Duda Balje: Mos vuani, nuk jeni vetëm!
Jo, nuk shpjegohet!
Ajo tregon,
Që kur thashë JO, gjithçka filloi, nevoja për dominim po rritej, ofendimet dhe të bërtiturat u bënë më të shpeshta dhe radikale çdo ditë, lavire, ti flen me të gjithë, duke përfshirë dy burra njëherësh, je e përdalur, nëna jote është lavire, babai yt është … .nëse nuk përgjigjesh në telefon…do të të çmend, do të thyej eshtrat e shtyllën kurrizore.
Do të vras, sapo të ngrihesh nga tavolina, nëse nuk je në shtëpi për 10 minuta, do ta shohësh kush jam.
Thirrje nga numër privat 240 herë në ditë, presion psikologjik, karakteristikë e manipuluesve dhe psikopatëve.
Do ta shkatërroj karrierën tënde dhe planet tua, do të të shkatërroj jetën, më mirë të mos jetosh, je krijuar vetëm për të bërë filma porno, lavire…
Gjithçka do ta publikoj, do njoftoj mediat, i kam shkruar babait, vëllait tënd. Do t’ju tregoj kush jam…
Dhe e gjithë kjo është e përditshme sipas shumë grave sot, këtu në Kosovë.
Frika nga reagimi u jep forcë vetëm njerëzve që manipulojnë, kërcënojnë, shantazhojnë dhe i shijojnë të gjitha këto, ata e quajnë veten njerëz të ndershëm, intelektualë në raport me njerëzit e tjerë e trajtojnë veten si të ndershëm.
Mos vuani, nuk jeni vetëm!
Please follow and like us: