Eftihia Papajanopoulu: BIE NJË SHI

Bie një shi i imtë, i shtruar,
dhe ti në shtrat flë e vetmuar,
unë endëm rrugës derëziu,
më rreh furtuna, më lag shiu.
Një kohë e keqe, kijamet,
po çahet zemra ime e shkretë,
në derën tënde po mbërdhij,
nën shkallë u shtriva dhe po ngrij.
Bie një shi i imtë, i shtruar,
për ty një shpirt qan i malluar,
hape pra derën, çele pak,
të hyj dhe të të shtroj jatak!
Shqipëroi: Arqile Garo, shkurt 2020.
Please follow and like us: