Fritz Radovani: Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (8)
VRITET DON SHTJEFEN KURTI (1898 – 1971)
“Asht pushkatue nga shteti komunist diktatorial i Ever Hoxhës, vetem, pse ka Pagzue një fëmijë Katolik.”(1971) Shtjefen Jak Kurti asht le në Ferizaj nga prindët Jak’e Katrina Kurti në vitin 1898, me 24 Dhetor. Ishte familje me gjendje të mirë dhe e njohun atje. Mbasi i filloi studimet e nalta teologjike n’ Austri i perfundoi n’Itali, kje shugurue meshtar dhe u vendos në Gurz. Ishte klerik me horizont të gjanë dhe i përgatitun mirë gja që, gjithnjë e ven nen shenjestren e shtetit. Kjo ishte edhe arsyeja që edhe u emnue shpejt me sherbim në Tiranë, ku kje nder figurat me autoritet fetar. Me 5 Maji 1930 i drejton me dy meshtar tjerë një peticion Gjenevës, per gjendjen në kaos asokohe të Shqipnisë. Në kohen e okupacionit fashist qendrimi i Don Shtjefnit nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë. Ardhja në qeverisjen e vendit e komunistave ishte një okupacion tjeter me vendosjen e diktaturës sllavokomuniste, me të cilen Kleri Katolik Shqiptar nuk asht pajtue asnjëherë, sepse diktatura kje kudo barbare dhe e pashoqe n’ Europë. Vrasjet dhe gjyqet kishin fillue me kohë në Shkoder. Burgu i Kuvendit të Fretenve ishte modeli i plotë i terrorizmit dhe i barbarizmit komunist. Shkodra e 26 burgjeve komuniste kishte hapë një histori të panjoftun dhe aq kriminale në Ballkan, sa do të kalonte një gjysëshekulli nen thundren e kriminelave Ever, Tito, Stalin dhe sot, mbas 30 vjetësh pothuej nuk asht tue ndryshue asgja. Shembulli i vllavrasjes së tyne po ruhet me fanatizem nga mbasardhësi i “ringjalljes komuniste”. Në vitin 1946 Don Shtjefen Kurti, arrestohet nga komunistët në Tiranë, dhe po të lexohet me kujdes Dosja, as sot nuk kuptohet sakt shkaku i arrestit ndersa, per “dënimin me 20 vjetë burg”, as nuk bahet fjalë se kuptohet gja.
Sejcili klerik katolik per sllavokomunistët ishte agjent i Perëndimorve. E kjo akuzë vazhdonte me prangue perditë atdhetarët e klerikët e pafaj, deri njëditë kur të shoqnohej me shpifjet tjera që rrezikonin jeten e tyne. Grupi i t’ arrestuemve të Tiranës, perbahej nga Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Mëshkalla, Imzot Irene Banushi dhe Rrok Abati. Don Shtjefen Kurti edhe pse lirohet mbas 20 vjetësh, në vitin 1966 tue e dijtë mirë se ishte i dënuem pafaj dhe, se vuejti në burgun e mnershem të Burrelit, Sigurimi i shtetit tue mos heshtë per asnjë moment vazhdoj perndjekjen, shoqnue me plotsime dosjesh plot shpifje e thash’ethanje tjera, dhe jo shumë larg nga arrestimi i parë, Don Shtjefni arrestohet heren e dytë në vitin 1970. Arrestimi i Don Shtjefen Kurtit, në periudhen e 1967, pra heren e dytë u ba në një kohë shumë ma të rrezikshme se arrestimi i parë, mbasi tashti Ai edhe i kishte kalue të 70 vjetët dhe, ishte e vështirë me perballue torturat. Në qershorin e 1970, Don Shtjefni arrestohet se “ka Pagzue një fëmijë”! Grupi armiqësor ishte krijue me kujdes dhe nga persona të njoftun, po që në fakt u ishin ngarkue akuza ku dënimet u dhane të randa, mbi 10 vjetë. Sigurisht per Gurzin nuk ishte asgja e panjoftun, mbasi të gjithë ishin prej atyne krahinave dhe njifeshin per qendrimet e tyne korrekte e të mira. Sigurimi mërrijti me aprovue Dosjet dhe me i ba t’ arrestuemit me pranue në pergjithsi akuzat me ndonjë perjashtim të vogel. Me daten 22 Korrik 1971, trupi gjykues dha vendimin e gjykatës, ku Don Shtjefen Kurtit, ishte 74 vjeç, ju dha dënimi me vdekje, me pushkatim, “se ka Pagzue një fëmijë”! Po kaloj në material një pjesë të procesit dhe shikoni sa larg së vertetes ka qendrue akuza e gjykatës, që ka vetem një piksynim: “Pushkatimin e Tij”. “Relacion mbi të dënuarin me vdekje Shtjefën Jak Kurti”. “I mbrujtur me armiqësi të thellë kundër pushtetit, menjëherë mbas masave revolucionare të marra kunder fesë, ay përsëri është hedhur në një veprimtari armiqësore të tillë. Në biseda me të gjykuarit dhe me dëshmitarët e pyetur nga gjykata ai ka errësuar realitetin socialist dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne, veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit duke konsideruar si shkaktar të saj sistemin kooperativist bujqësor. Ai thoshte se në vendin tonë nuk ka liri, se masat e marra kundër fesë janë një “mohim i grimcës së fundit të lirisë” dhe, njëkohësisht ka mburrur jeten në vendet kapitaliste. Duke dëshiruar rrëzimin e pushtetit popullor, Shtjefen Kurti ka përshëndetur të ashtuquajturën “Pranvera e Pragës” dhe ka uruar që ajo të përshëndeste sa më parë dhe vendin tonë.” Në materialin përfundimtar të parashtruem në Gjykatën e Lartë të RPSSH thuhet se: “Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbasi dëgjoi relacionin e anëtarit dhe prokurorit për lënien në fuqi të vendimit dhe mbasi shqyrtoi e analizoi çeshtjen në terësi: Vëren “Vendimi i Gjykates ështe i drejtë dhe si i tillë duhet lenë në fuqi.” Me 20 Shtator 1971 edhe një Martir i Kishës Katolike, i shtohet Zamakve të Flamurit të Gjergj Kastriotit e Ky Zamak asht Don Shtjefen Kurti.
Melbourne, 16 Gusht 2022.
DON LEC SAHATÇIA (1906 – 1986)
Don Leci asht prej Familjes së njohun të Sahatçive të Shkodres, që i ka dhanë disa klerikë katolik atij qyteti të nderuem në vitet 1800 – 1900. Don Leci asht le në Shkoder, në Dhjetor të 1906. Ka ndjekë shkollen fillore dhe të mesme në Kolegjin Saverian po në Shkoder, dhe ka vazhdue edhe studimet e nalta teologjike në Padova t’ Italisë, ku binte gjithnjë në sy edhe atje, per natyren e Tij të prirun nga e mira dhe kamngulja per shkollë e dije. Asht shugurue Meshtar në vitin 1931 dhe rikthehet me sherbye në Shqipni. Emnohet famullitar i Abatsisë së Oroshit të Mirditës. Ma vonë emnohet në Blinisht, ku qendron deri në vitin 1942. Mbas vitit 1949, kur vdes në hetuesi Don Jak Bushati, atëherë Don Leci shkon me sherbye në fshatin Gziq. Ishte koha kur n’ Abatcinë Mirditës kishte shumë pak meshtarë, mbasi atje jo pak u arrestuen dhe u zhdukën, tue mbetë edhe pa drejtues mbas Imz. Gjinit. Don Leci mbas vitit 1965 shkon me sherbin në Nderfanë të Mirditës. Atje qendroi deri në vitin 1967, që mbyllen perfundimisht të gjitha Kishat. Mbas mbylljes së Kishave në Shqipni, erdhi dhe qendroi në Shkoder deri me 17 Shtator 1976, që arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist. Qendron nën tortura dhe masa të rrebta të Sigurimit plot 225 ditë, ku trajtimi i Tij nuk ka asnjë ndryshim nga ai i viteve 1946, me të gjitha barbarizmat e veta. Gjoja se asht kenë takue me të arratisun, kur ishte kah Mirdita, randohet perveç agjitacionit e propagandës kunder pushtetit, dhe tue i shtue edhe dozen e shpifjeve si gjithmonë, Sigurimi e dënon me 25 vjet heqje lirije. E dergojnë Don Lecin, krejtësisht pafaj me ba dënimin në burgun e Tiranës. Aty rrinte pothuej krejtësisht i vetizoluem. E kishte shumë të kjartë sepse ishte arrestue dhe, per çfarë arsyeje ishte dënue me aq shumë vite burg. Kenja e Don Lecit ndër famullitë e Mirditës, dhe qendresa e Tij gjatë të gjithë asaj kohe në hetuesinë e Tiranës, pa pranue asnjë akuzë, vazhdonte me kenë një nyje e vjeter e pazgjidhun e Sigurimit të shtetit, që me të gjitha masakrat e torturat e bame mbi trupin e Don Lecit, nuk arrijtën gati per një vit me e ba jo vetem me pranue po, as me tregue asgja per çka i kerkohej. Dij të saktë se nder kontrollet e shtëpisë së Tij në Shkoder, kerkoheshin kopjot e letrave që Imzot Frano Gjini, Abat i Mirditës, që i kishte dergue me anën e ambasadave të hueja direkt Vatikanit. Edhe sot ato letra mbetën jo vetem të panjohuna, po edhe të padijtuna per mbrendinë e tyne dhe, ajo që kerkohej me kambngulje ishte rruga me të cilen u komunikue me Vatikanin gjithashtu edhe, ato letra perfundimisht “ku ndodhen sot?”. Prej kerkesave të Sigurimit të shtetit, i cili nuk kishte kursye asgja per me dijtë perfundimin e atyne letrave me të cilat jo vetem, Imz. Gjini, po kush e di sa vetë do të hynin në Dosjen e Imz. Frano Gjinit dhe, me siguri do të pushkatoheshin si “bashkpuntor me Delegatin Apostolik të Vatikanit”, u kishin mbetë jashtë organeve barbare e terroriste të Sigurimit shtetit, po ajo “ma e pashpjegueshmja” ishte se: Nuk ishin aq pak ata që dinin sakt, jo vetem permbajtjen e letrave, po edhe rrugen e mërritjes në Vatikan” e, ajo ma e panjohuna që ishte dhe mbetet edhe sot: “Përgjegja e Papës Piu XII”. E njeni prej ma besnikëve t’ asaj kohë kur nuk tregoi asgja per “Letrat” asht kenë pikrisht Don Lec Sahatçia, që u arrestue, u torturue dhe vazhdoi me ba xhiro në oborrin e Burgut të Tiranës, edhe i dënuem 25 vjet, e pa tregue edhe sot asgja që i kerkonte brigada terroriste e Sigurimit të shtetit. Më tregonte një bashkvuejtës i Don Lecit, në burgun e Tiranës komuniste: Ishte njëditë shumë e bukur pranvere, kur po shetisnim rreth oborrit si zakonisht tue bisedue me kalue kohen. Bisedat tona me Don Lec Sahatçinë zakonisht gati asnjëditë nuk mbylleshin, po do të vazhdoheshin prap ditën e ardhëshme e kjo tregonte pafundsinë e atyne ngjarjeve që kalonim kohen. Vetem pak minuta para se të hynim mbrendë u ndigjue një za: “Ndihmë, ndihmë bre Burra, se dishka i ka ra Don Lecit!”… U afrueme po, ishte fikë gjithshka! Don Leci e kishte mbyllë jeten e vet perfundimisht. Një klerik tjeter Ju afrue dhe i bani sherbimet e fundit.” U shperndame nder dhoma dhe vazhdueme me bisedue deri kah mesnata per Don Lec Sahatçinë… Ishte data 4 Prill 1986: Ajo ditë kur edhe Don Lec Sahatçia, u rreshtue me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 19 Gusht 2022.
MARTIRI I KATERT ISHTE DON MIKEL BELTOJA (1935 – 1974)
Don Mikel Beltoja (Gjergji) asht i katërti Martir i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës. Asht le më 17 prill 1935. Edhe ky u shugurue meshtar bashkë me Don Marin Shkurtin, nga Imzot Ernesto Çoba në dhetor të vitit 1961. Ka shërbye në Dajç të Bregut të Bunës dhe ma vonë në Barbullush. Në njëkohë asht kenë me sherbim edhe në malësitë e Shllakut, mbasi kam njohtë rasësisht djalin e një komunisti, që Don Mikeli e ka pagëzue mësheftas. Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin e Ungjillit, forca e fjalës së tij në brezin e rinj, gjithmonë në ballin e luftës kundër ateizmit dhe komunizmit enverian e anadollak, edhe Don Mikelin e rreshtojnë në vargun e Martirëve të Kishës Katolike. Don Mikeli arrëstohet me datën 19 prill 1973 dhe, mbas tre muejsh hetuesi dënohet me vdekje, me pushkatim, vetëm pse mbron Fenë Katolike dhe, nuk kursehet dhe vën gojë në diktatorin tiran Ever Hoxha, publikisht para gjyqit haptë në Shkoder.
Sigurisht, ky nuk ishte veprim i pakontrolluem i Don Mikelit! Perkundrazi! Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet haptas kjo letër e Laura Keçit: “Kur isha ende pa u arrestue kisha ndigjue se një prift i rinj predikon pa frikë për Jezu Krishtin dhe ban shërbime fetare, edhe pse Feja ishte ndalue me ligj. Kur u zhvillue gjyqi ai u dënue për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për propagandë fetare, tue vue gojë në vëprimet e shëmtueme të diktatorit Ever Hoxha kundër Fesë. Këta “faje” komunistët kërkonin me i la me gjakun e tij prandej edhe e dënuan me vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë.Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi ishte: Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja pamëshirë me priftin që sonte dhe, më futën në një birucë aty afër tij. Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sixhir në birucën e tij, ku priste vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajë ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta sa që sot, betohëm, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye… Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur, më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja, kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne. E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna si fëtyra të vdekuni që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime e, që, shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur, po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçe. Mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë! Shihni si jeni ba! Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta, Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për çka e torturoni Ate. Kjo asht dëshmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit përmes dyshepullit të tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju, me pa me sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu, që na jep ne forcë për me përballue torturat tueja mizore.
Përgjegja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue. Kur pashë gjunjëzimin e tyne mora edhe njëherë zemër dhe ju thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin. Ai i lutët Nanës së Jezusit për shpëtimin tuej nëpërmjet të Birit të saj dhe ju e gjakosni, ju i bini me shqelma e, Ai, vazhdon me ju tregue ju se keni kohë me u pendue për çka jeni tue ba! Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re, nuk frigohëm aspak para jush? Hë, pse nuk keni forcë me na mposhtë? Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej? Veç, një virrëm qeni ndigjova: Dil jashtë, jashtë! Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrigë. Kur u kujtue komandanti më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht por e kënaqun, fjeta pak. Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikonjësit të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: Mos torturoni vëllaun tuej. Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë gjynahet tueja. Mos kini turp me ju drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari, Ajo asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej prandej, pendohuni për çka keni ba sa nuk asht vonë. Zemra e Nanës Mari asht e hapun për të gjithë bijtë e sajë, asht e hapun edhe për ju, që keni humbë arësyen e jeni lidhë me djallin. Pendohuni! Lypni falje! Keni humbë logjikën, mos humbni Shpirtin! Krishti do të ju mëshirojë, o vëllaznit e mij, Ai ka mëshirue kryqëzuesit e vet, Ai do të ju falin edhe ju! Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapuna tek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba sa, as fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue. Tregoni atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë. Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë! I thoni damave të tyne mos u kënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se jeni tue vra Shqiptarë! Shkatrruet Atdheun! Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluen me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e tij për me e zgjue, nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme. Këta predikime filluan me kenë një mjet forcimi për të gjithë ne, që ishim ndër ato biruca ku vuejtja ishte e përgjithëshme. Erdhi një kohë që zani i tij ndigjohej ma rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpërgjum fliste: Ah, moj nanë, nuk kam kockë të pathyeme!
Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat! Mbas pak minutash që zgjohej hynin xhelatët e torturonin dhe prap nuk ndigjohej ma zani i Tij. Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me te edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë, por gjithmonë zharg. Përballë birucës numur 1 ku isha unë, në ditët e caktueme vinte bërberi që shërbente në degë të mbrendshme. Vërejta njëditë një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy të zezë, i parruem prej shumë kohe dhe me një ngjyrë të bardhë të fëtyrës së papame nga dielli. E shikova pak me kurreshtje mbasi bërberi që ishte një spiju i ndytë i Sigurimit të shtetit, në fund i tha: Tashti, Prift, të kam ba gati për dhandërr! U sigurova se po shihja me sy Martirin e Fesë. I ngula sytë në atë vrimë të vogël të derës sime, që nuk kisha si me e ba ma të madhe e, me kapë e me e pré në fyt me briskun e tij atë bërber, që për dy pare të ndyta, po tallej me një Predikonjës të pafajshëm, vetëm se ishte Prift. Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmer i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen. Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmer i vërtetë, isha e lame në djersë. Disi u skapullova kur pashë se jam në birucë por, sidukët, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku, shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh, t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje. Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë. Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho, pusho, po të tham! Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë. Ishte mjedis disa kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se, nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em! Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!” Zani i tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma!.. U mbyllën edhe shulat e dyerve, edhe dryjt. Isha me sy nga dritaria tue vështrue nëse ndigjohet prap zani i tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës!..Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin, mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës. Atëherë, dhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmere vuejtjesh? – Gjithmonë e njajta përgjegje: E para, vetëm pse ishte Prift Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga kriminelët. Vetëm Ai e forconte Até dhe mue. Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet e lutjet e mija! Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.
***
Shënim(FR): Letra asht kopjue nga origjinali që më ka dërgue Zonja Laura pa ndryshime. Janë hjekë ato pjesë që kanë karakter përsonal, si, përshëndetjet apo opinjonet e Zonjës Laura, për torturuesit etj. Kam kopjue me kujdes ligjëratat e drejta dhe fjalët e Martirit për të cilat e kam falnderue Zonjën Laura, që i ka rikujtue me saktësi në këtë kohë, kur shumica e bashkëvuejtësve të këtyne Heronjve nuk kujtohën ma për ta, ose ma keq, edhe i kanë harrue. E këte po e provon koha sot. ●Laura, nuk më ka shkrue asnjë rresht për vuejtjet e saja. Na që kujtojmë kohën e arrëstimit të Laurës, duhët të jemi ma të kujdesëshëm në shkrimet tona mbasi edhe 16 vjeçaria Laura, zë vend në vargun e vajzave të nderueme shkodrane që janë masakrue nga sigurimi i komunizmit gjakatar. Gjyqi i kësaj vajze aso kohe trandi Shkodrën! Me atë rasë edhe e falnderova Zonjën që me letrën e sajë, më ka nderue tue pranue botimin e sajë prej meje dhe, njëkohësisht i kërkova të falun që ndër ato 17 faqe letër të shkrueme me dorën e Saj, e kam ba me rikujtue atë kohë të mjerueshme që Ajo, ka kalue në birucat e Sigurimit komunist në hetuesi të Shkodres, kur Ajo, ishte pa mbushë 16 vjet. Fatkeqsisht as Ajo s’rrnon! Kujtimet e të Ndjemes Laura Keçi, e rrestojnë edhe Ate me Martirët tonë. Vertetë kanë kalue vite po, sytë e Laures kur fliste per hetuesinë dhe ato vuejtje të mnershme që kishte kalue aty, per mue janë të paharrueshem. Nder qendrimet heroike të Don Mikelit ishte edhe ai para gjyqit terrorist. Don Mikel Beltoja deklaroi para gjyqit se, jo vetem asht i Pafajshem, po dhe: “JAM USHTAR I KRISHTIT, I KËTILLË DO TË JEM DERI NË VDEKJE!” U pushkatue më 10 shkurt 1974, tue u rreshtue me Martirët e Fesë e të Atdheut, po edhe i paharrueshem dhe i perjetshem në kujtesen e Atyne Shqiptarve të Nderuem, që do ta rreshtojnë Don Mikel Beltojen gjithnjë me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 22 Gusht 2022.
DON PJETER GRUDA (1922 – 1989)
Asht le në Grudë, (tashti zonë jugosllave) po gjithnjë ka banue në Shkoder, ku ka vazhdue shkollen në Kolegjin Saverian. Studimet per meshtar i ka krye si Don Lazer Jubani në mënyrë të mësheftë e, asht shugurue meshtar nga Imz. Gjergj Volaj në muejn Gusht 1946 në Shkoder. Meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodres, dhe menjëherë asht emnue në Shkrel. Asht arrestue me 13 Shtator 1946, porsa ka shkue në Shkrel. Si të gjithë klerikët tjerë asht mbajtë në hetuesi dy vjet e mandej asht dënue me burg. Asht kenë klerik i talentuem si rregjizor dhe kujtohet kur ka vue në skenë pjesen teatrale “Flija e Atdheut”. Mbas daljes nga burgu ka shkue prap në Shkrel, ku ka qendrue deri në 1967, kur u zhvillue “Revolucioni Kultural”. Punoi disa kohë në kooperativen e Bushatit, deri në vitin 1974 që arrestohet prap dhe dënohet me 20 vjetë heqje lirije, si agjent i Vatikanit. Dergohet në Ballsh e ma vonë në kampin e Sarandës, ku mbas 15 vjetësh burg, e mbyllë jeten e vuejtjeve me 13 Janar 1989, tre muej para lirimit klerikve nga burgu. Ata që e kanë njoftë afer ruejn kujtimet ma të mira per Don Pjeter Gruden.Asht konsiderue gjithnjë Martir i Klerit Katolik, tue u rreshtue me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit në Kishen Katolike të Shqipnisë.
Melbourne, 25 Gusht 2022.
DON NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
Nder të paktit Martir të Kishës Katolike në Shqipni, që nuk gjeta material të shkruem për vdekjen e dhunëshme të Tij, prej Sigurimit shtetit komunist. Koha nuk duhet të vijnë tue fshij Emnat e lavdishem, po tue na i rikujtue! Shkrimi i zj. Vera Malshyti, na solli në kujtesë këte Martir të Pavdekshem: “Don Nikolla e kemi thirrë gjithmonë të gjithë t’ afermit e Tij. Qyshë nga dita e parë e shugurimit si meshtar e ka thirrë vetën Ushtar i Krishtit dhe i sherbei besnik deri ditën e fundit.Ashtu e prezentoi vetën në gjyqin e parë në vitin 1952, dhe në mes të tjerave i thotë gjyqtarit ti mundesh me më dënue po kurrsesi me më gjykue. Gjykimin tem dhe të shokve të mij e ban i Lumi Jezu Krisht, të lumët na për Ta. E jo nji partizan i sapo ulun prej malit pa kurr’ i klasë shkollë. Mbasi bani 20 vjet burg u lirue nga burgu e filloi jeten me ne, me vllaun e Tij Shtjefën Markun, Gjyshin tem. Filloi me Pagzue fëmijë, kunorzime e sidoemos pjesen ma të madhe të natës e kalonte në dhomen e Tij, tue çue meshë për Shpirtë të burgatorëve. Nuk e pati shumë të gjatë jetën me ne jashtë telave se, të burgosun jemi kenë të tanë. Në vitin 1979 e arrestuen prap për të dyten herë. Prap në gjyq u prezentue si Ushtar i Krishtit, e dënuen 12 vjet në moshen shtadhetë vjeçare. Ka kenë e dijtun se nuk del i gjallë prej burgut. Por i gjallë e i paherruem kujtimi i Tij dhe i gjithë Martirve të dënuem dhe të pushkatuem nga rregjimi komunist. Emni i vertetë i Don Nikollit ka kenë Kol Mark Gjinaj, prej Gjinajve të Planit. Me respekt, Nipi i Tij, P. Hila.” *** Mujta me gjetë edhe këto pak shenime në internet: “Don Nikoll Gjini, u le në Pult Dukagjin Shkoder 1911. Mbasi kreu shkollen e ultë në Shkoder, ka krye studimet e nalta teologjike në Romë Itali. Arrestohet në vitin 1952. Bani 20 vjet burg. U lirue në 1970. Në 1979 arrestohet për të dyten herë e dënohet edhe 12 vjet burg. Në vitin 1987 vdes në Kampin e punës së detyrueshme.” Edhe një Martir i mbytun nga sistemi barbar komunist në Shqipni. Populli Shqiptar sot Don Nikoll Gjinin e rreshton me Martirët e Kishës Katolike Shqiptare. Ai asht Zamak i Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Shenim F.Radovani: Mungesat e fotove në disa materiale asht mirë të plotsohet. Ju lutem Na ndihmoni! Mungesa e emnave tek materialet, dy klerikë të pushkatuem, dhe një i vdekun në bug ka vetem një shkak: Pamundësinë e studimit “Dosjeve” tyne nga ana ime. Po të shkruhej per Ata, kjo do të krijonte pasaktësi materiali. Sigurisht këte gja nuk e kerkoni as Ju prej meje. Ju falemnderës, Autori.
Melbourne, 27 Gusht 2022.
IMZOT LAZER SHELDIJA (1928 – 1988)
Lazer Kol Sheldija asht le në Sheldijë të Shkodres në 1928. Asht kenë në grupin e pare të nxanësve të Don Alfons Trackit. Dhe mandej ishte mësues nga krahina e Malësisë së Madhe, prej ku kaloi në Jugosllavi mbas 1944 dhe mandej kaloi n’Itali. Atje ka krye studimet e nalta teologjike dhe filozofike dhe Shugurohet meshtar në Romë. Në vitin 1960 emnohet në Brazil, ku ka sherbye per 10 vjetë deri në vitin 1972. Prej vitit 1972 transferohet në USA, në qytetin New York, deri në vitin 1988, ku sherbimet i ban anglisht-shqip. Gjithnjë ruen në zemer dashuninë per Ardhe, tue u largue gjithmonë nga të gjitha ndikimet jugosllave. Flitet per majtjen e një ditari me vlerë, po per fundin e tij mbas vdekjes nuk ka ende burime të sigurta. Ka shkrue materiale me vlerë historike per Martirët e Kishës Katolike në Shqipni, në vitin 1967, dhe në “Buletinin Katolik Shqiptar”, që asht botue asokohe nga Gjon Sinishta, ku Don Lazri perdori pseudonimin Mark Kolaj. Pseudonimin e perdori per mos me pasë pasoja nga komunistët n’ Atdhe, ku kishte edhe krejt Fisin e vet, nen shtypjen barbare të Sigurimit të shtetit. Asht nder klerikët e nderuem dhe të paharrueshem per ndihmat që i ka dhanë Shqiptarve që arratiseshin dhe nuk kishin asnjë njeri në Amerikë. Asht nder rastet e veçanta që disa shqiptarë t’ arratisun kur Ky ishte në Bronx dhe New York, të cilët u mundue me të gjitha mjetet me i ndihmue materialisht, tue kerkue edhe vende pune, shkolla e banesa per ta. Mërrijti me marrë në qelen e Tij tre t’ arratisun nga Shqipnia në 1988. Një ngjarje jo vetem e mnershme po edhe e trishtueshme me u mendue. Ishin tre refugjat nga Veriu, njeni prej tyne ishte prej Shkodret, që kishte shkue në qelen e Don Lazrit per me lypë ndihmë. Në Shtatorin e vitit 1988, këta të tre shkojnë rishtas per ndihmë, dhe një natë krejt pabesisht, në disa rrethana misterioze vrasin bamirsin e vet meshtarin Don Lazer Sheldija. Fillimisht mendohet se ngjarja lidhet me vjedhjen e qelës së Don Lazrit. Por fakti i këtij krimi të shemtuem vertetohet se asht organizue nga Sigurimi i shtetit komunist të Tiranës, i cili i tregoi Botës se, “ujku ndrron qimen po, asnjëherë vesin”! Dhe, asnjëherë ky akt tradhëtar i barbarizmit komunist nuk do të ndryshojnë nga veprat barbare të “rilindjes së tiranit Edi Rama!” Po t’ ishte vetem akt vjedhje të hollash, vrasja mbyllej prej tyne vetem me “mbushjen e xhepave”, po jo me vepra të pandigjueme mbi një trup të pafajshem kleriku, që vetem u mundue me i ba mirë atyne agjentave. Kujtoj asokohe shumë mirë sesa me vështirsi besohej nga njerzit atje, një akt krejt i pabesueshem i vrasjes së një bamirsi, “me urdhën nga lartë!”. Ishte vetem nderhymja e Nanë Terezes në Gjykaten Amerikane, që i shpetoi vrastarët nga karriga elektrike. Vetem që ata mos me mbetë në “Histori”! Sot, ne jemi para një fakti që verteton njenin prej krimeve të pafalshme që Shqiptari, ka krye kundrejt një Kleriku Katolik Shqiptar ashtu si gjithnjë Sigurimi shtetit barbar komunist në Shqipni, ka krye me disa mija vetë prej Atyne Atdhetarve tanë, që sot nuk kanë as Vorre dhe asnjë Shenjë tek koka. Rinia Shqiptare sot, ka një detyrim të Pashlyeshem ndaj të gjithë Atyne të Pavdekshemve Atdhetarë, që rane nën shpaten e diktatorit tiran dhe të njohun si kriminel e tradhëtar i Atdheut, vrastarit ordiner Ever Hoxha, të pasuesit skile Ramiz Alia dhe kobres së shqiptarve Nexhmije Hoxha. Heshtja sot asht vetem mjet me fshij krimet e atyne vrastarve, që ndersa Shekuj nuk do të harrohen per gjakun e derdhun e të pafaj të Shqiptarve! Lumej Gjaku kanë rrjellë prej 1944 nga Bjeshkët e Nemuna të Veriut! Asht vazhdue vllavrasja e pamëshirshme per vite e vite nder të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, vetem si e si me zhdukë tiparet Burrnore t’ Atyne krahinave që sakrifikuene aq shumë per Atdheun e vet Shqipni. A e dini o Vllazen e Motra Shqiptarë, se Historia e vertetë dhe e saktë sot, jo vetem nuk asht e shkrueme, po asht e fallsifikueme dhe e tjetersueme tue fillue nga aktet ma të vjetra e heroike e deri tek ma të rejat? Ajo që ngjet në Trojet Shqiptare, asht e pakrahasueshme me asnjë nga vendet e Europës!Dhe, arsyeja kryesore sot asht fshimja e Emnave të Nderuem të At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Don Nikoll Kaçorrit, Imzot Luigj Bumçit, Arshi Pipës, Imz. Frano Gjinit, At Mati Prennushit, Abatit Mirditës e të sa e sa të tjerve që krahas Burrave të Hotit e të Grudës, të primë nga i Madhi Ded Gjo’ Luli, shkruene me Gjakun e Tyne Historinë e Lavdishme të Shqipnisë së Lirë! Vazhdimsia në gjurmët e turpit të mbas 1944, ka vetem një emen në Histori: Tradhëti! E ajo “tradhëti”, sot ka dalë haptas perfushë n’Atdhe! E, Populli Shqiptar sot, duhet të kujdeset Perjetsisht, me ruejtë të paprekun në Malet tona Visaret e Shtrenjta të Atyne Shkambijve të lamë me Gjak: Ata Zamakë të Bardhë e të Bukur të Flamurit Kuq’e Zi të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 29 Gusht 2022.
DON MATISH LISNA (1924 – 1958)
Historia e pashkrueme e epokës ma barbare dhe kriminale që vazhdon me kenë Historia e qytetit Shkodres nga viti 1944 – 1991, asht dishmia e saktë e “komunizmit ma antinjerzor e terrorist që asht provue në një popull prej 28.000 banorësh, në Token ku shkeli Shën Pali në vitin 56 t’ Epokës së Re, dhe sot, ajo histori asht e panjohun jo vetem nga kontinenti Europjan, po e tham me bindje të plotë se asnjë shtet komunist n’ Botë nuk e ka provue.” Shkodra kje dënue me vdekje e shfarosje nga sllavokomunizmi! Pushkët e para të shprazuna mbi kokat e shkodranve ishin sinjali i terrorit komunist, të cilin e drejtonte krimineli anadollak Ever Hoxha, që nuk u mjaftue me 26 burgjet e birucat në të gjitha anët e qytetit, por edhe vorfnimin e familjeve që kishte Shkodra atëherë, me mbylljen e dyqaneve të Pazarit, me tatimet dhe burgosjet e tregtarve, me shtetizimet e shtëpijave e, mbi të gjitha me shpalljen e “qendres së reaksionarve” të cilët, për shfarosjen e këtyne qytetarve “sollën në qytetin Verior llomin e të gjithë Shqipnisë së posadalun nga lufta, vetëm për varrosjen përfundimtare të qytetnimit.” Mbrenda katër vitësh jugosllavët jo vetëm, plaçkitën magazinat e tregtarve Ulqinaku, Rroji, Nikshiqi, Ademi, Tahiri, Muzhani etj., por vetëm, nga torturat e mnershme që vuejti i ndjeri Man Tepelia, dorëzoi 13 teneqe vojit gurit, me napolona ar të vetat që kishte të groposuna në fshatin e Kuçit. Në Beograd e në Moskë dihet se janë tregtue mallna me firmen “Ulqinaku”. Fatkeqësia ma e madhe e një Populli e provueme nga historia e Shqipnisë ishte atëherë ashtusi dhe sot, kur shteti i tij qeveriset dhe drejtohet nga vagabondët, kusarët, gjaksorët, drogaxhijët, mashtruesit tradhëtarë dhe të shitunit agjenta, që për dy pare të flliqta kryejnë të gjitha veprat e trathtisë ndaj Popullit e Atdheut të vet, për hirë të kolltukut. Qellimi kryesor atëherë ashtusi sot, ishte zhdukja e brezit kulturor Europjan, zhdukja e themeleve të Françeskanve Shqiptar, shrranjosja e Atdhetarizmit Verior dhe plaçkitja e pronave të tyne me kulm e themel, tue fillue nga bibliotekat personale. Po, me trashigimtarët e tyne çfarë ndolli? –Shumica u arrestuen si element i “paknaqun” ndërsa, ata, që vuejten interrnime e papunsi, përfunduen ndër ferma e rruga ura, dhe, pothuej asnjë nuk kishte të drejtë me vazhdue shkollat e mesme, me përjashtim të disave në shkollën pedagogjike. Me elementin e deklaruem “armik” lufta ishte e haptë dhe e vazhdueshme, sigurisht, tue u mbështetë në parimet e diktaturës së proletariatit nën të njohunen formulë marksiste antinjerzore të “luftës së kllasave”. Kujtoj si sot një thanje të Prof. Kolë Alimhillit, kur e pata takue para pallatit Prefekturës: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin e vendosun nga diktatura.” Kujtoj mirë aso kohe arrestimin e mësuesës së nderueme zj. Ida Lezhja në shkollën pedagogjike e, sa si Ajo, të tjerë si Ruzhdi Çoba apo, intelektuali Injac Baqli, i cili, jo vetëm hetohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti, po, masakrohet deri aty sa vdes në podrumet e spitalit të burgut e, pse ? – Vetëm, se Injaci i shkretë s’ pranon me nënshkrue deklaratë bashpunimi me sigurimin e shtetit (dosja nr. 1989), e prëgatitun nga hetuesi Fahri Kraja, që tashti duhet të jenë dekorue nga presidenti “nderi i kombit”, mbasi edhe ky, “ka mbytë edhe një katolik ma shumë në Shkoder”. Edukimi antikombëtar në favor të shovenistve sllavo – aziatikë kishte fillue që në janar të vitit 1945, kur inspektori i arësimit, partizani Shaban Arra, erdhi në fshatin Dajç të Bregut të Bunës dhe na komunikoi në shkollën atje se, “nuk duhet këndue ma Hymni i Flamurit i shkruem prej At Fishtës!”. Me datën 16 Shtator 1949 Ever Hoxha erdhi në Shkoder. Kur ai foli në balkonin e Prefekturës, në krahun e tij të majtë, pra në krahun e “zemres” nëse kishte, mbante “shokun e shtrenjtë, birin e denjë të kllasës puntore të Shkodres, Tuk Jakovën.” Pa kalue as dy a tri vjet, Tukut i rrëshqiti kamba e thej qafën, pikërisht, nga “shoku i armëve” Ever Hoxha. Kur filloi me botue veprat e tija bash Everi e akuzon Tukun në lidhje me klerin katolik dhe, nxjerrë helmin e vet të fanatizmit antikatolik që ndryente bashkë me vnerin e tij në shpirtin e katranosun, se gjoja miku i tij Tuku, ka ndihmue indirekt me mënyrat e veta klerin katolik. Një rrenë aq e madhe sa kjo shpifje e krijueme nga ai ndër vepra, nuk zen vend në asnjë rast që kriminelat komunista janë tregue “njerzorë” të pakten “njëherë” në një veprim të tyne. Mbizotnonte në të gjitha veprimet shtetnore urrejtja per Veriun. As nuk mund të mendohej një kriminel vrastar si kryetari i degës së mbrendshme të Shkodres, që mbasi torturoi e pushkatoi klerikët katolik Shqiptar, shoku Ever e gradoi edhe gjeneral. Dhe kjo gradë turpi ju dha pikrisht kur zhvilloi në Shkoder gjyqin fallco të Don Ejell Kovaçit. E mjerisht, as sot gjykatat nuk kanë ba asnjë veprim me ndryshue proceset mashtruese t’ sa pushkatimeve. Asnjëherë Shkodra nuk harron qendrimin Burrnor të At Florian Berishës SJ., At Leonard Shajakut dhe At Marjan Prelës, të cilët, vetëm, pse nuk pranojnë “me kallxue Rrëfimin”, vuejtën sa vite interrnimi e burgje nga dëshira për zhdukjen e Tyne nga krimineli Hilmi Seiti, i cili me ato krime kërkonte me u veshë në spaleta gjeneralësh vrastar tue krijue simpatinë tek anadollaku Ever Hoxha, sherbëtor i shovenistve sllav e oriental deri ditën e ngordhjes së tij që, pa kursim për hirë të kolltukut ndihmohej nga Ramiz Alia dhe grupi servil dhe kriminal terrorist i byrosë politike të PPSh. Duhet shkrue dhe mos me heshtë asnjëherë ndaj asaj së vertete që ka kalue dhe po vazhdohet edhe sot, per shfarosjen mizore që po organizohet edhe nder ditet tona tue shkombtarizue Shqipninë, me largimin e dhunshem të rinisë e veprat tjera të pajustifikueshme si e si me zhdukë Trojet e Arbënisë. Kujtoj mirë mësuesin e rij t’ asaj kohe Matish Lisna, kushrini i xhakonit të njohun Mark Çuni, kur sherbente në Barbullush dhe, njëditë vetem kur u hap lajmi se Matishi, kishte vendosë me ndrrue krejtësisht drejtimin e Tij të jetes dhe, me Ju kushtue rrugës shpirtnore të meshtarisë, nën kujdesin e të Nderuemit e të perkushtuemit Ipeshkvit Shkodres Imz. Ernesto Çoba. Ai u shugurue në vitin 1956 dhe ishte vertetë një klerik model jo vetem në dukje të parë, po edhe si predikatar i shkelqyeshem, që me një oratori të rrallë nga predikatoria e Katedralës së Shkodres në pragun e 100 vjetorit të saj, ka thithë mbarë popullin e Shkodres me rrethet e saja, po në mënyrë shumë të veçantë binte në sy dëshira e rinisë Shkodrane me ndigjue predkun e Tij.Ishte një kohë shumë e shkurtë ajo që e bani Don Matish Lisnen me kenë jo vetem i kerkuem, po edhe i dishruem e i pranishem nder ambjentet tona. E ky ishte një kandveshtrim i papelqyeshem per qeveritarët antinjerzorë. Nuk mungonin as dashakqijtë e Sigurimit që ishin të gatshem per veprime. Po ato ditë kur Hilmi Seiti, pushkatoi Don Ejllin organizon dhe zhdukjen misterioze të Meshtarit të rij Don Matish Lisna, i cili vdes nga helmatisja, vetëm se, “fjala e Tij kishte arritë me elektrizue shpirtin e masakruem” nga ideologjia marksiste të Rinisë Heroike Shkodrane! U mjekue disa ditë në një repart të spitalit civil të Shkodres, po pa rezultat. Don Matish Lisna u nda jeta me 20 Tetor 1958, në moshen ma të bukur të jetes së Tij dhe asht i vorrosun në Rrëmaji. Don Simon Jubani shkruente: “Don Matish Lisna ishte një gjeni, që e kishte të rrallë shokun. Predket e Tij në muejn maji të 1958, me efekt të madh në popull s’ kishin si mos të shqetsonin pushtetin diktatorial, ndaj në këto raste merreshin të gjitha masat që të eleminohej një njeri i tillë.” Dhe me të vertetë ashtusi tha Don Simon Jubani u veprue me të gjithë Ata që me veprat e veta Atdhetare dhe Fetare, pa kursye as jeten kur ishte rasti: I kanë sherbye Flamurit Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 2 Shtator 2022.
E MBYTNE EDHE DON LAZER JUBANIN (1925 – 1982)
Lazer Jubani asht le në Shkoder nga prindët Zef e Çile Jubani, me daten 23 Prill 1925. Asht rritë jetim mbasi Baba i Lazrit vdiq i rij. Shkollen fillore dhe gjimnazin e vazhdoi në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku perfundoi dhe liceun klasik e filozofik. Binte në sy pergatitja per meshtar, po edhe landa e historisë tregon një prirje të jashtzakonshme. Asht shumë i rij kur filloi me bashkpunue me revisten “Aucrora Onsurgens”. Në muejn Prill 1946 asht i detyruem me nderpre shkollen, se mbyllen nga shteti deri në Janar 1947. Gjatë kësaj kohë vazhdon studimet per meshtar me At Mark Harapin S.J., Don Anton Muzaj dhe Don Dedë Maçaj. Të gjithë perfundojnë Martirë! Nga shenimet biografike të Dr. P. Pepës, mësojmë se me 8 Shtator 1946, Ai Shugurohet meshtar nga Imzot Frano Gjini. Në vitin 1947 Don Lazrin e marrin ushtar, dhe mbas pushkatimit të Don Dedë Maçaj të pafaj edhe Don Lazri fillon Kalvarin e pafund me arrestime, dhunime, tortura dhe dënime. Në vitin 1950 Don Lazrin e arrestojnë me një grup ushtarësh shkodranë se, gjoja kanë dashtë me rrëzue pushtetin, dhe e dënojnë 15 vjet heqje lirije. Mbas 10 vjetësh e lirojnë nga burgu po, e interrnojnë në Gradisht të qytetit Lushnje, prej ku lirohet mbas pesë vjetësh. Don Lazrin e njoha kur hyni në punë në fermen “Perlat Rexhepi”, perballë fabrikës së Pelhurave, ku punojshe unë. Në vitin 1967 njëditë veç kur u hap fjala se shoku i punës i kishte dhanë Atij me ngranë një mollatartë në mengjez, që ishte kenë e mbushun me arsenik, dhe mbas disa ditësh që u mbajtë pa mjekime të duhuna në spitalin e Shkodres, Don Lazri u nda nga kjo jetë nga helmatisja. Një meshtar aq fisnik dhe i përvujtë, mbytet nga Sigurimi i shtetit barbar. E pra në Shkodren e masakrueme nga komunizmi ka ngja edhe kjo ngjarje; Shumë shkodranve mund ti duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me tjetrin Don Lazri e Don Simoni, për 35 vjet nuk kanë folë kurr bashkë, tue kenë të një oxhaku. Askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë dy Klerikë Katolik të nderuem. Sikur të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue film me këta dy vllazën, pavarësisht se “kjo asht fantazi”, se në jetë mbrenda një shtëpije nuk mundet me ngja kurr dishka kështu!” Shqipnia asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me u besue se kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje, edhe në një Shqipni të izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në tjetrin se, përjashta Shqipnie as nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët as nuk mund të mendohej aspak kjo përveç arratisjes. Shkodra dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse në histori, prandej edhe populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi sadist everian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka Çukos apo Ramiz Alisë me shokë tiranë si veten. Lenini në 1922, thonte: “Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!” Çdo gja që i nevojitëj Sigurimit me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit Martirë të Shkodres, madje, edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne “klasikve” të marksizëm – leninizmit, apo pasuesve të tyne kriminel’ e gjakatarë të pashoq sëpse, aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes së Toskënisë dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive e vrastare komuniste, përballë Përparimit t’Atdheut dhe kulturës Europjane Perëndimore Perparimtare! Ja dhe fakti që vërteton se kjo ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946, ku kishte 26 burgje të diktaturës barbare komuniste. Në Shkoder ku ishte edhe Seksioni Katolik pranë Degës së Mbrendshme ku, punonin edhe disa dhjetra hetues terroristë kriminelë e amoral analfabet zhvillohet pikrisht kjo ngjarje në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e vjeter të qytetarve shkodranë shumë të nderuem Zef e Çile Jubanit. Nana Çile detyrohet deri në pleqni me përballue jetesën tue rrah me dhjetra orë tezgjahun, për me rritë tre djelmë jetima, dy prej të cilëve zgjedhin rrugën e Meshtarisë, si Lazri ashtu dhe Simoni.
Don Simoni ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet si infermjer pranë dispenserisë së qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm pse ishte Meshtar. Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji 1958, Shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do t’a ndiqte gjithë jetën. Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte edhe e provueme me vëllaun e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e kampesh të shfarosjes. Kur Don Simoni ka lanë Shkodren dhe asht ba Meshtar iku në Mirditë në vitin 1963, Don Simoni arrestohet, kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem e i ridënuem, i spijunuem, e tue u dënue herë dhjetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet historike të komunizmit, në Burrel, ku Ai aty, tashti kishte edhe “birucën e Don Simonit” e njohun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg. Lirohet me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që i vllai Don Lazri kishte vdekë, pra nuk jetonte ma. Ishin plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurr me njenitjetrin, nuk kishin ngranë një gostë apo darkë bashkë, nuk kishin asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe vazhduen deri në vitin 1989. Don Lazri në moshën 57 vjeçare e mbylli “dosjen” e hapun në vitin 1947, si shumë shokë të Tij, të cilët as sot nuk kanë as vorreza. Por historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu! Meshtari “i pabindun” siç, e kanë quejtë komunistët barbar, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë edhe mbas atij burgu të tej zgjatun gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar 1990 kishin organizue një Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres. Aty mendohej se “edhe mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me masakra dhe tortura nga të cilat, ata që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, djelmët e rijë dhe organizatorët e Asaj Demostrate dënohën me shumë vite burg. Edhe kur gjithë Europa kishte marrë pamje tjeter kryesisht nder demokracitë komuniste të Lindjes. Asht pikrisht ajo kohë kur ngjet edhe vrasja e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje, që ishte prap një tradhëti e re ndaj Popullit tonë, mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi tue ikë. Sigurimi shtetit dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku lojën e vjetër të mashtrimit dhe të dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Burrave që banin mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Porsa korteu mërrinë tek komiteti i partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli t’vujtun që ka ndrye në zemër për 47 vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, ndersa vazhdon thirrja e Atyne trimave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit. Mbas kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet muej i Purgatorve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajt, ka parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty, me datën 4 dhe do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë. Nën një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani thotë Meshën e Parë, mbas plot 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural 1967”, të cilin e pat drejtue atëherë në Shkoder, “bilbili” i PPSH, tirani Ramiz Alia. Ndonse, në vitin 1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi: “shoku Ever na la, armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë, do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë, prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë. Por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit.” Ky pra, ishte krimineli Ramiz Alia! Dhe, me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sampista e ushtarë. Gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rrëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00. E po mos t’ ishte i madhi Javier Pérez de Cuéllar me burrninë dhe guximin e Tij të paharrueshem, kushedi si do të mbyllej Ajo Meshë historike. Vetem e vetem nderhymja e Tij direkte telefonike tek skilja Ramiz Alia, shpetoi Shkodren nga gjakderdhja e organizueme e komunizmit barbar. Ndoshta, ishte edhe një shkak per me realizue thanjen e Sulltan Muratit, që “në Shkoder nuk duhet të mbesin gjallë asnjë Shkodran!” E tirani barbar Ramiz Alia mbas Everit, ishte shumë i perkushtuem me shfarosë Shkodren. Aty nga ora 10.45’ jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe bash tek dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera. Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, pse nuk kanë hy përderisa ata ishin në rrugë jashta Vorreve. Njoha një ndër Ata të perafert me moshen time dhe e pyeta se, pse keni ndejë përjashta? Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas këtyne apartamenteve ndër makina. Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet, na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha. Jemi ma shumë se 500 vetë të gjithë t’ armatosun!”. Uniteti i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela, Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën, luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po, pranë Atyne Vorreve, ku ishin Betue mbi gurët e Tokës gjakosun të Nanës Shqipni. Rinia e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para Gurve të Zallit të Kirit dhe Pendës së saj dhe, të mundohet “vetëm” per me rikujtue se: “Pse vdiqën sëbashku Këta Vëllazën e Motra Shqiptarë?!” Në vitin 1938 shkruen Don Kolec Prennushi: “Unë e dij se, falemnderës Zotit, e shumta e popullit i beson e i mban këto të verteta. Por armët kundra versuljeve t’ anmiqëve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ (pushtue) atmosferen e pergjithshme i duhen popullit me i pasë për doresh e kundra të zakonshmeve, e kundra atyne mâ të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cilat edhe në mos paçin mbërri ndër né, do të vijnë, si mbeturina rrenojash qi hjedh dallka e detit në bregoret tona.” Kurr mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, i paharrueshmi At Anton Harapit tha: “Lumninë e jep deka, Kunorën e ven Vorri!” Me 11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash! E, unë e pashë me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga një gropë e hapun në Rrëmaj, kur, i tha atij komunizmit gjakatar e vrastar: “Hi ke kenë e, hi ke me u ba!”, dhe asnjëherë mos mendoni se “ringjallet”! Perpjekjet e Edi Ramës me shokë asnjëherë nuk do të realizohen. Kurr mos harroni se Shqipnia nuk asht vetem me 6000 gropa pa Emen, po Ata Martir të Perjetshem që dhane jeten per Atdhe nga 1944 e deri në 1991, janë mbi 42.000 vetë deri në vitin 1972. Shfletoni dokumentat e Arkivit sekret. Bash nder ato kaçuba ferrash Nanat tona, ndezën dikur kandilat e vojit e qirat, në kujtimin e Atyne Martirve Shqiptarë që nuk vdesin kurrma!!Ata dhane jeten pra, gjanë ma të shtrenjtë të njeriut! E sot na i kujtojmë me dhimbje të madhe, pikrisht pranë atyne zallishtave ku ndezeshin qirat…E Flaka nder ato kaçuba nuk shuhet asnjëherë se t’ jenë jeta e Shkodranit! Jo, Jo, Aty, Aty, ku lindi përjetësisht: “Liria dhe Demokracia Shqiptare”, Aty ku çilën dhe lulzuene sëpari nder kaçuba ferrash, nder ato ditë të zymta Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Rrnoftë Shqipnia!
Melbourne, 4 Shtator 2022.
KU I KANË VARREZAT KËTA ZAMAKË..?!
1.■At Anton Harapi (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946),Gene Kortsha tregon: “P.Freeman ishte komandant i skuadres se pushkatimit: Kur i pushkatuem tre te bugosunit, dy prej tyne kane ra perdhe, ndersa At Antoni asht zhdukë nga pamja i rrethuem prej nji rejet. Oficeri në komandë ka shkue afer trupave të shtrimë perdhe. Aty ishte Lef Nosit e Maliq Bushatit. Trupi i At Anton Harapit qendroi i padukshem, i rrethuem prej nji reje . U deshten disa minuta që të zhduket Reja, dhe të shihej prap At Antoni.”
- ■At Lek Luli O.F.M. Pabesisht u vra dhe humbi edhe Trupi i Tij.
3.■Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar i njohun nder predikatarët ma të mirë. I sharruen kambët me sharrë druevari. Ishte në moshën 54 vjeç, kur asht vra në brigjet e lumit Lana në Tiranë.
4.■Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.
5.■At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrën ma shnjerzore. I prenë koken me spatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit.Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse.
6.■Imz. Frano Gjini (1886 – 11 Mars 1948). Asht i pari Shqiptar Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipni, klerik katolik Shqiptar. Trim dhe guximtar i pashoq. Ka deklarue para se t’ arrestohej: “Unë nuk do t’ a ndajë kurrë grigjen time nga Selia e Shenjtë!”
7.■At Mati Prennushi (2 Tetor 1882 – 11 Mars 1948). Asht kenë bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në 1911, për ngritjen e Flamurit. Në qelen e Tij u mblodh kuvendi i Malësisë, per “Memorandumin e Gerçës, “faje” per të cilat, Krajl Nikolla kerkoi me e varë në litar. E dënoi edhe Ahmet Zogu me vdekje por, u ekzekutue nga terroristi Ever Hoxha, me 11 Mars 1948, kur ishte Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë në Shkoder.
8.■At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948). Ishte rektor i Françeskanëve të Shqipnisë. Figurë e shqueme Atdhetare dhe trim që nuk i tutej syni nga vdekja per “Fé e Atdhé”. Ishte françeskan shumë i pergatitun. Asht pushkatue se nuk pranoi me akuzue vllaznit e vet “per futje armësh në kishë, një shpifje e Sigurimit të shtetit komunist, në vitin 1946”.
9.■At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?) Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht. Ishte nga Elbasani. e çuen në kampin e shfarosjes së Bedenit. E mbyten në baltë përsëgjalli.
10.■At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946). I paisun me një kulturë të gjanë në universitetet e Holandës, Belgjikës dhe Sorbonës. Duhej “zhdukë” bashkë me themelet e Françeskanëve të Shqipnisë. Kështu, “kishte, urdhnue qeveria sllavokomuniste e Beogradit!”
11.■Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.
12.■At Giovani Fausti S.J. (1901 – 1946). Ishte profesor i teologjisë dhe filozofisë në Seminarin Papnuer të Jezuitëve në Shkoder. Erdhi në Shqipni porsa perfundoi studimet në Bresia, Itali.
13.■At Daniel Dajani S.J. (1916 – 1946)Rektor i Jezuitëve. Drejtues i Revistës “Lajmtari i Zemres së Krishtit”. Pushkatohet i pafaj si vllaznit.
14.■Imzot Nikoll Deda (1892 – 11 Mars 1948). Asht torturue aqsa i tha një shokut vet që nuk e njohu në qeli: “Mos harro, se kam pasë kenë Don Nikoll Deda!”. Ka vdekë si burrat, ishte i pafajshem.
15.■Don Dedë Maçaj (5 Shkurt 1929 – 28 Mars 1947). E marrin ushtar. Me 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit deklaroi: “Po vritem per shkak t’ urrejtjes ndaj besimit Katolik. E them këte pa hidhërim apo urrejtje per ata, që mbas pak, do të më vrasin!” Vdiq si Burrat! 16.■Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë. Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.
17.■Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin e asht groposë në pusat e zezë t’ hetuesisë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti, tek Ai, po shkoj.”, me 31 Korrik 1948.
18.■Imzot Ernesto Çoba (1930 – 1980)Fjala e fundit: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”.
19.■Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946). Asht kenë mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940 n’Ulqin. Per këte akt Atdhetar, e pushkatojnë malazezët me 14 Nanor 1946.
20.■Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) Ishte ipeshkëv i Sapës. Predikatar i njohun dhe me kulturë të gjanë. Asht torturue aqsa, ndoshta, pak kush ka kalue vuejtje e tortura në sigurim si Ai. E pushkatuen komunistat në 1948.
21.■Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet, dhe e çojnë në manikomjo të Durrësit, atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”.
22.■Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Sigurisht nuk ishte i pari!
23.■Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith ashtusi vrasin gjithnjë komunistat: Tradhëtisht.
24.■Don Zef Marksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg. Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte, si “shperblim” merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit pushkatohet me 16 Nandor 1946.
25.■At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura. E varrosën naten tek qershija, ku e masakruen te konvikti “Malet tona”. Vendvorrimi asht i saktë i treguem nga baskvuejtësi Loro Vata.
26.■Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Arrestohet dhe pushkatohet pa faj me daten 24 Janar 1947, tue u kujtue gjoja i fisit tjeter të Martirve Prennushi. U pushkatue pa asnjë fakt.
27.■ Don Anton Muzaj vdiq në vetmi në vitin 1948. Policia e Sigurimit shtetit e mori dhe e varrosi në një Gropë paemen dhe në një vend të mësheftë.
28.■Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye. I dhane një dënim, dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës. Atje e mbyten tue e zhytë nder baltat e kënetës së Bedenit.
29.■Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958) Torturohet dhe vishet me akuzat ma të pabesueshmet per Shqiptarin e vertetë. Pushkatohet se nuk ka pranue me nenshkrue Statutin e Kishës Katolike të vitit 1951.
30.■Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e hetuesisë sigurimit se janë “pa firmë”, mbasi Don Deda nuk ka pranue asnjë akuzë.
31.■At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me ju shpifë askujt, per këte, torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.
32.■At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë.
33.■At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin e Shen Françeskut me akuza fallse ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata, ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.
34.■At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga Sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në burgun e Burrelit më 4 prill 1954.
35.■Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet, vdes në spitalin e burgut në 1948.
36.■Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët per disa muej në vitin 1949.
37.■Don Alfons Tracki (1892 – 1946). Vjen nga Breslau dhe edukon një brezni të tanë Atdhetarësh Shqiptarë. Pothuej, të gjithë u pushkatuen nga komunistët si Mësuesi i Tyne gjerman Tracki, me 18 Korrik 1946.
38.■At Bernard Llupi (7 Shkurt 1886 – 25 Nandor 1946) Me 25 Nandor 1946, pushkatohen në Prizren i pafaj me t’ ashtuquejtunit “antarë të Katoliçeskaja Banda”, kryesue gjoja nga At Llupi. Në fjalen e fundit në gjyq Ai tha: “Vdekja si kjo, vdekja per Shqiptarizem, asht kup’ e artë!”
39.■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar në 8.12.1961. U arratis se donte me vazhdue sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave, dhe e vranë me 1 Prill 1969.
40.■At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Asht një nga Atdhetarët e shquem. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.
41.■Don Anton Doçi (1915 – 1973) “Ky rast vdekje apo mbytje”, ishte i rastit apo i menduem dhe i realizuem me mjeshtrinë ma të madhe vrastare?! Gjithshka e mendueme dhe e zbatueme me “kujdesin” e Sigurimit të shtetit.
42.■Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948). Ishte sekretar i Imz. Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit, pushkatohet në Durrës me 9 Mars 1948, mbasi nuk pranon me akuzue Argjipeshkvin dhe as shokët e grupit.
43.■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mbyllë Kishat në 1967. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.
44.■Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës në 1948.
45.■Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë se, nuk pranon akuzat e Sigurimit të shtetit.
46.■Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush,”dinte shumë po, nuk fliste!”
47.■Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) Torturohet dhe tue kenë jo mirë me shndet dënohet formalisht, dhe vdes në burgun e Burrelit.
48.■Don Shtjefen Kurti (1898 – 1971) Bani shumë vite burg. Pushkatohet me 21 Shtator 1971, me akuzen se “ka Pagzue një fëmij Katolik”.
49.■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera. Po, as Ky nuk i dorzon.
50.■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit barbar Ever Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët tue shkue në Tiranë.
51.■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952. Një Kalvar i pafund që mbyllet dy muej para plotsimit të dënimit. Vdes në kampin e shfarosjes së knetës Zejmen në 1987.
Shenim F.R.: DERI KUR PA VORREZA KËTA KLERIKË KATOLIK SHQIPTARË! CILËS KOMBËSI I PERKASIM NA? A JEMI EUROPJANË APO JO?! E pra, Presidenti, Kryeministri, Kuvendi Popullor, Gjykatat dhe kryesisht Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Shqipnisë, të gjithë i dijnë “Vendgroposjet” apo “Gropat paemna” të Këtyne Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare! Moskallzimi asht vetem vazhdimësi e URREJTJES ! URREJTJA NDAJ ATYNE “GROPAVE PA EMNA”, JO VETEM E DHUNON HARMONINË FETARE, PO MJELLË PERÇAMJEN NDER SHQIPTARË?!
Melbourne, 7 Shtator 2022.
Torturave të Institutit Studimeve të Krimeve në Shqipni i shtohen edhe këto tortura që ju bane Klerikve katolik:
1.Don Mark Hasit: I mberthehet gjuha me thikë per tavolinë nga hetuesi Nesti Kopali, derisa nga hemoragjia mbeti pa ndjenja. (1947). Kam pa me sytë e mij vizen horizontale në gjuhen e Tij.
- Në hetuesinë e burgut Fretenve At Frano Kiri, lidhet në një tra dhe lehet në diell derisa mbetë pa ndjenja. Zbritet tue u perplasë me ftyrë pertokë e, mbasi gjakoset tortura persëritët porsa vjen në vete. (1947).
3.Disa klerikë u mbytën të gjallë në baltat e knetave të disa kampeve të zhdukjes, tue u varrosë nder gropa të padijtuna ku janë edhe sot. E vdekjet nder kampet e punës nuk janë aq pak sa kujtojnë disa.
- Don Lazer Shantojës i sharrohen kambët me sharrë druevari. 1945. E lanë në një birucë të zhytun nder nevojat personale derisa pushkatohet.
- Nga etja per ujë, ka pasë klerikë që u detyruen me pij urinen e vet… 1946.At Frano Kiri ka lëpij rrasat e nevojtores së burgut fretenve kur ishte në hetuesi. Dishmi gojore në vitin 1964. Po ashtu edhe Don Vlash Muçaj.
- Një ditë At Frano Kirin e lidhin ftyrë per ftyrë me një të vdekun dhe e lanë tri ditë të vdekunin siper. Diten e dytë langjet e të vdekunit fillojnë dhe i kullojnë mbi ftyren e At Frano Kirit. (1947). At Franoja humbi ndjenjat, e kur erdhi në vete, vazhdoi edhe diten e tretë torturen.., derisa nga era e keqe dhe langjet u rrezikue edhe jeta e At Franos.
- Dy klerikë katolik Dom Aleksandër Sirdani (1887-1948) dhe Dom Pjeter Çuni (1914-1948), të dy dijetarë, katilat e Sigurimit i mbysin në xhirizin e Degës së P. Mbrendshme të Koplikut në vitin 1948.
Këtyne torturave u shtohen edhe 36 torturat e Institutit Studimeve.
Kjo listë e hartuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, bazuar në një dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar, cilësohet si lista zyrtare e torturave të përdorura gjatë regjimit komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish Sigurimit të Shtetit dhe rrethana të tjera represioni, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri. kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:
Llojet e torturave
1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve
Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.
2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe.
3-Shpimi i mishit me tel të djegur
Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel i nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte në humbjen e jetës, ose pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946.
4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup
Ka qenë teknikë e përdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur, në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve.
5-Futja e kripës në mish
Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje.
6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej.
Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit.
7-Lënia pa bukë deri në vdekje
Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.
8-Lënia pa bukë për disa kohë
Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.
9-Lënia zhveshur në të ftohtë
Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.
10-Jeleku
Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për t’u pjekur.
11-Dinamit në trup
Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkrepsën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme.
12-Shtrëngim i gjinjve me pinca
Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.
13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë
Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.
14-Varje me kokë poshtë
Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.
15-Lidhje me lin
Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.
16-Lënie në diell
Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët.
17-Maçoku në tumane
Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.
18-Përgatitje e varrit
Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.
19-Arma në gojë
Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte.
20-Tentativë për çnderim të vajzës: I bëhej drejtpërdrejtë personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj.
21-Djegia e organeve seksuale
Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.
22-Rrahja me kamxhik
Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.
23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë
I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë.
24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit
I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm.
25-Lënia në këmbë
Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit, etj.
26-Lënia për të fjetur mbi çimento
Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore.
27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë
Përdorur nga hetues Irakli Kocani.
28-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme.
29-Detyrimi për të kënduar natën
Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën. “Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga Sigurimi i ushtrisë”.
30-Futja në biruca të errëta
Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.
31-Lyerja me marmelatë
Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.
32-Shurdhimi
Vënia në stres të përgjithshëm, duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit.
33-Përdorja e tymit brenda qelive Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer në burgun e Burrelit.
34-Futja në arkivol
Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.
35-Goditja me pëllëmbë e me shqelma
Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët, në mënyrë që të pranonin sa më shpejt procesin.
36-Hedhja nga lartësia Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.
Shenim FR: 36 torturat e tmerrshme janë botue tek VOAL, me 4 Shtator 2022. Botohen këtu pa asnjë ndryshim nga origjinali. Tëgjitha këto tortura janë ba në 26 hetuesitë e burgjet e Shkodres. Melbourne, 2022.
PAPA E POPULLI SHQIPTAR PAPA GJONI XXIII (1881 – 1963)
Kujtesa e Papës Gjoni i XXIII – ishte shpnesa ynë! Në Diten e Pashkëve të vitit 1959, në pershndetjen që Papa Gjoni XXIII i drejton Popujve të të gjithë Botës, që quhet “Mesazhi i Paqës”, per të paren herë në historinë e kësaj Feste të Madhe, u ndigjue nga goja e Papës në Kishen e Shën Pjetrit, në gjuhën Shqipe: “Per shumë mot Pashkët!”Sot ndoshta, kjo nuk çuditë asnjë njeri! Po, per né që e kemi jetue dhe ndigjue në radio, tue kumbue zani i Papës Gjoni XXIII nder dhomat tona të mbylluna hermetikisht që nga viti 1944, kjo ngjarje mbetet e paharrueshme dhe e përjetshme në kujtesat tona të dhunueme nga diktatura komuniste. Papa Gjoni XXIII asht Papa që ka folë Shqip!
GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT FOLI NË VATIKAN
Me 17 janar 1468 kaloi në amshim Heroi Kombëtar Shqiptar, i pavdekshmi Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (1405 – 17 janar 1468), “Atleti i Krishtit”, i cili për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, tue ruejtun e mbrojtun Shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huej. Për me përkujtue këte figurë të madhe, në ditën e vdekjes, po e sjellim fjalimin e Papa Palit VI, i cili e konsideron Popullin Shqiptar mik të Selisë së Shenjtë, kurse Gjergj Kastriotin një personifikim i virtyteve ma të nalta të Popullit tonë. Vatikan, e ejte, 25 Prill 1968. “Bij fort të dashtun Shqiptarë!(Lexue shqip Gegnisht, shtatë rreshta) Po Ju sjellim ju nji mirëseardhje të veçantë, mbasi kenkeni mbledhun për të kujtue Pesëqindvjetorin e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë kësajë Selije Apostolike, të cillën mundeni t’a njehni si shtëpinë t’uej. Na po ju shohim ma të kënaqun, sepse e dijmë se Shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht Shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith’ herë përmi çdo interresë ka vuemun vlerat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë. Të tilla virtyte i ka ba nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ua ka lanun trashigim; bashkë me lidhëninë e pandame me miqt’ e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostolike gëzohet tue ju radhitun, mbasi njehet ndër ata qi kurr nuk ju kanë lanë në baltë. Këta virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lanun porosi në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim. Mirëse historia ju ka pamë të shtypun e të shpërndamë, por dora e dashtun e Perendisë ka ba qi ju e gjithë gjaku i juej i shprishun, me gjallni qi keni me të lemë, e me të njoftuna të fitueme, u bâtë urë miqësish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhësit e ekumenizmit modern. Urimi i ynë në ketë rasë, pra, për ju e për gjithë Shqiptarët, asht qi vuejtja të bashkohet në ju përherë me shpirtin t’uej heroik, që keni nga të Parët e të ju japë rasën të shërbeni porsi element bashkëkuptimi e paqe mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti. Do t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeut, e do të shkëlqejë me meritime të reja Atdheu i juej, të cillin na e kemi kaq shumë për zemër dhe e Bekojmë me gjithë shpirtë.
PAPA GJON PALI II ME RASTIN E VIZITËS SË TIJ NË SHQIPNI
SHKODER – 25 PRILL 1993
Në Token e Bekueme Shqipni, Atdheun e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut, n’ Atë shkamb ku Shqipja Dykrenare me kthetrat e veta ka shkrue Epopenë ma të lavdishme të qendresës sa shekullore të Atdhetarizmit Shqiptar dhe të Fesë Katolike, perballë Gjenocidit osman para 1912 e atij sllavokomunist mbas vitit 1944 e deri në vitin 1991, atëherë, kur Bota rrotullohej ndaj një Ylli ndriçues polak me emnin Karol Vojtila, i njohun si Papë në Vatikan me emnin e Shenjtë Gjon Pali II, edhe Atdheu i Shqipeve ndriçohej me lutjet e Tija të vazhdueshme dhe me një perkushtim të veçantë. Janë uratët e një bashkvuejtësi si na, nën zgjedhen e pashpirtë të diktaturës komuniste. Ai ka provue diktaturen naziste, komuniste, atentatin e Mehmet Ali Agxha, me daten 13 Maji 1981. Ai ka vizitue mbi 180 shtete të Botës po nuk ka harrue asnjëditë Shqipninë e Martirizueme nga Gjenocidi sllavokomunist i osmanllinjëve Ever Hoxha e Ramiz Alia, të njohun si terroristët ma vrasës e perbindësh barbar të Shek XX në Europë. Koha provoi gjithnjë se njeriu ma i kërcnuem i shekullit XX ishte Gjon Pali II, se Ai luftoi totalitarizmin, vorfëninë e Botës së tretë, kerkoi edukimin e arsimimin e fëmijëve të kontinenteve të shtypuna nga kolonizatorët, Ai punoi në mënyren ma të guximshme per shpartallimin e Perdes së Hekurt, dhe u angazhue per transformimin e Europës Lindore komuniste në vende të lira dhe demokratike. Ai kishte forcë dhe pushtet në politikë pa hy në politikë. Ai luftoi abordin dhe ishte i premë në qendrimet morale. Në të gjitha takimet me rininë botnore Ai predikoi rrezikun dhe pasojat e shemtueme të drogës, imoralitetit, korrupsionit dhe mënyren se si rinia duhet të luftojë per të Drejtat e Njeriut, demokraci e liri të vertetë. Atë ditë me 25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, asht ajo ditë në të cilen Ai puthi Token Shqiptare. Ishte Toka e rijtun nder shekuj me gjakun e Shenjtë të mija Martirëve Shqiptarë.
Na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë në zemrat tona! Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit të “Revolucionit Kultural e Ideologjik” Ramiz Alia, në vitin 1967 në Shkoder, per me vizitue Vatikanin, me shpresë mashtrimi per me vazhdue me ruejtë postin e presidentit.
Ai Papë ishte që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue e bekue edhe Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, që për të treten herë kje e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët terrorista komunista. Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e fetare të kësaj tokë”. Ai erdhi Papë me ide, bindje, qellime të kjarta e guxim për me i zbatue ata. Ai ishte gjenialitet i rregullimit të një Bote të trazueme ku mbet symbol i një Epoke të Re, me mjetet ma paqsore, ku “Liritë dhe të Drejtat e Njeriut” triumfuen mbi diktaturat, sepse Papa Gjon Pali II, ishte antikomunist, progresist, iluminist, humanist, kundershtoi me force kapitalizmin e eger, vorfninë perballë pasunimit të pandershëm, diskriminimin e njeriut, tue fillue nga muret mbrenda familjes, u perball me komunizmin dhe e shembi até tue këputë telat me ferra rrethues e bashkë me ta, tue rrëzue edhe Murin e Berlinit. Asht ai moment historik i shoqnisë njerzore të robnueme në Evropën Lindore, kur Vojtila i zbërthen prangat e tiranisë komuniste me tri fjalë të vetme: “NON ABBIATE PAURA”, “MOS KENI FRIKË” se, Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij i vjen LIRIA”! Ai erdhi në Selinë botnore dymijvjeçare të Katoliçizmit në Vatikan, tue sjellë me vete sekretin e madhështisë së Tij, sekret të cilin, askush nuk mujti me e kuptue para Tij: “Komunizmit totalitar Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”. Suksesi i madh qendron në zberthim dypalësh: Të ndergjegjes ndrydhun e, shpartallim të prangave të tiranisë komuniste.
PAPA GJON PALI II DHE NANË TEREZA NË SHKODER 1993.
Ballëperballë me Gjergj Kastriotin – Tiranë 1993.
Papa Gjon Pali II Ju drejtue Popullit Shqiptar në Sheshin Skenderbeu: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt. Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe, të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore. Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë t’a mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar. Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat? Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue I mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv. Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë! Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një process pajtimi të vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli I garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhet, nuk ka përshka ti trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, I bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human. Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës e të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe! Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës. E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun e të fshehtë, si na e tregon historia”.
■Dhe unë, sot po persëris prej Shejtnisë së Tij: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni… Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan! ” E pikrisht per këte dhanejeten: Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
ZAMAK I FLAMURIT GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT
Shqiptarët nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, trashiguen Emnin Shqiptar, po edhe Flamurin me Shqiponjen dykrenare dhe identitetin e vet si Shtet Europjan. Po, janë Zamakët e Tij, që dhane jetën per “Atdhe e Fé”!
Ishte shpata dhe ajo perkrenare që perjetsuen në Trojet tona Ilire emnin Shqiptar. Ishin Shqiptarët që pa iu tutë syni nuk kanë kursye gjakun e vet, me shkrue Epopenë e Pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Janë edhe sot gurët e Kështjellave heroike Shqiptare të daltuem me tehun e shpatave të Atyne Burrave trima, që per Lirinë e Atdheut vdiqën si me lé per Idealin e naltë: “Atdhé e Fé”!
Janë mburojet e pathyeshme ku u perplasen luftat ma të rrebta e ma mizore që ka njohë historia ynë, per me thye dhe me mposhtë Trimin e pashoq të Kështjellës së Krujës sonë Heroike.
Janë Trojet tona të njomuna me gjakun e Atdhetarëve, të pathamë edhe sot! Janë gurrat e lumejëve, të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot, gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit! Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të njoftuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue historinë!
Janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal! E jo, ma ndej”, dhe, po prap mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu, per Até dhane edhe jeten. E pra, nuk janë aq pak sa me u “harrue”, ose ma keq…E ku janë Vorret e Tyne të bekueme!?
Ku janë Emnat e luftarëve të asaj historie Shqiptare plot lavdi e dafina?! Jo bré, kështu! Të mos e shuejmë Gjakun e Tyne me “harresë”, apo me një “vrasje” të dytë edhe ma mizore se e para! Per ké dha jeten Gjergj Kastrioti?! Per ké dha jeten Dedë Gjo’ Luli?! Per ké dha jeten Shqiptari i Bjeshkëve të Nêmuna, i Maleve t’ Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Vorio Epirit?! E Shteti Shqiptar, prej kujt mori jetë?! – Askush nuk di me tregue! Per ké dha jeten Prekë Cali!? Per ké dha jeten Trimi i Hotit Gjelosh Luli?! E Zalli i Kirit pranë Rrëmajit “heshtë” ku, gurtë e tij janë të skuqun nga një Gjak i freskët dhe i paster i derdhun në mengjesin e një epoke gjakatare, të ardhun naten per hanë e groposë aty nga sherbëtorët e sllavokomunizmit, gjithnjë të etshëm dhe t’uritun si ujqit e para pesëqindvjetëve, që erdhën nga pyjet e Kaukazit, si t’ ishin bash vllavrasësit e katilit Ever Hoxha.
Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave?!
Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar I Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.
Memorandumi pat jehonë në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937). Të pranishem aty ishin edhe Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga i zoti i shtëpisë At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun Imzot Luigj Bumçi e Imzot Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit. Aprovimi ishte marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv I Shkodres. Ishin aty të pranishem Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Kiri e Pamvarësi. Memorandumi ju dorzue perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta Perfaqesues të Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod Preçi (Kastrat),Prekë Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj Bumçit kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat e “Librit të Kuq”?
– I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i ishte pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq i dona ma parë për vedi, e mandej, për Shqipninë mbarë!” E fjala mori dheun. Sot, pjesa ma e madhe e Këtyne Emnave të nderuem nuk zehen me gojë!Fatkeqsisht mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që nderuen me veprat e veta të pavdekëshme Emnin e Gjergj Kastriotit.
***
Me daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë. Mendohet se asht varrosë në Kishen Katedrale të Shen Kollit, që ishte ma e madhja e atij vend e rindertueme prej Tij. Besniku i Tij Imzot Pal Engjëlli, nga historianët tregohet se ndodhej në Romë, ku me të mërrijtun lajmi i vdekjes së Prijsit të Arbënisë atje, Gjergj Kastriotit, u nis për Shqipni “per me marrë nga e veja dhe i biri i Skenderbeut të drejten e mbrojtjes, me garnizone venedikase, të Krujes e të kështjellave tjera.” (Fan. S. Noli, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” fq. 148)Ma vonë iku dhe e veja Donika e Gjoni, në Mbretninë e Napolit per mos me u kthye ma! Në vitin 1478, “dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhen, turqit happen dhe varrin e tij, që të merrnin copëra të kockave të tija, si hajmali”. (F.S.Noli.)
Sebeliku na informon se “valle vajzash shqiptare, midis buçitjes së betejës dhe zhurmës së armëve barbare, mblidheshin rregullisht çdo tetë ditë mbi kështjellat, ku kishte mbretëruar Skenderbeu, për t’I kënduar hymne Herojt të tyre të vdekur.” (F.S.Noli, fq. 149)
Iku Imzot Pal Engjëlli, iku e veja Donika dhe i biri Gjon Kastrioti, ikën gjeneralë, klerikë e laikë nga Arbënia, ikën e vazhdojnë me ikë edhe sot. Kam lexue dhe jam interesue edhe per shkrime që nuk njihen endè
në Shqipni, të dijetarëve dhe shkencëtarëve Fan S. Noli, At Athanas Gegaj, At Marin Sirdani, Milan Shufflay, At Zef Valentini S.J., At Gjergj Fishta, At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, Prof. Zef Mirdita, Prof. Aurel Plasari e deri tek At Konrrad Gjolaj, dhe nuk kam mujtë me gjetë askund të shkrueme: “Tue dijtë të gjithë çka kam permendë ma siper se kur turqit do të pushtonin Lezhen, puna e parë e tyne do t’ ishte me shkatrrue kulm e themel Kishen Katedrale të Shen Kollit, si asht e mujtun që askush nuk shpjegon se çka u mendue dhe si asht veprue me Eshtnat e Heroit tonë Gjergj Kastrioti, per mos me i lanë me u dhunue nga turqit?!”Emni i Gjergj Kastriotit asht Emni ma i Shejtë e ma i bekuemi per Shqiptar! Ai vazhdon me kenë i gjallë edhe sot në boten e perjetëshme t’ Atdheut të vet, në boten e pavdekshme të Shpirtit Atdhetar Shqiptar. E bashkë me Gjergj Kastriotin sot janë edhe Zamakët e bardhë të Flamurit Tij të lavdishem Kuq i Zi, të cilët dhane jeten per “Atdhe, Fé e Perparim”!
AT GJERGJ FISHTA: ÇOHI T’DEKUN
Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra, Pse
Perendija s’ ka me u lanë me u thye.
T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,
N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!
E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore.
– Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!
(Pjesë nga “Lirikat”, botue në vitin 1941).
AT PJETER MËSHKALLA S.J. ((1901 – 1988) KA THANË:
“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.
Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova. Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande! Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej tyne me dorë”. Sa shumë Zamakë të bardhë të Flamurit Kastriotit kishte kjo Shqipni!!
Melbourne, 2022.