Vlora Obertinca: E fshehta e dashurisë së pakushtëzuar
“Dhënia e dashurisë së pakushtëzuar paraqet përjetimin e frekuencës më të lartë të ndriçimit shpirtëror për atë që e dhuron këtë dashuri, ndriçim që e kërkojnë të gjithë shpirtrat, por vetëm disa janë të përzgjedhur ta çajnë këtë rrugë të vështirë. Fuqia e mendjes, e kombinuar me fuqinë e dashurisë së pakushtëzuar, duke mos e dyshuar asnjëherë rezultatin e dëshiruar, realizon çdo gjë në fushën kuantike”, Vlora Obertinca.
“Një shpirt i ndriçuar, jep shumë dashuri dhe shëron shumë plagë të njeriut, plagë që nuk i sheh syri, por i ndien zemra dhe trupi ynë. Kur ne marrim dashuri, ndiejmë ‘fluturat’ në stomak, një ndjenjë që jemi shumë të fortë, saqë figurativisht edhe malin do të mund ta shtynim me atë forcë hyjnore, të quajtur Dashuri. Me këtë energji drite, të quajtur Dashuri, njeriu ndihet i lumtur, i ekuilibruar, i qetë, i motivuar dhe është shumë i suksesshëm në çdo aspekt të jetës. Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses. Këta njerëz janë shumë të adhuruar nga rrethi dhe shoqëria, duke mos ditur se si ta shpjegojnë këtë ndjenjë adhurimi, duke mos ditur ta shpjegojnë që kjo dritë e madhe që i rrethon ata, është Aura e tyre e mbushur plot dritë dashurie”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.
Please follow and like us: