Vlora Obertinca: Mendja e njeriut si kanal televiziv
“Mendja e njeriut ngjan me kanalet e ndryshme televizive. Duke përdorur manualin e mendjes në mënyrë racionale dhe të arsyeshme, ne programojmë kanalet dhe emisionet në mendjen tonë, të cilat duam t’i përjetojmë si manifestime të mëvonshme në jetën reale” – Vlora Obertinca.
“Sa herë që ne e vizitojmë një ngjarje me mendimet tona, ne riaktivizojmë të njëjtën energji që e kemi përjetuar në momentin kur ka ndodhur ajo ngjarje. Andaj, kujdes se çfarë vizitoni me mendjen tuaj, sepse kujtimi i bukur është shumë i këndshëm për ta rivizituar, por nëse kujtimi është i hidhur, atëherë i bëni dëm shëndetit tuaj, sepse çdo nervozizëm shkakton humbjen e 100.000 qelizave nervore, të cilat thuhet se nuk rigjenerohen më.
Universi nëpërmjet zërit tonë të brendshëm vazhdimisht na e bën me dije se, duhet bërë diçka ndryshe, diçka që i jep fund brengës dhe që ringjall thellë lumturinë.
Ndryshimet gjithmonë sjellin risi dhe freski, për ç’arsye duhet marrë vendime ndryshe nga që jemi mësuar.
Andaj ju them, kur diçka nuk shkon në jetën tuaj, mos u frigoni, ndërrojeni kanalin e programit të mendjes suaj, në të mirën tuaj. Nuk është kurrë vonë për ta gëzuar jetën. Filloni sot”!
Please follow and like us: