Vlora Obertinca: Kthehu…
Kthehu te vendi
ku ke lënë gjysmën e shpirtit,
ai vend të pret ty,
deri në ditën e amshimit.
Pse rri nën hijen
e njeriut që s’të do?
Pse e rren veten?
zemrën shkatërron.
Nga larg më shikon
ditë dhe natë,
ëndërron momentin
kur do të më kesh pranë.
Por, kur je me mua sikur
guximi të mungon.
Nuk jam unë ajo
që e ke afër,
të thotë të dua
por, një jetë të tradhëton,
Mos u deh në verë
Se vera e deh mendjen,
por shpirtin nuk e shëron,
ajo që mua ma zuri vendin.
24 Nëntor 2022.
Please follow and like us: