Mati Prennushi, Rektori i Fretenve At Çiprian Nika, Sekretari i zyres së Argjipeshkvit të Shkodres Don Tom Lacaj, gjindet mundsia nga Sigurimi, që me daten 8 Janar 1946 me u arrestue edhe At Pal Dodaj, vetem si Frat nder ma të besueshmit e Provincialit At Mati Prennushi. Rezultati asht i dijtun! At Palit i rreshtohen kryesisht veprat e shkrueme prej Tij, një histori që asht jo vetem e saktë po, edhe e plotë me dokumenta që vetem perforcojnë qellimin e Françeskanve Shqiptarë, që ku vune kamben aty mbeten gjithnjë gjurmët e Tyne që ngritën nalt qellimin e Perjetshem: “Fe e Atdhe”! At Pali ka shkrue në 1913: “Shqypnia e kohës së Mesme”. Ka ruejt me kujdes “Dorëshkrimet e Pader Gjeçovit” 1936; dhe, nuk mungojnë as vargu i disa artikujve të shkruem në Revisten e famëshme “Hylli i Dritës”, që edhe sot që kanë kalue 100 vjetë që janë shkrue, mbeten thesar i kulturës sonë, edhe pse fatkeqsisht duhet theksue se“janë shkrue në gjuhen Gegnishte Shqipe” që, nuk i pershtatet “Akademisë Antishkencore dhe Antishqiptare”. E një nder veprat e rujtuna me kujdes nga At Pali ishte edhe vepra e Schiroit, që ka perkthye bashkë me At Palin: “Codice di Lekë Dukagjini” (Kanuni i Lekë Dukagjinit), edhe ky u botue nga Akademia Italiane në Romë. E po të shihen me kujdes punimet e At Palit, si dhe rreshtimi i tyne në Dosjen 1302, duhet thanë e verteta:“Nuk ka gja mangut ajo Dosje, per pushkatimin e At Palit!” Dhe, pikrisht kjo ishte edhe kerkesa e prokurorit “dënimi me vdekje i At Palit”, që kur u dhane vendimet me daten 8 Janar 1948, u kthye në “denim të perjetshem dhe punë të detyrueme.” Jetoi edhe 3 vjet në Burgun e madh të Shkodres, ku i rrethuem nga dashunia e Rinisë Shkodrane, mbylli jeten e Tij me 5 Shtator 1951, tue porositë deri në minutin e fundit: “Dueni pakufi Fenë e Atdheun! Qendroni besnikë deri në minutin e fundit të jetës s’ Uej!” E ndoshta, kanë ma shumë me tregue Ata që ishin të pranguem pranë Tij. At Pal Dodaj ishte Zamak i bardhë i Flamurit Kastriotit!
Melbourne, 17 Qershor 2022.
AT GASPER SUMA O.F.M. (1897 – 1950)
Asht e njenës prej Familjeve ma të vjetra qytetare Shkodrane, që i dha këtij qyteti klerikun Don Lluk Suma dhe, politikan të njohun Angjelin Suma dhe oficerin Guljelm Suma. At Gaspri ( I pagzuem Mikel) asht i biri i Gasprit dhe i Roza Shirokës. Asht le me 23 Mars 1897. Shkollen fillore dhe të mesme i ka krye në Kolegjin Françeskan të Shkodres. Studimet e nalta teologjike dhe filozofike i ka krye në Insbruck t’ Austrisë. Asht Shugurue meshtar në Voltri Genova me 24 Korrik 1921 dhe, menjëherë asht kthye në Shqipni. Shkoi famullitar në Pishkash në 1923 – 24, Nikaj 1927 – 31, Toplanë 1932, në Theth 1943, Brigje Hot 1943 – 46, Gomsiqe 1946 – 1947. Në vitin 1923 – 24, asht me grupin antizogist në perkrahje të Vllazenve demokrat. Arrestohet në vitin 1947, tue u konsiderue edhe familje antikomuniste. Disa nga familjarët e At Gasprit ishin të burgosun para Tij, edhe ata si armiqë. Akuzohet se ka strehue armiq të pushtetit dhe, torturohet barbarisht derisa me 14 Prill 1950 vdes në Burgun e Shkodres, dhe rreshtohet me të tjerët si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Asht vorrosë në Rrëmaji.
Melbourne, 20 Qershor 2022.
AT KARLO SERREQI O.F.M.
AT KARLO SERREQI O.F.M. (1911 – 1954)
“Dënohet me vdekje me pushkatim, se nuk tregon Rrëfimin.” Arrestohet me 9 Tetor 1946, kur sherbente në Dukagjin se, nuk tregoi që ka rrëfye një të plagosun t’ arratisun nder male. Me vendimin e gjykatës atje të dates 18 Janar 1947 At Karlo Serreqi, dënohet me vdekje me pushkatim. Dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm. Shpjegimet e sakta të Dosjes 1268 i jep studjuesi Dr. Pjeter Pepa, ku na i shpjegon dredhitë e Sigurimit shtetit, si e si me e zhdukë këte klerik. At Karlo asht le në Shkoder me 26 Shkurt 1911 nga prindët Kol Serreqi dhe Maria Guga. Asht pagzue me emnin Ndue. Mori mësimet e para në shkollë Françeskane ndersa të naltat në Brescia Itali. Shugurohet në Torricchio të Italisë, me 29 Qershor 1936. U kthye n’ Atdhe dhe shkon me sherbye nder disa famulli si Curraj t’ Eperm, Raje e Berishë dhe Nikaj – Mertur. Nder ato Malësi nuk ishte aspak e vështirë akuza e Sigurimit kriminal të shtetit: Se, ke strehue të arratisun apo ke bashkëpunue me ata nder male, sepse kudo e kurdo, ata ishin në të gjitha krahinat malore e fushore të Shqipnisë, po edhe të njoftun si antikomunista e Atdhetarë të vendosun me vdekë per liri. Sigurimi i shtetit gjeti shkak per arrestimin e At Karlo Serreqit, me daten 11 Tetor 1946, kur u ba ndrrimi i kartmonellave, se kishte shpernda në njerzë të holla të disa arratisunve me i shkembye në besim, tue mos tregue se të kujt ishin tue fillue nga Pashuk Biba, Frano Sokoli, Mark Tugji etj. E randonte ngjarjen edhe permbajtja e disa letrave që At Karlo i ka shkrue disa fshatarve per me ndihmue të arratisunit tue i strehue në shtëpija.Dihej se gjoja At Karlo kishte strehue edhe Nik Sokolin e ndihmue me bukë. Pranon se me familjen e Kol Bib Mirakaj ka ruejt miqësinë ata pak muej që ata ishin pa u interrnue në fillim të vitit 1945. Mjaftonte edhe vetem një ditë per me t’ akuzue si “armik i popullit”. Shpjegon edhe ardhjen atje t’ Osman Gazepit, që i kishte lanë një mitraloz. Pranon nga torturat se ka Rrëfye atje Lush Martinin që asht plagosë në perpjekje me forcat e Ndjekjes. Tregon se atje ka Rrëfye edhe një t’ arratisun tjeter, po nuk mund të tregojnë njeriun dhe Rrëfimin e tij, mbasi asht “çeshtje Fetare dhe nuk mund të flasin.” Tregon që ka Rrëfye t’ arratisun por, lidhje nuk ka pasë me asnjenin.Nga të arratisunit nuk kam marrë as të holla kur asht ba ndrrimi i tyne. Hetimet i ka vazhdue me Xhemal Selimin që njihej si torturues i sigurimit shtetit. Ky hetues e akuzon per bashkpunim me fashizmin dhe At Anton Harapin. Per lidhje me t’ arratisun dhe ndihma në të holla, si dhe rrezikshmeni tue i kerkue trupit gjykues pushkatimin e At Karlo Serreqit, si armik i Popullit. Me 17 Janar 1947, Prokurori Namik Qemali e akuzon edhe per shkembim të një sasije monellash, gja të cilen avokat Ferdi Kumbaro nuk e pranon, tue i kerkue gjykatës: “Pafajsinë e At Karlo Serreqit i ngarkuem n’hetuesi pafaj.” Këte pafajsi At Karlo e argumenton edhe Ai vetë me daten 16 Janar 1947, para Kryetarit gjyqit Misto Bllaci, Antarë Loni Dimishi e Anastas Koroveshi dhe ripersëritjes së akuzave fallco. Tregon se asnjëherë nuk ka pasë asnjë lidhje me t’ arratisun dhe as njohje personale me shumicen e tyne. Kur ju lexuen thanjet e të tjervet At Karlo i pranoi pjesërisht ato që s’ishin shpifje. Megjithate, gjykata persëriti edhe njëherë dënimin e At Karlos me vdekje. Atëherë pritej apeli nga Kuvendi Popullor i Shqipnisë. At Karlo Serreqi, ishte i njohun si qytetar i panjollosun me fajet që akuzohej, po edhe fajet per të cilat Ai akuzohej nuk kishin asnjë bazë vertetsije, gja që vertetohet. Në Dosjen personale të At Karlo Serreqit, lutja per rishqyrtimin e dënimit të Tij asht ba dhe nenshkrue nga vllau i Tij Angjelin Serreqi, banues i qytetit të Shkodres, i njoftun nder qytetarët e nderuem dhe me prejardhje shumë të paster si dhe, me kontribut Atdhetar të vazhdueshëm edhe si Fis. Në lutjen që i drejton Kuvendit Popullor, Angjelini shpreh edhe besimin e vet per pafajsinë e vllaut At Karlos, per të cilin ka bindje të plotë se Ai jo vetem asht i pafajshem, po as nuk e perpjekë asgja me akuzat ndaj Tij. Me daten 21 Nandor 1947, Këshilli i Gjykatës së Naltë Tiranë, me kryetar Niko Çeta, mbasi mori në shqyrtim vendimin e gjykatës së dhanun per At Karlo Serreqin, dhe mbasi shqyrtoi akuzat e bame ndaj tij, ajo e ndryshoi Vendimin, tue e kthye në “dënim të Perjetshem”. Ndoshta, një rast i rrallë po, i pranueshem mbasi At Karlo Serreqi njifej si i këtillë edhe nder fshatrat ku ka sherbye që në moshen e Tij të re po, gjithmonë tue veprue me pjekuni, pasterti dhe perkushtim në detyren e Tij Fetare dhe Atdhetare. Per vazhdimin e dënimit të Perjetshëm Ai dergohet në Burgun e Burrelit. Këthimet e dënimit me vdekje me pushkatim, në dënime të “Perjetshme” e që janë të shpeshta dhe të shumta, kerkojnë një sudim të veçantë, mbasi ata shpesh kanë pasë qellime të njajta mevendimet “me vdekje me pushkatim”, po, per mos me shtue shifrat e të vramve, i kthenin “dënim i perjetshëm”! Nga disa emna të njohun që mund të pushkatoheshin, shohim kalimin e tyne nder burgjet e “perjetëshme” të Burrelit, Gjinokastres etj. Atje Ata kanë kalue pak vite dhe aty Ata kanë vdekë, tue ju humbë edhe kufomat. Këte fat të zi pat edhe At Karlo Serreqi me 4 Prill 1954, nga ifrakti i zemres. Rastet si ky i At Karlos, janë jo të pakta se pjesa ma e madhe janë arkivue në “dosje t’harresës” dhe, as nuk zehen me gojë se Ju humben kufomat e Tyne. Pjesa e madhe që ishin n’ ata burgje gati asnjëherë nuk asht pranue si “e pafajshme”, po me rrugen e terthortë të zhdukjes në heshtje, ata hyjnë në të vdekunit e burgosun. E kjo vdekje asnjëherë nuk ka njohë “pafajsi” per ta. E pse Trupat e Tyne të vdekun nuk ju dhane familjeve të tyne per vorrosje?Jo, jo, në asnjë mënyrë, se kishin me plotsue dënimin e “përjetshëm”, tue ia tretë kufomat, të cilat mund të kerkoheshin edhe mbas 25 ose 30 vjetësh!! E sot, asnjë gati nuk dihet as ku asht tretë Trupi i Tij, mbasi ishte “armik”, po i kujt nuk thohet, se ata që i tretshin kufomat ishin të “zgjedhunit”! Dihet vetem një fakt: Se kush ka vdekë në Burgun e Burrelit, hidhej nga dy ose tre polic tek “qerrshija”, ku kalbeshin dhjetra kufoma të zhdukuna. Këta vertetë nuk u pushkatuene, por Trupat e Tyne psuen të njajtin fat. U zhdukën pa asnjë Shenjë tek koka dhe pa asnjë pikë lot nga trashiguesit. Ajo që bije në sy nga këto vdekje të mnershme nder burgjet komuniste asht edhe fakti që nder ata burgje ishin të gjetun per zhdukje të perjetëshme edhe policët, të cilët merreshin me zhdukjet e kufomave të tyne. Duhet me thanë të verteten se pak ose aspak polic kanë tregue vendvorrosjet ose ma mirë me thanë: “Ku u tretëshin kufomat e të burgosunve që vdisnin nder ata burgje shfarosje të Atdhetarve tanë, si dhe të Klerikëve katolik.” Kryesisht, ajo që veprohej me kujdes nga agjentët e Sigurimit të shtetit në raste vdekjesh nder burgje ishte “diagnoza e percaktueme nga mjeku”, që asnjëherë mos me u krijue dyshim nga familjarët e viktimës se, “vdekja ka qenë pasojë e ndonjë veprimi nga oficerat e sigurimit.” E raste të këtilla jo vetem që njihen të shumta, po njihen shumë pak raste vdekjesh natyrale. Ndersa, nuk perjashtohen edhe rastet e kerkesave të hetuesve per me hapë edhe njëherë Dosjet “me shtesa emnash të rinjë”, tue i akuzue gjoja per ato akuza që janë lanë me qellim, pa u zanë me gojë në hetuesinë e kalueme. Kjo rrugë ishte aq e shpeshtë sa zhdukte kushedi sa persona mbas sa kohe kur, “Dosja” mendohej e mbyllun dhe një personit i ishte falë jeta. Ndoshta, edhe pse kishin kalue vite, veç kur hapej fjala se “x person vdiq nga zemra” dhe, mbyllej “Dosja” me një dokument fallco të firmosun nga një mjek. Asnjëherë nuk kanë me u dijtë të vertetat e vdekjeve nder burgje komuniste, mbasi “faktin e vertetë”, viktimat e kanë marrë me vete në Gropa pa emen! Sot perkujtojmë një prej Këtyne Viktimave të Burgut Burrelit, i cili nuk la asnjë gjurmë mbas dënimit të “Perjetshëm”, edhe pse ishte shumë i rinj, i paster, Atdhetar dhe Klerik i Perkushtuem, që Rinia Shqiptare do t’a ruej perjetë në kujtesen e vet si: Zamak i Flamurit Kastriotit!
VDES PREJ TORTURASH DON EJëLL DEDA
DON EJëLL DEDA (1917 – 1948) “Kam ndigjue keq per komunistat, aq sa vetë Mehmet Shehu ka pi gjak njeriut”. Don E. DEDA (1947). Shpesh njeriu mbetet para një fotos tue mendue me vete: “Sa shumë i ka takue me kalue një popullit aq të vogel, sa ishte Populli i vuejtun Shqiptar”! Don Ejëll Deda ishte djali i një familjes qytetare të Shkodres, i lemë me 23 Mars 1917. Shkollen fillore e kreu nder Freten, ndersa të mesmen n’ Jezuit. Asht Shugurue meshtar me 24 Shkurt 1943, në kishen e Jezuitve nën kujdes të Don Mikel Koloqit. Meshen e parë e thotë në kishen Kathedrale Shkoder. Emnohet famullitar në Bushat. Per fat studjuesi Pjeter Pepa ka lanë kujtime të sakta per Priftin e rij dhe të perkushtuem, në rrugen e vështirë të Tij. Ishte vertetë i rij po shumë i përgatitun dhe me një oratori shumë terhjekse per besimtarët e asaj famulli, ku gjithnjë shquheshin klerikët e saj. Shpesh besimtarët e këshillonin me pasë kujdes kur predikonte, se mos bije në sy të sigurimit dhe e arrestojnë dhe po mbeten pa Prift. Po Don Ejëlli i thonte i lutem Zotit, që të mos rreshtohej në burgje me të martirizuemit, dhe të vujtunit e, sa per Famullinë e Tij do të mendonte Zoti. Në fakt kishte ra në sy si antikomunist, po tue kenë prift dhe predikatar i mirë, sa vinte dhe vështirsohej gjendja e Tij, mbasi sigurimi atë detyrë kishte faj e pafaj: Vumje prangash dhe formime akuzash ku ishin ma të rrebtat per klerin. Arrestohet me 12 Nandor 1947 dhe provon turturat ma mizore të sigurimit kriminal e vrastar të diktatorve barbar të Shqipnisë “porsa të çliruar”!! Hapet “Dosja 7327” nga hetuesi i njohun Ali Xhunga, masakrues i njohun. Fillon deponimet Don Ejëlli nga shkollat e perfundueme dhe idea që i ishte formue per komunizmin, kur kishte ndigjue që Mehmet Shehu ka pi gjakun e njeriut. Tregoi keqardhjen per mbylljen e Revistave fetare e perndjekjen e klerit pafajshem Katolik. Flet edhe per diktaturen ruse që asht në pushtetin e qeverisjes shqiptare. Tregon edhe një ngjarje të disa fshatarve që ishin aso kohe në mendimin e arratisjes, po nuk ishte takue prej kohësh me ata. Aspirant Ali Xhunga tregon edhe inventarin e pasunisë gjetun tek qela e Tij. Kryesisht në dosjen e Don Ejllit bie në sy perpjekja e hetuesit Ali Xhunga, që me lidhë Don Ejllin me Organizatën “Bashkimi Shqiptar” të Shkodres. Ajo që randon procesin e Don Ejllit asht akuza se: Gjoja ka nxitë grupin politik të Bushatit, me dalë nder male dhe nën drejtimin e Vlash Çunit, me luftue kunder pushtetit popullor bashkë me një grup të paknaqun fshatarësh. Kur shperthej Lëvizja e P0stribës nuk kam dijtë gja, e mora vesht nga populli. Po ashtu, edhe mbas pak kohe kur flitej se tek Kisha e Fretenve janë gjetë nën elterë armë e dokumenta, unë nuk e kam besue ate ngjarje. Ky klerikë shenohet në proces nga Ali Xhunga, ka pasë lidhje edhe me Dom Tom Lacen me të cilin, kanë organizue simbas udhzimeve të marruna nga naltë, luftë të armatusun kunder Pushtetit. Don Ejlli asht organizator i kësaj Lëvizje. Në Proces verbalin e gjykatës shenohet: Prokuroria Publike e Prefekturës së Shkodres, me aktakuzen e saj nr. 8, (datë s’ka) i solli kësaj gjykatë aktet hetimore të rrjedhura kundra të pandehurit Dom Ejëll Deda, nga Shkodra dhe banues në Bushat, famullitar i këtij fshati, per fajin se: Si klerik ka punuar vazhdimisht per të përgatitur terrenin per okupimin e vendi tonë nga fashizmi. Gjatë luftës ka propaganduar kunder Lëvizjes N. Çl., duke e paraqitur komunizmin si të pafe e komunistët si njerëz që pijnë gjak njeriu. Mbas çlirimit, tue fillue nga lidhjet me Organizaten “Bashkimi Shqiptar” e, tue vazhdue procesi si masiper, mbyllet tue paraqitë vetë Dom Ejëll Deden, si organizator i grupit antikomunist, per me rrëzue pushtetin popullor. Në famullinë e Tij shenohet se edhe ka propaganduar tek fshatarët t’ arratisen. Trupi Gjykues i përberë nga kryetar: Kapiten II Pertef Alizoti, anëtarë toger Basri Idrizi e Anastas Koroveshi, në prani të prokurorit Qemal Llazani, solli të pandehurin nga burgu, u pyet dhe tha se, quhej Dom Ejëll Deda, i biri i të Ndjerit Gjon dhe i Drandes, vjeç 30, i lindun në Shkoder e banues në Bushat me shkollë të naltë teologjike. I arrestuem me daten 12 Nandor 1947. U pyet per akuzen dhe tha: Studimet e nalta i kam krye në vitin 1943 në Shkoder e u emnova në Bushat. Nuk më ka ardhë mirë per pushtimin nga Italia. Unë e kam urrye Lëvizjen N. Çl., e nuk doja të vinin ata në qeverisje t’ Shqipnisë. Vendim i Gjykatës: Persëritet edhe njëherë materiali i përgatitun nga Aspirant Ali Xhunga. Ai shenon: “Sado që i pandehuri Dom Ejëll Deda u mundua të mohojë të vertetën. Kjo provohet nga atribuimet që i bëjnë njeritjetrit.” (Dosja 7327) “E verteta” nder dosjet e Sigurimit ishte vetem ajo që shkruente hetuesi ose prokurori dhe, që merrej per bazë nga gjykata me të shkurtue edhe jeten. Në bazë të nenit.., Ligji 372, i dt. 12 Dhjetor 1946, mbi fajet penale kunder Shtetit e Popullit, e cilëson fajtor Dom Ejëll Dedën dhe, e dënon 10 vjetë me privim lirije e punë të detyruar. I ngarkohen dhe shpenzimet e gjyqit, 54 L.”I dënuemi Dom Ejëll Deda, nuk bani as dy vjet burg nga dënimi i dhanun, mbasi torturat shnjerzore e kishin ba të veten. Kaloi pjesen ma të madhe të kohës në spitalin e burgut, ku Don Ejlli edhe vdes në moshen 31 vjeçare. Ishte 31 vjeç kur u nda nga kjo jetë plot vuejtje, mundime, tortura e shpifje! 31 vjeç mbytet nder tortura pa asnjë provë fajsije, vetem me hamendje tue u nisë sesi Klerik Katolik, ky nuk na do ne, prandej edhe duhet zhdukë. Edhe tortura ishte mjet shfarosje per njerzit që urrente Sigurimi i shtetit. E kjo që ka ngja me Klerikët Katolik në Shqipni, nuk besoj se njihet nder vendet tjera komuniste jo vetem të Lindjes, po as në ata ma të mbrapambetunat.Nga jeta e Këtij Martiri të Kishës Katolike në Shqipni, ruhet një Kujtim: Nga një dëshmi e Don Lazer Sheldisë në Brazil aso kohe, tregon sesi kishin rreshtue persekutuesit 11 vetë per ekzekutim të menjëhershem me 4 Mars 1946, mbas Vorreve të Rrëmajit në Zallin e Kirit. Aty ishte i pranishem dhe Dom Ejëll Deda e një doktor italian, që do të dëshmonte ekzekutimin e tyne. Reshti i të burgosunve i fali ekzekutorët e tyne e thirrën, per lavdinë e Zotit e të Shqipnisë, nderkohë që armët filluen me hapë zjarr. Ata ranë përtokë tue perqafue njeni-tjetrin. Dom Ejllit ju dha një mundësi e pazakontë, që t’i ndante aty t’ekzekutuemve Sakramentet e fundit. Ndersa vepronte kështu, Ai zhyste një copë të madhe pambuk në Gjakun e sejciles viktimë. Sot kjo Rrelike pambuku asht ruejtun në një prej Familjeve katolike të Shkodres. (Dëshmi e Don L. Sheldisë). E pa kalue viti në burgun e Shkodres, i shkatrruem fizikisht nga torturat mbi trupin e Tij, vdiq edhe Don Ejëll Deda, në moshen e bukur 31 vjeçare. Po me humbjen e jetës së Tij, humbi edhe Trupi i Atij Meshtari Martir! Kujtimet e atyne ditve të zeza që ka kalue Shqipnia dhe kryesisht Shkodra, sot shumica janë të pabesueshme nga vetë rinia Shqiptare. E kur njeriu hapë një bisedë per me tregue një ngjarje si kjo, e 31 vjeçarit Don Ejëll Deda po, në qytetin e Shkodres ku janë zhvillue këto tmerre të mnershme, shumë vetë të pranishem hapin sytë e të shikojnë të çuditun dhe habiten sesi asht e mujtun me pasë ngja një barbarizem si ky, me një djalë universitar 31 vjeçar në qytetin e kulturuem të Shkodres, e pse? – Ishte Klerik Katolik Shqiptar! Sot Rinia Shqiptare asht para fakteve dhe detyrave të mëdha, ndonse pjesa ma e madhe kerkon shpetimin me ikjen jashta shtetit “rilindur” komunist. Nuk asht e gjetun rruga e vertetë e shpetimit! E njëditë, Europës do të vijnë e ti kujtohet se, kjo Rini Shqiptare që po përhapet nëper Botë pa asgja mbas shpirtit: Asht Rinia trashigimtare e Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit, bash e Atij Skenderbeut, që Ju la trashigim Gjakun e Shqiptarit!
Melbourne, 27 Qershor 2022.
DON JAK BUSHATI (1890 – 1949)
Jak Kolë Bushati asht le në Shkoder me 8 Gusht 1890. Nga dukumentacioni i ruejtun shihet kjartë origjina e Familjes së Tij qytetare Shkodrane. Jaku nga vllau i madh Filipi merr me andje dëshiren per shkollim dhe, tue Ju kushtue thirrjes shpirtnore hyn në shkollen Françeskane të Shkodres. Asht nder studentat që bije në sy per perkushtim dhe sjellje shembullore. Rregjistrohet në Seminarin papnuer në Shkoder ku, në vitin 1909 dhe, i ka perfundue studimet e nalta si Meshtar shekullar në Maji 1915, plot 25 vjeç. Fillon detyren meshtarake në Abacinë e Mirditës, në Nderfanë, një krahinë shumë e vorfen, me zakone tipike të egra të Mirditës, ku Meshtari i ri në një periudhë të shkurtë njifet me boten e tyne të panjoftun, kryesisht në lidhje me gjakmarrjen dhe vrasjet shpesh edhe të dhunëshme, ku me guxim dhe një perkushtim të veçantë shpesh me rrezik koke, zbaton detyren e vet. Njohja e gjendjes ekonomike e shtynë per zbatimin e dy veprave të mëdha e sidoemos per kohen mbeten historike: Ngritja e një Kishe të bukur në Gëziq dhe, hapja e një shkolle në vitin 1936, dy vepra të perjetëshme që e daltojnë emnin e Nderuem të Don Jak Bushatit në Historinë e Lavdishme Shqiptare. Duhet theksue se Kleri Katolik Shqiptar kudo që ka vue kamben e zbathun, kishte parim kryesor dhe detyrë shpirtnore formimin kulturor të vendasve, gja që fatkeqësisht pushtimi sllavokomunist ka punue dhe punon gjithnjë per fshimjen e atyne fakteve të pamohueshme nder shekuj të shekujve. Asht fakt moszanja në gojë e Shkollës së Shirokës nga Don Zef Ashta në 1874. Don Jak Bushati në vitin 1946 transferohet në Kallmet të Zadrimës, fshat ma i mirë nga gjendja ekonomike, por i mbikqyrun dhe i kontrolluem nga Sigurimi shtetit shumë ma teper se zonat tjera të Zadrimës. E nuk duhet të harrojmë asnjëherë se bahet fjalë per vitin 1946, viti i mnershem kur Kleri Katolik Shqiptar masakrohet si asnjëherë në historinë e Tij Dymijvjeçare. Ishte muej Prill 1949 kur, Don Jak Bushati arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist dhe prej Dosjes Tij shenohet nga studjuesi Dr. Pjeter Pepa akuza: “Në materialet arkivore ndodhen dokumentat se Don Jak Bushati në disa procese del se ka qenë prift. Në kishen e tij janë organizuar mbledhje.” E, si gjithnjë vazhdon hetuesia me shpikjet e saja per zhdukjen e Don Jakut. At Aleks Baqli ka tregue se Don Jaku merrej në pyetje disa herë në ditë dhe kthehej në birucen e Tij i pergjakun në gjendje kome. I kerkohej të mohonte Krishtin, dhe se eprorët i kerkonin organizim veprash kunder pushtetit. Ai jo vetem nuk i pranonte po dhe i mohonte si shpifje të paverteta kunder Tij. Dosja e Don Jak Bushatit duhet studjue per të pa si u masakrue Ky Klerik? E kanë lanë të varun per shpatullash nder trenat e hetuesisë me disa ditë. Në trupin e Tij kanë provue me ngulë gozhda të skuquna derisa ftohen. I kanë ngulë kunja pishe nder thonjët e gishtave per ditë të tana. E kanë lanë pa ngranë dhe e rrahnin në kamxhik deri sa i gjakosej trupi. Po, Don Jak Bushati kishte vendosë me vdekë Klerik i Vertetë i Fesë Krishtit e, per asnjë moment jo vetem s’u ligështue, po Besimi e forconte ma shumë.Ishte fillimi i vitit 1949, kohë dimni dhe të ftohtit fortë, kur po në hetuesinë e Lezhës ishte i arrestuem dhe At Konrrad Gjolaj. Më ka tregue dy momente që At Konrradi i ka pa me sytë e Tij, kur po torturonin mizorisht Don Jakun që, n’ atë kohë aq të akullt, kur trupi nuk ju ngrohte me muej të tanë, kishin marrë të shkretin Prift në të 60 vjetë dhe, e kishin zhytë në ujë të pistë, në një podrum të hetuesisë, ku edhe dritaret ishin pa xhama. Trupi i Don Jakut ishte i zhytun deri nenstjetulla dhe duert’ e lidhuna mbrapa. Kjo torturë me Don Jakun vazhdonte me ditë e natë paasnjë ndërpremje, madje jo vetem i mungonte ushqimi, po edhe ujin e pinte të pistë. Nga ora 23.00 e natës, ate e merrnin policët dhe e dergonin në birucë, ku mbyllte pak orë sytë. E, pa dalë drita rreth orës 6 të mengjesit e sillnin prap dhe ashtu të lidhun me hekra, e zhytnin prap në ujin e ndytë të podrumit hetuesisë. Koha kur Ate e rrahnin e torturonin në ndonjë zyre hetuesije, ishte koha që nuk ishte i zhytun në ujin e pistë. E kjo vazhdonte me muej të tanë panderpremje. Shpesh, thonte At Konrradi, kam mendue me vete këte gja: “Ku ishte gjithë ajo urrejtje e mbledhun tek ata hetues kunder Don Jak Bushatit?!” Asnjëherë s’ mujta me u perqendrue në një mendim që të më dukej i saktë!! Kishin kalue ditë e muej, kur njëditë një polic disi ndryshej, m’u afrue tek biruca ime dhe më tha: “Don Jakun e nxorem nga uji të vdekun, ishte ngri nga të ftohtit dhe ka dhanë Shpirtë!!” Mu mbushen sytë me lot dhe u ula nder gjunjë dhe u luta per Shpirtin e Don Jakut, që me siguri ishte pranë Jezusit, per të cilin Ai edhe u flijue! E pashë kur kaluen me Trupin e Tij në korridor…Vazhdova me u lutë per Atë Burrë që vdiq: “Ushtar i Krishtit! Don Jak Bushati asht kenë një Klerik Katolik, që vuejtja nuk e ka thye, po deri me 12 Shtator 1949, Ai ishte Zamak i Flamurit Kastrotit – Skenderbeut.
Melbourne, 1 Korrik 2022.
DON ALFONS TRACKI (1896 – 1946)
“I HUMBUNI” DON ALFONS TRACKI!
“Misionarët në Shqipni vritën tri herë, pushkatohën, harrohën dhe, të tretën herë, Ua dhunojnë edhe vorrin e Tyne”. Vetem kaq: “I humbun”, shënohej ndër të gjithë rregjistrat e klerikëve që ishin mbrenda “perdës së hekurt”, e ndoshta, përgjithmonë mbetej ashtu. Jo vetem, nuk asht e meritueshme që shumë figura të ndrituna të historisë sonë kombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës, por jo ma pak përgjegjësi historike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, të cilët, në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuen me fakte se toka Shqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i Tyne. Kjo asht arsyeja kryesore që më shtyni me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhun misionar nga Breslau. Don Alfonsi asht le nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin 1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishte edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e Dytë Botnore, ndërsa e motra e tij Kordola, mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka përfundue. Alfonsi i ri, pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me forcat Austro-Hungareze. 191 Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht, kur Breslau i kalon Polonisë. Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i karakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. Ka lanë në një anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën Shqiptare. Ai e admiroi këtë armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë, bashkë me të gjithë atdhetarët shqiptarë kishte ngritë nalt edhe njëherë flamurin e Gjergj Kastriotit, tue i ba të ditun Botës se Shqiptarët janë këtu. Edhe pse kishim kalue pesë shekuj robni të dhunëshme fara e krishtënimit jo vetëm nuk ishte shue, por kishte marrë aq hov sa me shumë frikë e thom, “drue se nuk përsëritet kurrma!” E, ku i kanë vorret Herojt? – Kurrkund! Imzot Mikel Koliqi më tregonte se veprimtaria e Don Trackit, ishte baza e “Veprimit Katolik” në Shqipni. Krahas veprimtarive sportive e zejtare vendin kryesor e zente aktiviteti atdhetar. Vazhdon edhe ai vetë Seminarin Papnuer të Jezuitve dhe i përfundon studimet teologjike në Bosnje. Në vitin 1926 shugurohët meshtar. Fillon menjëherë aktivitetin fetar në Shqipni. Formon lidhje të ngushta e miqësore me meshtarët Shqiptarë Don Kolec Prennushi, At Pjetër Meshkalla, vëllaznit Gazulli, që simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër. Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirë grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. Ndërhymja e Bajraktarit të Shkrelit, Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, me kusht mos me qëndrue në Shkodër. Ai shkoi në qendrën malarike të Velipojës ku banonin malësorë të ramë nga Alpet. Zotnonte mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Njohja e zakonëve të malësisë e vëndoste në krye të vendit mbasi shumë shpesh, malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit ndër kuvendët e tyne. Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u shmangë vëllavrasja. Kjo arësye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranë organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte ma vonë në duert e gjermanve. Po cili kje shpërblimi që mori prej nesh? Në vitin 1944 Hausdingu i shpjegoi Trackit, se edhe në Shqipni ka shumë ngatrresa të mbrendshme dhe se mundësia e ardhjes në pushtet asht e komunistëve, mbasi ata i ndihmojnë edhe anglezët prandej, eja me né, se do të kenë edhe ndryshim sistemesh dhe ti do të konsiderohësh edhe gjerman. Pavarësisht se ti i ke ndihmue shumë shqiptarët nuk ka me t’a dijtë kush për nderë pra, mos e rreziko jetën me qëndrue këtu!Tracki ju përgjegj: “Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam ardhë në Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe as si pushtues. Këtu unë kam Atdheun e dytë, Shqipninë, të cilit, i kam shërbye si Meshtar dhe këtu, due të vdes si Shqiptar!”. Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu. Për me evitue përpjekjet me partizanë në ditët e para të 1945, ai shkoi në malësi tek priftnit Nikoll Gazulli, Luigj Pici, Ndre Zadeja dhe se fundit tek Don Injac Gjoka. Aty e njoftuen se kërkohet nga disa partizanë, që në Velipojë e kanë shpallë armik.
Ato ditë edhe Ndoc Jakova kishte ikë nga ushtria mbasi fillojnë përshpëritjet se Ndoci, asht i lidhun ngusht me klerin katolik. Edhe Ndoci shkon tek Don Injaci, ku takohet me Trackin dhe të dy bashkë shkojnë në Shpellë të Mëri Kokës në Stenë. Po kalonte vitin me grupin e Gjergj Vatës, Martin Sheldisë, Gjelosh Lulit, Mark Malës, Nikoll Prenk Dedës, Pjetër Gjokës etj. Jeta e malit dihet. Tracki nga Breslau në shpella të Veriut. E, pse? Për ata që njohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica e madhe që ka ba Tracki. Terroristi Zoji Themeli, kryetar i seksionit Mbrendshëm të Shkodrës më 31 dhjetor 1945, e njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk ka elementa fetarë me kombësi gjermane.” (Dosja 1885). Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës nisën për në Dushman, mbasi ishte ba një vrasje atje gabojnë rrugë. Koha e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje Ndoc Jakova. Në shpellë ndigjohen disa krizma armësh që u shuen shpejt. I pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin sinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse Ndoci nuk po i ban me dijtë, shka ndodhi!? Vrojtojnë me kujdes jashtë dhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake, që ushtojnë pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës. Pergatitën me ça rrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergji, mbasi dinte shtigjet, të tjerët u nisën mbas tij. Don Alfonsi nuk pranoi me marrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka kundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun me shkue kah Ndoci, parandjente dishka të keqe dhe u nis. Kur mërrinë tek vendi gjenë Ndocin e plagosun randë që ishte i lamë me gjak. Ndoci e njeh. Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt. Si një babë i mirë që shtërngon fort djalin e vet në fund të jetës. Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi, madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë se nuk kam armë, tashti ejani kur të doni se unë e kreva detyrën teme!” E lidhën me litar duersh dhe e sollën në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pa ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit. Përpilohët, si gjithënjë një proçes falls (me sekretar Kol Kirin), ku nuk mungojnë as shpifsit, po as trilluesit kundër misionarit të pafaj që kishte shpëtue sa jetë të rinjësh nga duert e nazistëve si: Çesk Kabashi, Zef Kol Preka, që me paturpësi e akuzon Trackin se i kishte kërkue 200 napolona me i shpëtue djalin, apo një vagabond si Gjovalin Mazrreku, që e quen me fjalorin e njohun të tij t’ agjentit sigurimit: “Fashisti i poshtër Don Alfons Tracki”. Debili Rustem Sykja e akuzon për propagandë naziste etj. Shpërblimi i veprës së misionarit të palodhun ndaj atyne të rinjve që i kishte ndihmue pa dallim feje dhe që, ndodheshin në sallën e kinema “Rozafat”, ishin thirrjet e tyne mizore dhe të paturpëshme: “Plumbin ballit, kriminelët në litar!” *** Tracki deklaron në gjyq (Dosja nr. 1885): “Për doktrinën fashiste kishe me thanë se kjo ka gjetë njeriun dhe njeriu kokën. Sa për nazizmin, unë jam gjerman por, nuk jam nacional-socialist. Nuk jam as nuk due me kenë mbasi si doktrinë asht e gabueme. Na kurrfarë ndihmet nuk i kemi dhanë. Tham se fashizmi dhe nazizmi janë njilloj, e duhet me kenë kundër. Unë me politikë nuk jam marrë, pyetni ata që kam ndejë me ta. Prifti po të merret me politikë sharron, prandej edhe kam ndejë larg. Ndersa tek Oberlajn dhe Dr. Hotnik nuk kam shkue, kishin zyre të tjera se merrëshin me hetime politike. Në rrethin “Veprimi Katolik” flitej për fenë. Propagandë kundër Bashkimit Sovjetik nuk kam ba, por si gjerman kam dashtë me fitue Gjermania në luftë kundër Rusisë. Kam kenë tek Hausdingu, por kjo nuk don me thanë se jam nazist. Fillimi i luftës ka kenë i padrejtë. Për Gjrmaninë naziste jam gëzue që ka mbarue. Nazizmi nuk asht potencë që ka dalë nga populli por me dhunë. Nuk e lente kush fitorën e nazizmit, se ishte çue gjithë bota kundër. Delegati Apostolik nuk ka shkue te Hausdingu, por më ka çue mue për disa dezertor italian, për pilotët, po, kam ndërhy dhe u asht falë jeta. Mos me ndigjue me ba përkthime në Gestapo nuk e queja gja të mirë, mbasi unë punoja në interes të popullit shqiptar. Unë dola në mal se partizanët nuk ishin ushtri e rregullt, vepron kushdo në kokën e tij, të vrasin dhe të përsekutojnë. Me Ndoc Jakovën kemi nda bukën dhe sende të tjera, që na nepshin katundarët, por edhe kemi ble. Partizanët kur na kanë rrethue në luftë, unë jam diftue ushtar! Nuk kam dijeni se Papa ka bekue armët. Unë këtu kam kenë në Atdheun tem.” Po japim disa mendime politike të Trackit: “Krotnik më ka thanë se na po shkojmë, por ky popull asht në grindje në mes të shoqi-shoqit e mund të fitojnë komunistat, se i ndihmojnë anglezët. Për majorin Nil, ishte dy ftyrash, ndryshej me Sali Myftinë, e ndryshej me Nik Sokolin. Gjermanët donin me lanë oficera në Dukagjin por në tetor ky urdhën u prapsue. Zef Mirashi e Gjergj Vata më kanë tregue se Muharrem Bajraktari asht Komandant i Përgjithshëm. Anglia e Gjermania e luftojnë shoqi-shojnë për jetë a për dekë e në Shqipni, të thuesh bashkë-veprojnë. Këto të pohueme janë fakte, por si shpjegohën? – Unë nuk dij me dhanë përgjegje. Por, një fakt asht se, që Anglia si e ka pasë ma përpara edhe tash don me pasë konceptin e sundimit. Sundimin e Evropës e don! Historia e vërteton se ekujlibrin ndërmjet shtetëve të Evropës don ekskluzivisht me e rregullue Anglia. Shembujt janë: (Holanda, Spanja, Franca – lufta e pafund e njiqindvjetve, Lufta e I-rë dhe e II-të Botnore), e tash? – Mue më duket se në hesapë të vet Anglia nuk ka shti një Rusi të evolucionarizueme e prandej, tash mbas Luftës së II-të Botnore, nuk i del besoj hesapi si ka mendue e dashtë. Shtetet e ndryshme të Evropës edhe të vogla tue përdorë të drejtat e veta të fitueme me gjak nuk po këcejnë ma simbas vishkëllimit e taktit të Anglisë, e nuk po pvesin atë për trajtimin e qeverimit të vet, me një fjalë i kanë dalë dorët Anglisë.Rregullimi i Evropës nuk asht ma në dorën e saj si dikur. Ardhjën e Gjermanisë në Shqipni nuk mund ta konsideroj as mirë as keq mbasi jam gjerman, por mbas principit tem – lum i forti – por edhe kjo prap asht ide e gabueme! Ndoshta për problemet kombëtare të Shqipnisë gjermanët kanë punue mirë, mbasi Kosova me tokat tjera që i përkasin truellit Shqiptar e ja kanë marrë, kam frikë se nuk i kthehën ma. Populli më ka pyet: “A të shkruhemi fashista?” – Unë i kam thanë se edhe po të shkruheni nuk asht ndonjë dam se merrni harxh, por nuk i kam thanë se po mos të jesh fashist – nuk je katolik, për milici i kam thanë mos u shkrueni! (Ky asht një dorëshkrim i Trackit, fq. 9,10.). Kam kenë në Meshkallë (Shllak) më 31 dhetor 1945 dhe jam nisë te Don Injac Gjoka në Mazrrek, ku kam pritë anmisti prej Don Luigj Picit e Luigj Mjedës. Më 12 janar kam shkue në shpellë tek Gjergj Vata e Nik Sokoli. Më 13 shkurt 1946, më kapën partizanët.” *** Me datën 17 korrik 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zurdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varje në litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki , dënohën me vdekje, me pushkatim. Don Alfonsi nuk kishte asnjë lidhje me grupin. Me datën 17 korrik, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga avoketnit e secilit të dënuem me vdekje. Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën e Lartë në Tiranë, nga: Kryetari, major Frederik Nosi, antarë kap.Veladin Zejneli e kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhe vëndosi:.. Me datën 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me shkresën nr. 902/7 se: “Në bazë të vëndimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët: Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni. Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi, nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë. Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.
***
Ekzekutimi u krye në orën 5.00 të datës 18 korrik 1946, po kërkesat e të dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi Popullor? Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë asnjë lidhje me ta? Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos edhe ky ishte “kriminel”? A duhet besue se me të vërtetë Kel Abatit ju fal jeta mbas ekzekutimit? Një vrasje gjoja e shpejtueme!! “Lojë komunistash!” Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo! Vrasësit gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma i mirë i tyne asht harresa! Po, mos harroni se Tracki ngriti një Permendore me vepra! “Tracki ishte modeli ma i përkryem i Meshtarit Katolik”, shkruan At Konrrad Gjolaj O.F.M. Ai shenon në librin “Çinarët”(1966) edhe Emnat e Nderuem të Klerikëve që ka përgatitë Misionari Don Alfons Tracki: 1.Don Mark Gjani I mbytun në sigurim në 1945, vjeç 36, në Mirditë. 2.Don Dedë Maçaj I pushkatuem ushtar në 1947, vjeç 27. 3.Don Mark Bicaj I mbytun në sigurim në 1948, vjeç 37. 4.Don Dedë Malaj I pushkatuem në 1959, vjeç 42, në Shkoder. 5.Don Ejëll Deda Vdes mbas dy vjetësh në burg në 1948, 31 vjeç. 6.Don Mark Hasi Vdes mbas 20 vjetësh në burg në 1981, 60 vjeç. 7.Don Nikoll Gjini Vdes mbas 24 vjetësh në burg në 1987, 76 vjeç. 8.Don Anton Muzaj Vdes mbas hetuesisë, në 1948, 29 vjeç. 9.Don Lazer SheldijaVritet në 1988 në ShBA, nga sigurimi komunist. 10.Ndue Sokai Vdes mbas 10 vjetësh burg, 54 vjeç. 11. Don Injac Gjoka Vdes mbas 10 vjetësh burg. 12. At Zef Pllumbi Vdes mbas 25 vjetësh burg. 13. At Konrrad Gjolaj Vdes mbas 17 vjetësh burg. 14. Don Preng Ndrevashaj Ishte me sherbim fetar në ShBA. E kushedi sa, do të vazhdonte rreshti i Zamakve të Flamurit të Kastriotit, sikur, Ky Misjonar, të mos pushkatohej në vitin 1946 në Atdheun e Dytë, në Shqipni. Edhe Ky ishte Zamak i vertetë i Flamurit të Skënderbeut!
Melbourne, 4 Korrik 2022.