Mimoza Bici: Dikur dëgjova…
Dikur dëgjova
se dashuria është një magji
ku pas çdo fluturimi
çelin lulet shumëngjyrëshe.
Akoma po pres
të vetmin fluturim
të vetmen lule
tharë shpirtit tim.
A kisha dëgjuar ëndrrën e
më zgjoi gabimisht!
A jam duke zgjuar dikë
etur puthjes
rrënjë mbetur shpirtit tim!
(mimozabici@ “Nga jeta e një gruaje”, cikël poezish, Tiranë, nëntor 2022 )
Please follow and like us: