Bledar Koçi: TRINI
– Nëna, bija, hëna –
Parkut të vetmuar, nënë e bijë me gaz,
Me to dorë për dore, hëna u vjen pas.
Bërtet vogëlushja shend e ngazëllim:
“Ajo dritëz lart i ngjan mamit tim”.
Nëna ndrin e tëra në fytyrë e sy,
Ëmbël ia kthen bijës: “Zemër, të ngjan ty”!
Ç’përkëdhelej hëna tek bridhte përvidhur
Mbrëmjes nëpër park si një kone e zgjidhur.
Një poet më tutje si prej qiejve rënë
Vargje pikturonte po të njëjtës hënë.
Kryet ul një çast, buzëqeshi lehtë,
Gjeti e ç’nuk gjeti, ç’donte një poet.
…
Nëna, vogëlushja dhe dritëz e hënës,
Ç’trilogji që thuri një poet i këngës.
Please follow and like us: