“Lulja e Vlorës”, ambasadorja Peleg takon Dr. Anna Kohen
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, priti në një takim kortezie Dr. Anna Kohen, autore e librit “Lulja e Vlorës”. Kohen, një hebrejo-shqiptare ka lindur në Vlorë dhe tani jeton në Florida, SHBA.
Dr.Anna Kohen i dhuroi librin e saj ambasadores Peleg.
“Kënaqësi të takohesha me Dr. Anna Kohen, autore e librit “Lulja e Vlorës”. Anna ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Florida. Libri i saj tregon historinë e familjes së saj hebreje që jetoi në Vlorë gjatë epokës komuniste. Mezi pres të filloj ta lexoj këtë fundjavë”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.
Please follow and like us: