Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi: Mirë se erdhe Dua Lipa!

NË SHESHIN SKËNDERBE, TANI ORA 21, DUA LIPA
Flamuri, shtëpia dhe statuja në foto janë të mijat.
Jemi afër sheshit dhe pikërisht tani po shkojmë ta shohim e dëgjojmë koncertin.
Më duhet ta shoh personazhin e statujës, këngëtaren që u ngjit në majën më të lartë të muzikës bashkëkohore.
Dua Lipa është figura që më ka munduar më shumë nga çdo personazh që kam trajtuar.
Duket e thjeshtë në këtë foto, por thjeshtësia në këtë rast ka të bëjë me një mori aspektesh stilistike, plastike, reale e dekorative dhe mbi të gjitha të frymës që duhet të tejçojë.
Tani po shkoj.
Kush e di ç’mund të ndodh, pas këtij vështrimi të “modelit” real.
Statuja nuk ka përfunduar, ky është perceptimi momental, mund të vazhdoj, por edhe mund të mos ndryshojë.
Mirë se erdhe Dua Lipa.
Plisin në dorën tënde dhe xhamadanin tregoje kudo nga shkon në botë.
Mirse erdhe qytetarja më e re e Shqipërisë.
Suksese në koncertin e parë në Shqipëri.
Gëzuar ditën e shenjtë të Mëvetësisë.
Tiranë, 28 Nëntor 2022.
Please follow and like us: