Zgjidhet kryesia e Klubit të Ekonomistëve të Rinj të Kolegjit AAB
Është zgjedhur kryesia e Klubit të Ekonomistëve të Rinj të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, me kryetare Fationa Geci dhe nënkryetar Rexhep Pajaziti.
Dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani, iu uroi suksese klubit të ri të ekonomistëve, duke shtuar se do kenë përkrahjen e vazhdueshme për çdo iniciativë që ata ndërmarrin.
Kryesia e re tha se gjatë mandatit të tyre do angazhohen që të organizohen kuize të ndryshme, aktivitete dhe ligjërata me përfaqësues të bankave apo institucioneve të ndryshme ekonomike. Aktivitetet e Klubit do të nisin në koordinim me menaxhmentin e Fakultetit, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë që do të mbahet nga datat 14 – 20 nëntor.


Please follow and like us: