Albspirit

Media/News/Publishing

“PSE DËSHTOJNË START-UP BIZNESET” – STUDENTËT E KAMPUSIT TË KOLEGJIT AAB NË GJAKOVË INFORMOHEN NGA EKSPERTË TË FUSHËS

Në kampusin e Kolegjit AAB në Gjakovë u mbajt diskutim i hapur me studentët me temën “Pse dështojnë start-up bizneset”, si rrjedhojë e aktiviteteve të shumta të Javës Globale të Ndërmarrësisë.

Një panel me dy pjesëmarrës të cilët kanë eksperiencë shumëvjeçare në botën e biznesit, ishin Agron Mustafa dhe Butrin Batalli. Ata sollën pikëpamjet e tyre dhe informatat e rëndësishme me arsyet përse dështojnë start-up bizneset dhe si menaxhohen krizat në raste të tilla.

Mustafa, përmendi pasionin për biznes që sipas tij është një ndër shtyllat kryesore që të ketë rezultate në vazhdim, kurse Batalli theksoi fuqinë e komunikimit brenda një organizate, biznesi apo kompanie e që luan rol të mos falimentojë ndërmarrja në kohë krizash, çfarëdo qofshin ato.

Kështu studentët përmes bashkëbisedimit arritën të identifikojnë edhe vetvetiu shkaktarët e këtyre dështimeve duke shtruar pyetjet se si mund të evitohet kjo dukuri.

Please follow and like us: