Mimoza Bici: Sot në shi…
Sot në shi
shtrydh dashurinë time të humbur
Retë më pas
do më mbulojnë lakuriqësinë e shfaqur
ku pa turp tregoj hiret
transformuar kohës
fërkime epshesh.
Akoma më pas
ylberi do më dhurojë plot ngjyra
për t’i treguar një tjetër mashkulli
sa e bukur jam…
Dashuria vazhdon.
Dashuria është vargshirash
shtrydhur epsheve të tokës
për të lindur mes peme jete
Thahet
përsëri gjelbëron
Kështu bota frymon.
(mimozabici “Kur bie shi” nga libri “Beko çastin”)
Please follow and like us: