Ibrahim Vasjari: Vlorës

Mjaft dëshmorë,
Zgjodhën për shtrat vdekjeje
Dheun tand, o Vlorë!
(Veli Stafa)
Vlorës
Flë e zgjohesh ëndërr arbërore.
Kaltëruar detit sytë e rimtë.
Fustanella derdhur flokë bore.
Hedhur supesh gunën e ullinjtë.
Në gji tënd rehatohen dëshmorët.
Në gji tënd pinë qumësht breznitë.
Kreshpërore me flatra e thonj,
Rrahur shqotash në det e stere.
Ty flamuri të zgjodhi shqiponjë
Dhe shqiponja të zgjodhi fole.
Please follow and like us: