Vlora Obertnica: Dashuri platonike
Me thirri një zë mbrëmë,
në mes të ëndrrës,
më tha zgjohu,
se jam duke të prit…
Aty ku më je shfaqur,
në mes të natës,
aty te ai këndi,
ku ishe ulur.
Ti doje të ikje.
por, Erosi të kish ngujuar,
nuk të linte të ikje,
të kishte stopuar.
Derisa u shfaqa unë,
për të takuar,
rrije e heshtur,
mezi zërin ta dëgjova.
Nuk e dija se ishe ti,
ajo që tërë jetën e kërkoja,
vallë a ka dashuria moshë,
për ta përjetuar.
Apo gjithmonë mbetet e re,
pasionin e saj për ta shijuar.
Unë të thash se ishe unike,
njē e dyta si ti,
mund të ketë jetuar
në Greqinë antike.
Po çka nëse je nga jeta e kaluar,
çka nëse shpirtat tanë,
në atë jetë kanë qenë të dashuruar
ndryshe nuk kam për ta kuptuar.
Dashuri platonike më ndjek,
duke më përvëluar,
nuk e kuptoj si ka mundësi,
ta dashurosh një njeri,
që shfaqet një herē,
e zhduket pësëri.
Si ka mundësi,
të jetë dashuri e heshtur,
kur ne flejmë larg njëri-tjetrit,
e shpirtat tanë shetisin Universin.
Please follow and like us: