Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri Kurti takohet me Federatën ‘Mjekët Shqiptarë në Europë’

Federata Mjekët Shqiptarë Europë, përfaqësuar nga presidentja Dr. Aurora Dollenberg së bashku me kryesinë e deges AMFE-Stuttgart kryesuar nga Dr. Genc Kelmendi, morën pjesë në takimin e Kryeministrit të republikës së Kosovës Z. Albin Kurti, takim ky që në shoqërimin e ambasadorit të Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti dhe stafit të kryeministrit (Znj. Fëllanza Podrimja) u mbajt dje në Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Falenderojmë përzemërsisht Konsullën Znj. Lumturie Lipoveci për ftesën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj mjekëve në Stuttgart dhe më gjerë. Pergezojme Kryesin e Federates ne Stuttgart Dr. Genc Kelmendi, Dr. Mehmet Gjiholli, Dr. Rexhai Bahtijari, Dr. Arsim Matoshi, Shkendije Berisha Pacolli per kontributin e vazhdueshme vullnetar. Falenderojmë fotografin e njohur Z. Arber Cacaj për punën profesionale.
Federata Mjekët Shqiptarë Europë përgëzoi Z. Kurti për punën e jashtëzakoshme në rritjen ekonomike dhe përmirësimet në fushën e shëndetësisë. Në kuadrin e bashkëpunimeve të vazhdueshme të Federatës me ministrinë e shëndetësisë dhe të diasporës, u diskutua për rrugëzgjidhjet e ardhshme në evolumin e mëtejshëm të punës së nisur, si në drejtimin e siguracioneve shëndetesor dhe në rritjen e pagave të personelit mjekësor. Qëllimi final i përbashkët për Federatën dhe qeverinë Kurti është stopimi i largimit të profesionistëve mjekësor dhe rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
☑️Federata Mjekët Shqiptarë Europë mbështet aktivisht cdo hap drejt europianizimit të mjekësisë së Kosovës.Federatën
Please follow and like us: