Ismail Kadare shpallet “Qytetar nderi” i Tetovës
Kadare: Nuk ka vlerësim më të madh sesa mbledhje të tilla
Komuna e Tetovës ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ shkrimtarin r madh shqiptar, Ismail Kadare. I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, gjeniu i letrave shqipe e ka cilësuar këtë nderim “si një çast që çdo shkrimtar e ëndërron”. Ai falenderoi të pranishmit, teksa shtoi se ngjarje të tilla pasurojnë edhe të ardhmen, që ju përket brezave të rinj. Kadare theksoi se kur dëgjon fjalët e mira të lexuesve, harron çdo mundim që ka përjetuar gjatë shkrimit të veprave. Ismail Kadare u bë i famshëm me veprën e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur e njëjta u përkthye në frëngjisht në vitet e 1970-ta. Ndonëse i nominuar 15 herë për çmimin Nobel, deri tani ai nuk ka qenë fitues i të njëjti. “Duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtëri, mjeshtërinë e fjalës por sepse qaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare. Unë kur dëgjoj fjalët e bukura tuaja për atë çfarë kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar, sepse shkrimtari ka mundime të mëdha kur shkruan, por nuk ka vlerësim më të madh për të sesa mbledhje të tilla kur njerëzit presin të dëgjojnë nga goja e tij diçka edhe më tepër për atë që kanë lexuar nga dora e tij. Ju falënderoj jashtëzakonisht”.