Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta të studentëve, greva të punëtorëve – Dita 68

Protesta në Iran-Nr. 151

Të martën, më 22 nëntor, në ditën e 68-të të kryengritjes mbarëkombëtare, në shumë universitete u zhvilluan protesta në mbështetje të popullit të Kurdistanit. Studentët thirrën parulla si “Vdekje Khameneit”, “Vdekje diktatorit” dhe “Student! Mësues! Punëtor! Bashkohuni, bashkohuni”.

Një tubim i madh u mbajt në Universitetin e Kurdistanit, ku profesorët dhe stafi iu bashkuan studentëve për të protestuar kundër shtypjes dhe vrasjes së banorëve të Kurdistanit. Rojet në Universitetin Razi arrestuan disa studentë. Në disa universitete, agjentët e forcave shtypëse sulmuan studentët, duke çuar në përleshje dhe konfrontime mes tyre. Në Universitetin Sharif të Teheranit, studentët bënë rezistencë kundër forcave të sigurisë dhe agjentëve të veshur civilë përpiqeshin t’i ndalonin ata të bashkoheshin.

Nxënëset e shkollave në rajonin Abdul Abad të Teheranit dhe në disa zona të tjera të kryeqytetit, si dhe në Karaj, organizuan protestat e tyre nëpër rrugë duke thirrur “Liri, Liri, Liri”, “Ne nuk i kemi sakrifikuar më të mirët nga ne për të paqësuar vrasësin [Khamenein],” dhe “Turp të ketë udhëheqësi ynë i turpshëm”

Njëkohësisht, tregtarët dhe pronarët e dyqaneve të vogla hynë në grevë në Sanandaj, Saqqez, Piranshahr, Ravansar, Ushnavieh, Bukan, Kamiyaran, Margur, Urmia dhe në shumë qytete të tjera.

Në Teheran, njerëzit protestuan në rajonin Bagh-e Sepehsalar duke thirrur “Vdekje diktatorit”.

Një grup deputetësh të regjimit kanë paraqitur sot për miratim një projektligj kundër studentëve, sipas të cilit “nëse studentët thyejnë normat në universitete dhe kryejnë krime si krijimi i kaosit, shkatërrimi i pronave, përdhosja e të shenjtëve, etj., ata do të jenë të dënuar ta paguajnë tarifën e plotë të studimit dhe do u ndalohet të largohen nga vendi për dhjetë vjet.” (Faqja shtetërore Etemad – 22 nëntor 2022)

Punonjësit dhe shoferët e terminalit Akbarabad të Teheranit protestuan dhe hynë në grevë sot, duke thirrur “Shoferë krenarë, hyni në grevë, hyni nëgrevë” dhe “Mos kini frikë, jemi të gjithë së bashku”. Një njësi speciale e forcave të sigurisë u dërgua në terminal për të shtypur protestën e shoferëve. Punonjësit e kompanisë Bahman Motor Automobile gjithashtu hynë në grevë duke thirrur “Të ardhurat tona janë në dollarë, ndërsa ne paguhemi me rialë (monedhë iraniane). Punëtorët në Asalouyeh, Kompleksi i Gazit i Parsit Jugor në rafinerinë e 11-të, hynë në grevë. Edhe punëtorët në industrinë petrokimike organizuan greva në Masjed Soleiman. Stafi i njësisë së urgjencës 115 në Mashhad filloi grevën.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)

22 nëntor 2022

 

Please follow and like us: