Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Manifestimi i dëshirës…

“Manifestimi i dëshirës është reflektimi i filmit nga projektori në ekranin e mendjes sonē”- Vlora Obertinca.
“Jeta jonë ēshtë një film skenarin e të cilit e shkruajmë ne vetë dhe e luajmë rolin kryesor në të. Duke jetuar, duke e ndryshuar skenarin. Kështu ecin ditët e jetës sonë, disa të lumtura e disa të hidhura. Kjo sepse askush nuk na ka mësuar që nga fëmijëria, se ne e krijojmē vetë realitetin tonë.
Fëmija kur vjen në jetë është njëjtë si një kompjuter i ri i posa blerë, në të cilin fusim të dhëna dhe i regjistrojmë çdo ditë sipas dêshirës sonë.
Andaj, mendojeni dëshirën, lirojeni në Univers dhe mos e dyshoni asnjëherë mos realizimin e saj deri në manifestim. Mos e mendoni më asnjëherë atë dëshirë, sepse procesi fillon prej fillimit sa herë që e vizitoni dëshirën e njëjtë. Vazhdoni rutinën normale të jetës me obligimet e përditshme. Universi e manifeston dëshirën tuaj në mënyrën më të mirë dhe më të papritur nga sa e keni menduar.
Kjo është madhështia e Universit në të cilën jetojmë. Filloni nga sot ta ndryshoni skenarin e jetës suaj, sepse ju jeni skenaristi, ju jeni aktori dhe ju jeni regjisori i filmit të jetës suaj” – Vlora Obertinca.
Please follow and like us: