Zana Tako: Mos më pyet
Mos më pyet se ç’mendoja mbrëmë,
a ishe në varg apo në fjali?
Përgjigjen ende s’ta kam dhënë,
mendimin ndezur e ruaj në gji.
Ta fik a ta lë ndezur?
Vallë, si mundem ta di?
Kur ti vashë sytë mi ke hedhur,
ndezur janë si dy qirinj.
Ja, po nis e të tregoj,
fjalë për fjalë pa harruar.
Mendimi shkruar mbi ballin tim,
përkulet deri tek buzët e tua.
Oh, ç’më shijojnë ato fjalë,
renditur si gjerdan zbukurimi.
Mendimi pikon e pikon nga ledhatimi,
eh moj vashë, ç’ma burgose mendimin.
5 Nëntor 2022.
Please follow and like us: