Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Të japësh dhe të marrësh dashuri…

Duke shkëmbyer marrje dhe dhënie të energjisë së barabartë ne realizojmë përmbushjen tonë shpirtërore dhe kolektive.

A kemi nevojë edhe ne të na dhurojnë dashuri të tjerët, qoftë edhe familiarët apo duhet të dhurojmë dashuri pa e kursyer veten fare dhe një ditë të ndjehemi të lodhur duke dhuruar çdo gjë për të tjerët dhe asgjë për veten tonë? Kjo ishte pyetja që ma bëri njëri nga miqët e mi të rrjetin social ‘Facebook’.

Atëherë, ju them me sa vijon:

“Universi ka një ligj të rëndësishëm që quhet ligji i marrjes dhe dhënies së barabartë”, që do të thotë ky ligj krijon bazën e marrëdhënies, që nënkupton marrje dhe dhënie të barabartë energjetike të palēve interaktive.

Ka njerëz që frekuentojnë në nivele të ulëta energjetike me energji të tepërt negative. Ky grup i njerëzve janë gjithmonë të pa ngopur dhe të pa kënaqur sikurse edhe yjet t’ua zbritni nga qielli ata nuk ndryshojnë. Ky grup quhet ndryshe ‘lugat i energjisë’, sepse janë të prirë qē të tërheqin energjinë pozitive nga të tjerët si me magnet.

Andaj shmangujuni njerëzve të tillē, sepse, ua shprazin energjinë dhe ju lënë të lodhur. Ata duhet të vetëdijësohen vetë dhe të punojnë me veten për ta ngritur nivelin energjetik gjegjësisht, energjinë pozitive.

Kërkoni njerëzit që frekuentojnë nē nivelin tuaj energjetik, ku merrni dhe dhuroni dashuri të barabarta. Atëherë do të filloni ta ndjeni bukurinë dhe kënaqësinë e jetës. Të gjithë kemi nevojë për të marrë dashuri dhe jo vetëm për të dhënë, sepse në fund të fundit të gjithë jemi një zinxhir me margaritarë të njëjtë”.

Please follow and like us: