Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Joe dhe unë, së bashku me shumicën dërrmuese të Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për presionin e ri dhe të përshpejtuar nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani që të dorëzohen ndaj veprimeve që favorizojnë qeverinë serbe, në kurriz të Kosovës. Si rezultat, ne kemi vendosur të bëjmë një deklaratë publike mbi shqetësimet tona, të cilën e kemi ndarë me disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA:
1). Në një deklaratë befasuese të Derek Chollet, këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ai tha se ishte mirë të bisedohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin dhe se ai ndante zhgënjimin me vendimin e Kosovës për mos shtyrjen e kërkesave lidhur me targat dhe lidhur me avancimin e integrimit të Serbisë në BE. Me këtë arrihet bashkëpunimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së me Serbinë, presidenti i së cilës nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës dhe çdo synim për të krijuar një shtet të pavarur.
2). Në intervistën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar për Zërin e Amerikës, ai këmbëngul që Kosova të shtyn zbatimin e kërkesave për targat në veri të Kosovës dhe, më e rëndësishmja, që Kosova menjëherë të hyjë në negociata me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të serbëve, për të cilat ai gjithashtu thekson se si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa janë të bashkuara.
Sikur që kemi shpjeguar në të kaluarën, qëndrimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk e pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e komisioneve të Punëve të Jashtme të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ne besojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit po reagon me teprim lidhur me kërcënimet e qeverisë serbe ndaj Kosovës – kërcënime që lidhen me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën.
Në vend të kapitullimit ndaj Serbisë, duhet të ndërmerren hapat që i mbështesin qëndrimet parimore të shprehura së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Përndryshe, konflikti në Evropën Juglindore do të intensifikohet. Shpresojmë gjithashtu që spastrimit etnik të heshtur të shqiptarëve në Serbinë jugore do t’i jepet fund.

Shirley Cloyes DioGuardi
Balkan Affairs Adviser

Shihni më poshtë deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani si reagim ndaj konfliktit Serbi-Kosovë. Çështja kryesore është që të mos bëhen lëshime që e ndajnë Kosovën në vija etnike.
Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në përgjigje të kërcënimeve të Serbisë në veri të Kosovës dhe qëndrimit të Departamentit të Shtetit për konfliktin:
Osmani: Nuk mund të bëhesh mik me dikë me prirje apo qëllime luftarake (Indeksonline)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin e Paqes në Paris, foli për situatën në Kosovë dhe tha se “nuk mund të bëhesh mik me dikë që ka tendenca luftarake kundër fqinjëve”. Osmani tha se situata në mes të Rusisë dhe Ukrainës është leksioni i dytë se nëse agresori shpërblehet, atëherë kjo vetëm do t’i inkurajonte ata që të sulmojnë të njëjtin vend disa vite më vonë.
“Në vitet 1990 disa e shihnin Millosheviqin si një paqe-bërës dhe se vetëm me teë mund të arrihej paqja, por ne e dimë rezultatin. Rezultati ishte 150,000 njerëz të pafajshëm të vrarë në luftërat në Jugosllavi. Mësimi është se nuk mund të afrohesh apo të bëhesh mik me një autokrat që ka prirje lufte apo objektiva kundër një fqinji, dikë që nuk njeh dhe vazhdon të mohojë ekzistencën e fqinjëve të tij”, tha ajo.
Kurti: Gati t’i shtrijmë dorën Serbisë nëse Serbia është gati të lirojë grushtat (Koha)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se “paqja dhe siguria në Evropë nuk sfidohen vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia”. “Ata nuk kanë kufij të përbashkët, por kanë objektiva të përbashkëta. Ata i shohin shtetet me thjerrëzat e përkatësisë etnike sepse nuk besojnë në vlerat e demokracisë”, tha ai.
Gjatë një debati në Forumin e Paqes në Paris, Kurti tha se Kosova është e gatshme t’i shtrijë dorën Serbisë dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, por se është skeptik nëse Serbia dëshiron të bëjë të njëjtën gjë të tillë. “11 vjet më vonë, marrëdhëniet nuk janë më të mira se sa ishin një dekadë më parë dhe ka një arsye për këtë. Serbia ka dështuar në demokratizimin e saj dhe dëshiron më shumë konflikt sesa bashkëpunim. Ajo ende lavdëron kriminelët e luftës në vend që t’i gjykojë dhe ndëshkojë ata. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike dhe as e pavarur. Aty është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse dhe dominohet nga Rusia e Putinit. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe ne jemi të gatshëm që t’i shtrijmë dorën një vendi që ka bërë gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë të gatshëm të çlirojnë grushtet. Ajo që ne nuk mund të ofrojmë janë koncesionet për të ndarë vendin tonë sipas vijave etnike, por nëse Serbia nuk është e gatshme të na njohë, pesë vendet anëtare të Evropës nuk duhet të presin, ato mund të ndihmojnë Serbinë që të na njohë duke na njohur të parat”, tha Kurti. 

————————

The appeal of the Albanian-American Civic League

Joe and I, along with the overwhelming majority of the Board of Directors of the Albanian American Civic League, are very concerned about the new and accelerated pressure from the European Union and the US Department of State on Kosova’s Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani to capitulate to actions that favor the Serbian government, at the expense of Kosova.  As a result, we have decided to make a public statement about our concerns, which we have shared with some Members of the US House of Representatives and Senate:
1). An astonishing statement from Derek Chollet, advisor to the US State Department, in which he said that it was good to speak with Serbian President Aleksandar Vucic and that he shared disappointment with Kosova’s decision not to delay license plate requirements and to advance Serbia’s EU integration.  This amounts to US State Department collaboration with Serbia, whose President has no intention of recognizing Kosova’s independence and every intention of carving up an independent country.
2). Deputy Assistant Secretary Gabriel Escobar’s interview with Voice of America, in which he insists that Kosova delay the implementation of its license plate requirement in Northern Kosova, and, more important, that Kosova immediately enter into negotiations with Serbia to create the Association of Serb municipalities, about which he also states that both the United States and Europe are united.
As we have explained in the past, the position of the US State Department does not necessarily reflect the position of the Foreign Affairs committees in the Senate and House of Representatives.  We believe that the US State Department is overly reacting to the Serbian government’s threats against Kosova—threats that are bound up with Belgrade’s relationship with Moscow.
Instead of capitulating to Serbia, steps should be taken that support the principled positions recently expressed by Albin Kurti and Vjosa Osmani. Otherwise, the conflict in Southeast Europe will intensify. We also hope that the silent ethnic cleansing of Albanians in southern Serbia will be brought to an end.
See below statements in response to the Serbia-Kosova conflict from Kosova Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani.  The key issue is not making concessions that divide Kosova along ethnic lines.
Shirley Cloyes DioGuardi
Balkan Affairs Adviser

Statements by Kosova Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani in response to Serbia’s threats in Northern Kosova and the State Department’s position on the conflict:
Osmani: Cannot make friends with someone with war tendencies or goals (Indeksonline)
President of Kosovo, Vjosa Osmani, in her address at the Paris Peace Forum, talked about the situation in Kosovo and said that “you cannot make friends with someone that has war tendencies against neighbours”. Osmani said that the situation between Russia and Ukraine is the second lesson that if the aggressor is rewarded it would only encourage them to attack the same country several years later.
“In the 1990s some viewed Milosevic as a peacemaker and that only with him peace could be achieved, but we know the outcome. The outcome was 150,000 innocent people killed in the wars in Yugoslavia. The lesson is that you cannot get close or make friends with an autocrat that has war tendencies or objectives against a neighbour, someone that does not recognise and continues to deny the existence of their neighbours,” she said.
Kurti: Ready to stretch our hand to Serbia if it is ready to free its fists (Koha)
Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said today that “peace and security in Europe is not challenged only in the east by Russia, but also in the southeast by Serbia”. “They don’t have common borders, but they have common objectives. They see states with the lenses of ethnicity because they don’t believe in the values of democracy,” he said.
During a debate at the Paris Peace Forum, Kurti said that Kosovo is ready to stretch its hand to Serbia and create good neighbourly relations, but that he is sceptical if Serbia wants to do the same. “11 years later, relations are not better than they were a decade ago and there is a reason for this. Serbia has failed in its democratisation and wants more conflict than cooperation. It still glorifies war criminals instead of trying and punishing them. I fear that Serbia is neither democratic nor independent. It is a regime that is led by the Orthodox Church and dominated by Putin’s Russia. Kosovo wants good neighborly relations with Serbia and we are ready to stretch our hand to a country that has committed genocide against our country, if they are ready to free their fists. What we cannot offer are concessions to divide our country along ethnic lines, but if Serbia is not ready to recognise, the five member states of Europe don’t have to wait, they can help Serbia to recognise us by recognising us first”, Kurti said.

Please follow and like us: