Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Valse d‘amour

Duart m’u ngrohën me avullin e nxehtë të frymës tënde, dhe zemra m’u ngroh madje
Strukur pas teje me turp, tinëz shikoj fytyrën dhe buzët tua, sytë e tu u flasin syve të mi
Derisa fillon procesi i përzirjes së shpirtërave, përfitohen substanca lumturie, lirohen mijëra molekula elektrizuese
Për t’u shëndrruar butësisht në grimca dashurie me lidhje kovalente një atomshe
Gjuha vazhdon pikturën që s’mbaron kurrë!
Derisa majat e gishtatve tërhiqen nga graviteti i messhpinës sime, krijohet melodia e bukur, valse d‘amour, vallëzojmë mbi retë e bardha, derisa na deh gjumi magjik.
Please follow and like us: