Xhezide Selimi: N’vargun kuq e zi
Me plis të bardhë n’zemër të Shote Galicës
erdha për ta trimëruar vargun e poezisë,
malet e thinjura m’dëftuan për historinë
e kulluar nga gjaku fisnik i Adem Jasharit.
Kerret n’vargun kuq e zi nuk po shkonin me e marrë nusen,
ata shkonin për festën e flamurit,
n’Prekazin e Jasharajve,
për të parë se si duhet e fitohet liria.
Në shtëpinë asimetrike presim të zotin e vendit,
të vijë e ta mbush me gaz motoçikletën e ndryshkun
nga lotët e pastër që vlojnë n’shpirt t’shqiptarit
Le ta marr automatikun e t’ia shpraz karikatorin veç edhe një herë,
një për një, për lirinë që aq shumë e deshti dhe e gatoi me duart e veta.
Please follow and like us: