Odise Kote: Varr i thjeshtë…
Varr i thjeshtë, për një vdekje intime,
sepse ca gjëra të rëndësishme kanë humbur nga sytë.
Kohë më parë qytetërimi e shikonte vdekjen në sy,
duke na treguar secilit shtegun
nëpër të cilin duhet të kalojmë,
dhe destinacionin e kuptimit të vetvetes.
Ç’është kjo thatësirë shpirti,
mungesë dëshire për të zbuluar misterin,
pikëtakimin me mistikën, fuqinë e mendimit,
duke shmangur shijen e të jetuarit?
Tek ai varr i zakonshëm ka heshtje mortore,
atje në varreza mes grumbullit të varreve,
me artizanë, vreshtarë, fisnikë të rrënuar, tregëtarë,
rojtarë hekurudhash, muratorë e kopshtarë.
Para emrave pa epitafe e monument,
jeta duket fare e thjeshtë,
po ashtu edhe bota!
Please follow and like us: