ISH STUDENTI I KOLEGJIT AAB TREGON SUKSESIN E BIZNESIT TË TIJ NË “JAVËN GLOBALE TË NDËRMARRËSISË”
Për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, të cilët duan të kenë sukses në ndërmarrësi, gjatë javës globale nga kjo fushë të ftuar janë edhe ish studentë që kanë pasur suksese të shumta në karrierë.
Ferit Kuleta, pronar i agjencisë së fluturimeve “PrishtinaSKY”, u tregoi studentëve të Kolegjit AAB se si kishte filluar idenë për këtë biznes dhe tërë hapat që kishte ndjekur deri kur pati fitime tejet të mëdha, por e gjithë kjo falë angazhimit të tij dhe mësimeve që mori gjatë studimeve në Kolegjin AAB. Ai tha se gjatë kohës sa ishte në studime kishte mësuar gjëra që mund t’i vendoste në praktikë dhe kjo ishte ndihma më e madhë që mund t’i ofrohej nga Kolegji AAB.
Studentët patën pyetje për Kuletën në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet që kishte pasur që kur filloi rrugën si ndërmarrës, ndërsa e shijuan edhe storien e tij të mbushur përplot rrëfime të ndryshme.