Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Pritja për sytë e tu…

Pritja për sytë e tu mi ka bërë mushkëritë sa malet
Dhe në qiej e diej ëndrrat mi ka kthy.
Ti je më shumë se një diell e se një qiell
– miliona yje më shumë.
Kam filluar t’i kem sytë gjithnjë në lotë zhytur,
me një mjegull malli të stërmadh veshur.
Mall që të lë pa frymë
– mall që frymë të jep,
rrugëve të tejmbushura kam filluar të të prek.
Të të shoh nga pak,
Të të dëgjoj e flas nga pak,
Të të ndiej nga pak
E nga pak të më tresesh e të të tres ngadalë
Veç teje, nuk me duhet kurrfarë gjejë,
Asnjë qenie tjetër e asnjë send.
Pritja për sytë e tu mi ka bërë mushkëritë sa malet
Dhe në qiej e diej ëndrrat mi ka kthy.
Ti je më shumë se një diell e se një qiell
– miliona yje më shumë.
Please follow and like us: