Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Krim i pafajshëm

Intimitet juristeje
U bë kohë që je nën përcjelljen time,
nën masat e vëzhgimit të fshehtë.
Përtej çdo dyshimi të bazuar,
botërisht mundem të të ngrë aktakuzën nën cilësimin ‘Dashuria’
Nëse nga askush tjetër, nga Zoti do të pranohet kjo parashtresë,
pastaj gjatë shyrtimeve do procedoj,
faktet e botës të të burgos përjetësisht në zemrën time.
Fjala ime përfundimtare do të jesh TI
dhe besomë,
ankesa jote do të has në vesh të shurdhër.
Bën mirë ta pranosh se bashkëfajtorë jemi n‘këtë ‘krim të pafajshëm’,
do ta vuajmë s‘bashku çdo pasojë
Dhe pa nërmjetësimin e askujt, do jetojmë sikur të ishim të lirë.
26 Shtator 2022.
Please follow and like us: