Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Eh… ne të dy…

E ç’jemi ne të dy?
E ç’ishim ne të dy?
Pluhur në erë jemi,
asgjë më shumë,
asgjë më pak.
Prapë ne të dy…
Në ditën e errët je i vetmi
që ndaj lotin përgjysmë
prapë me ty,
prapë të dy…
Dhe zemrën e mbyll brenda teje.
Prapë te ty,
derisa dielli të kaptojë malet e mërgimit.
Eh… ne të dy…
Please follow and like us: