Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Si të dalim nga kurthet e xhelozisë?

“Xhelozia është një mendim që njeriun e ngrë në frekuenca të energjisë negative. Duke qëndruar në këtë frekuencë në vetëdijen kolektive njeriu lidhet më të gjithë njerëzit e tjerë anë e kënd globit tokësor, të cilët frekuentojnë në të njëjtën energji negative”, Vlora Obertinca.
“Kështu, duke qëndruar në këtë gjendje xhelozie më gjatë, njeriu mbledh edhe më shumë energji negative nga vetëdija kolektive, meqë aty shkëmbehen energji të njëjta në mes vehte. Sa kalon më shumë kohë në atë frekuencë negative, njeriu ngelet në një rreth vicioz dhe vështirë se mund të dal shpejtë nga aty, ngase me vetdëshirë tanimë ka krijuar një mostër negative të të menduarit negativ dhe shumë të dëmshëm për shëndetin e vet. Zakonisht, kjo mbledhje e helmit të panevojshëm e quajtur xhelozi, çon pas ca kohësh deri në sëmundje të rënda për shëndetin e njeriut.
Andaj, kthehuni kah mendimi i bukur për tjetrin dhe për çdo gjë që ju rrethon. Në këtë mënyrë tërhiqni me mendjen tuaj bekime të mëdha që nga pasuria, lumturia dhe shëndeti i mirë. Atë dëshirë apo mendim që e lironi nga koka juaj, sigurisht do kthehet tek ju në intensitet të njëjtë siç e keni liruar në Univers. Gëzojuni sukseseve të të tjerëve, që suksesi t’iu gjejë juve, gëzojuni të mirave të të tjerëve që të mirat t’iu gjejnë juve. Filloni nga sot t’i tërheqni bekimet e bukura nga Universi”.
Fragment nga libri “Vera e Shpirtit” e autores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: