Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Në mendjen time bredh një lumë i egër…

Në mendjen time bredh
një lumë i egër,
butësisht këputen
degë e gjethe
vjeshtake.

Midis shkumës së bardhë,
dy gërsheta të gjatë,
Sy të mëdhenj hënakë,
të kaftë e shkrepëtitës
shfaqen.

Ndanë shelgut, breg
kujtimi, njëri skaj ylberi,
matanë s’ka kohë për
të humbur tjetri,
mbështillen,
përqafohen me
këngën çamaroke,
që e sjell fëmijëria
kapur përdore
me çape tê shpejtē si
të drerit:

“Fluturz’ e vogël ngjitet
lart në kulm,
ia beh shi i belbër, ajo
bie në ulluk.
Pastaj doli dielli që e
thau shiun.

Një tjetër fluturz’ si e
para u zhduk,
Shiu turravrap si kalë
nëpër ulluk.
Pastaj përsëri del diell
që e than shiun…”.

 

Në mendjen time
bredh një lumë i egër,
nuk di ç’do bëj lumi
kur të mos jem nesēr…!

 

Please follow and like us: