Mihal Luarasi: Në kujtim të një ylli të skenës që u shua në një moshë fare të re…
Post Scriptum:
Bexhet Nelku lindi në Tiranë. Në shtator 1963, pas diplomimit, pranohet aktor në Teatrin Kombëtar. Provën e parë të suksesshme ai në Teatrin Kombëtar e kishte dhënë që në vitin 1957 me interpretimin e tij në dramën “Orët e Kremlinit, kur ishte ende nxënës në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nelku për pak vite artistike arriti të realizojë shumë role. Gjatë viteve 1963 – 1970, ai interpretoi në 20 pjesë, pra në tre role në vit, shto këtu edhe disa role në filmin artistik, që ishte në hapat e para të tij. Nelku ka dhënë një kontribut të veçantë si pedagog në ILA i të folurit skenik, kur edhe vetë dallohej si një nga aktorët më të mirë të të folurit skenik. Më 21 nëntor 1970 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Ndër rolet më të suksesshëm të tij janë:
Cuca e maleve, prifti
Fytyre e dytë, Muhameti
I pazvëndësueshmi
Shokët
20 ditët
Mbreti Lir
Muri i madh i pakapërcyeshëm
Tri të shtëna pushke
I teti në bronz
Kur zbardhi nje ditë, Kapiteni gjerman