Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Sot në Tiranë mbretëron krijuesi Gazmend Leka!

 

  

Gaz Leka! Një emocion i gjallë nga ekspozita e tij në Galerinë e Universitetit të Arteve! Djalit që kujdesej aty i them duke vizituar ekspozitën: Mos është çmendur Gaz Leka?! Si ka mundësi që punon dhe vetëm punon kaq shumë duke çelur ekspozita njëra pas tjetrës dhe çdo herë më të çuditshme, të pa imagjinuara nga forca krijuese! Si nuk di të shteri mendja e këtij njeriu?! Për mendimin tim, Gaz Leka, është fenomen për t’u studiuar jo vetëm si piktor, sa mitik aq i gjallë, por edhe si një antropolog i të fshehtave të jetës! Piktura e tij në këtë ekspozitë të ngre në qiell, të çon në parajsë, të shëtit në ferr dhe kur largohesh të ndjek idea: “Ta duash artin dhe të harrosh çmenduritë e përditshme”. Gaz Leka, nuk di nëse ndonjë piktor në botë (se këtu tek ne jo dhe jo), të ketë këtë fat! Energji të pashtershme, punë, pafundësi tematikash sociale, kolor, zymtësi, dritë, lëvizje, simbolika shënjtorësh dhe tani pas nudove, lypsarët e shenjtëruar! Në fakt po mendoja se duhet të kënaqem unë sot me këtë ekspozitë goditëse që të pushkaton pa folur, apo të lumturohet Shqipëria që të ka?! E di që nuk gjeta dot fjalët e duhura për këtë çudi artistike, po në fund të fundit nuk është misioni im i një kritiku të pikturës! Di të them se sot në Tiranë mbretëron krijuesi Gazmend Leka! Kot lodhem, shkoni prekeni që të pasuroni shpirtin! Lypsarët që janë në miqësi me pëllumbat!
Please follow and like us: