Cikël poetik nga Dea Toçi
Në dashuri…
Dashuri është të mos ta kesh dhe prapë ta duash
dashuri është sa herë ta shohësh të të dridhen duart
dhe edhe nëse ke ikur prapë t’i thuash ‘po të pres’
Po të dolën llogaritë s’është dashuri, është biznes.
Insomnia
Si të ta them që ti po mungon
kur kokën çdo natë vë mbi jastëk
dhe pse në këtë dhomë nuk ishe kurrë
ke lenë erën tënde, kudo në çdo cep.
E vetmja që s’kam është gjithçka që dua
bast mbi çdo gjë do vija sot
që të mbështetesha në krahu e tua
dhe pa zë të ulërija: Faleminderit Zot!
Destinacion
Mos u falni perëndimet
njerëzve që do ikin në agim
kush nuk t’i mbyll sytë në mbrëmje
me ty s’meriton asnjë zgjim.
Askujt mos iu ndal
tek i radhës stacion
nëse në fund të rrugtimit
s’të ka destinacion.
Please follow and like us: