Albspirit

Media/News/Publishing

Ari Ukimeri: DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR

 

Ngrihu në këmbë shqiptari

Për Atdhe ta bëjmë kuvendin

Si vepruan burrat e Kombit

Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni.

 

Erdhi koha me ngrit zërin

Për bashkim në një Atdhe

Mjaft vajtuam njëri-tjetrin

Dhe tallen armiqtë me ne.

 

Një flamur ne e kishim

Trashëgim nga Skënderbeu

Sot shumë të tjerë që sollën të huajt

Hije të keqe i bëjnë Atdheut.

 

Shkabën tonë shumë e pengojnë

Me valuar lirshëm në hapësirë

Në troje të lashta të Ilirisë

Me na nxeh i njëjti diell.

 

S’jemi grekë, as maqedonë

malazezë e serbian

Po të gjithë jemi shqiptarë

Në këto treva gjithmonë të pare.

 

Trojet tona na i copëtuan

Në Berlin edhe në Londër

Fqinjët tanë keq na tradhtuan

Na helmuan bukën në sofër.

 

Në 6 shtete sot jetojmë

Që s’ka shembull kund në botë

Në shumë aspekte na injorojnë

Të barabartë s’jemi në Europë.

 

Është e drejtë ndërkombëtare

Tokat tona me i bashkuar

Çdo kund ku janë trojet amtare

Në një shtet të gëzuar.

 

Fajin më të madh e kemi vetë

Që nuk çajmë kokën për Atdhe

Kemi formuar mbi 100 parti

Vetëm për vete ato mendojnë.

 

Të përçarë, të çoroditur

Ardhmëri nuk do të kemi

Në familjen europiane

Të përbuzur do të jemi.

 

Pse nuk ecim në këmbët tona

po gjithmonë me paterica

Asnjëherë nuk do ta arrijmë cakun

Në errësirë nuk agon dita.

 

E gjithë bota na vështron

Masin pulsin e shqiptarëve

Në Europë s’na duan të gjithë

Të bashkuar s’na duan fare.

 

Nëse gishtin ia vëmë kokës

E mendojmë me mençuri

Veç një shtet në mes të Europës

Do ta kemi SHQIPËRINË.

 

MR.SC. PEDAGOGE ARGJIRA (ARI) UKIMERI, PRIZREN, 2022.

Please follow and like us: