STUDENTJA E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE TË KOLEGJIT AAB PUNËSOHET SI EDUKATORE
Mirlinda Gashi Zariqi, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, ka shënuar sukses në aspektin e karrierës duke u punësuar si edukatore. Ajo tha se vazhdimisht e kishte ndjerë dëshirën për të mësuar në lidhje me edukimin e mirëqenien e fëmijëve, ku më pas vendosi që të studioj në këtë fakultet të Kolegjit AAB.
Tashmë ajo është punësuar si edukatore, për të qenë njëra ndër shumë studentë të tjerë të Kolegjit AAB që arrijnë suksese dhe ngritje në fushën profesionale.
Mirlinda shtoi se është shumë falënderuese ndaj Kolegjit AAB, e në veçanti stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, për përgatitjen e studentëve në pavarësimin e tyre dhe nxitjen e pasionit për profesionin që do të ushtrojnë.