Binak Kelmendi: Nanë, ikët të gjithë
Nanë, ikët të gjithë
(Në 25 vjetorin e shkuarjes së Nanës në amshim)
Nanë, të gjithë ikët
Baba, Ti…
Më latë në Vetmi
Nga gjashtëmbëdhjetë fëmijët
Gjithsej
Vetëm unë jam këtej
Pesë i njoha, jo të tjerë
Kujtimet rrinë vjerrë
S’ zgjati shumë kështu
Jeta s’i deshi këtu…
E para iku Zoja
Zonjushë në botën përtej
Herët iu këput toja
E jetës
Pastaj për liri ra Halili
Pranë livadhit, te pylli
Me mallin e mbesës
Më pas iku Ajshja, moshatarja ime
Që bashkë bënim shumë sherre
Dikur motra Halime
Dhe Mirja infermiere
Nanë, të fala të gjithëve
Të fala edhe Bab’s
Ama trego, vërtet,
A të qorton, më a të bërtet?
(Nëna vdiq më 26 nëntor 1997, në Prishtinë)
Please follow and like us: