Botime të reja/DRAMË PËR DRAMËN NJERËZORE
Botime të reja/DRAMË PËR DRAMËN NJERËZORE
(Shkëlzen Halimi, A filloi shfaqja! (dramë), Botoi SHB Konica, Shkup)
Teksti dramatik “A filloi shfaqja!”, siç thotë autori Shkëlzen Halimi, është shkruar në kohën e pandemisë, pikërisht në kohën kur filloi loja e një virusi të padukshëm me tërë njerëzimin. Në fakt, ky tekst, ka të bëjë me kthimin në thelbin e familjes, përkatësisht në vlerat e familjes, sepse dinamika e jetës në këtë kohë të zhvillimit teknologjik, thjeshtë na ka bërë që më të mos e njohim as veten. Dy protagonistë, AI dhe AJO, thuajse njoftohen për herë të parë dhe kanë dilema të shumta. Nga frika e virusit, jeta e tyre rrjedh në një hapësirë pa derë e dritare dhe, ndonëse presin që të ndodhë diçka, që të fillojë ndonjë shfaqje, ata nuk e hetojnë se janë pjesë e shfaqjes (globale). Thjesht, është një dramë për dramën njerëzore. Shkëlzen Halimi, edhe me këtë vepër dëshmon se është një nga krijuesit tanë me profil të qartë letrar. (S.S.)