Kur Zogu falenderonte Mustafa Kemal Ataturkun
Istanbul, 1934/Kur Zogu falenderonte Mustafa Kemal Ataturkun për telegramin e ngushëllimit me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij…
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2022
“Istanbul” ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1934, në ballinë, telegramin e falenderimit të mbretit Zog drejtuar askohe Mustafa Kemal Ataturkut me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij Sadije (25 nëntor 1934), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Shkëmbim telegramesh
Në përgjigje të telegramit që Presidenti i Republikës i kishte dërguar me rastin e vdekjes së nënës së tij, Mbreti Zogu i Shqipërisë sapo i ka dërguar Gazit këtë shkresë:
Shkëlqesia e Tij Kemal Ataturku
President i Republikës turke
Ankara
“Shumë i prekur nga ana e Shkëlqesisë suaj në marrjen pjesë në zinë time të madhe, ju kërkoj të pranoni falënderimet e mia më të sinqerta.
Zogu”