PANELI I RADHËS NË “JAVËN GLOBALE TË NDËRMARRËSISË” SJELL NË KOLEGJIN AAB PESË GRA TË SUKSESSHME
Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, Venera Llunji, ka udhëhequr sot panelin e përbërë nga pesë gratë e suksesshme të cilat trajtuan temën: “Roli i organizatave të huaja në mbështetje të grave ndërmarrëse në Kosovë”.
Prof. Llunji tha se Kolegji AAB, ndihet i privilegjuar që ka një panel të përbërë prej grave që kanë ndikuar në fushën e ndërmarrësisë dhe të njëjtën kanë ardhur ta transmetojnë për studentët e Kolegjit AAB.
Vesa Rezniqi – Pallaska nga UNDP, Vlora Avdiu Burani – EBRD, Vlora Tuzi Nushi – UN Women, Brikena Berisha – profesoreshë/ hulumtuese, Nita Halimi – ndërmarrëse, folën për rolin e grave në ndërmarrje dhe ndikimin e tyre në fuqizimin e rolit të gruas qoftë në vendimmarrje, politikbërje apo udhëheqje.
Studentët ishin kurioz për temën në fjalë dhe hapat që janë bërë në fuqizimin e rolit të gruas në këtë sferë.