Mihal Gjergji: FJALË TË LËNDUARA
Është vjeshtë e tretë,
nëntori i lirisë
Qilim të verdhë era shtron mbi udhë
Provoj t’a flak trishtimin e vetmisë
Çdo ditë e re,
mbi ball’ ma shton një rrudhë!
Si Perëndi,
s’iu binda “Perëndisë”
Hipur në fron orgjije dhe përdhune
Vendosi Jovi:
të vdisja prej urisë
Hefesti pret pendesë edhe përgjunjje
Vetveten ha
dhe mpaket Shqipëria
Vetëm këtu,
kam parë të thinjet guri
Paskemi festë
Shpresoj të vijë liria
Shqiponja ruan gjakun te flamuri!
Tiranë, Nëntor 2018.
Please follow and like us: