Bashkim Saliasi: Mbi librin “Pylli i çuditshëm” i Sokol Demakut
Pasi lexova këtë libër me titull “Pylli i çuditshëm”, përkthyer nga shkrimtari, poeti dhe gazetari Sokol Demaku dhe redaktuar nga shkrimtari dhe poeti Viron Kona mbeta i mrekulluar nga rrjedhshmëria e mendimit dhe tregimi i ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Mitrovicës martire në mënyrën më perfekte, që jo vetëm nuk të sjellin lodhje, por përkundrazi të rrisin adrenalinën dhe të bëjnë ta ndjesh veten sikur edhe ti je pjesë e kësaj tragjedie që ka përjetuar autoria e librit, Shaha.
Duke qenë se e kam provuar vet ndiesinë e kalimit të kufirit si nga toka dhe nga deti më dukej se Shaha po tregonte për mua dhe shokët e mi peripecit dhe mashtrimet e grupeve klandestine që përfitonin në kurrizin e njerëzve hallexhinj sikundër ishte familja e Shahas.
Kush i ka provuar plagët e emigracionit kur merr në dorë këtë vepër me titull “Pylli çuditshëm”, përjeton ndodhitë dhe ndihet sikur dhe ai është një nga personazhet e kësaj vepre letrare me vlerë të çmuar. Autorja e librit, Shaha na tregon për ditët e vështira që kaloi qyteti Mitrovicës në vitet’90-99.
Ja çfarë lexojmë në një paragraf:
..”Çdo ditë ishim në rrezik. Kur mbrëmja vinte, nuk e denim se si do të mbijetonim natën. A do të jemi gjallë nesër në mëngjes? A do të jemi me të dashurit dhe të afërmit tanë?”…
Fryma heroike e banorëve të Mitrovicës, klithmat tronditëse dhe era e barutit, asnjë moment nuk shqiten nga kujtesa e popullsisë së Mitrovicës, të cilat autorja e librit, Shaha dhe përkthyesi Sokol Demaku na i sjellin të freskta si flladi pranverës, ku ndjejmë freskinë e saj, dhe dhimbjen e banorëve që provuan mbi kurrizin e tyre torturat më çnjerëzore të shekullit, shpërnguljen e popullsisë nga vatrat e tyre, rrëmbimin e bashkëshortëve, fëmijëve apo përdhunimin e grave.
Ngjarjet makabëre të ushtruara mbi popullsinë e pafajshme që deri në ditët e fillimit të konfliktit jetonin në bashkëjetesë dhe harmoni me popullsinë serbe, pas fillimit të luftës nuk donin të na shihnin me sy; Ja si e përshkruan autorja:
“Ata kanë qenë fqinjët tanë, ishin fqinjët tanë serbë me të cilët kemi ndarë gjithçka deri më sot, në të mirë dhe në të keq. Ne kishim jetuar me ta me vite, por tania ata nuk donin të na shihnin, por donin që ne të largoheshim nga vendi ynë”…
Titulli i librit “Pylli çuditshëm”, është një vepër artistike me vlerë kombtare ku lexuesi ka çka të mësoj për genocidin serbtë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës dhe sidomos zonën martire të Mitrovicës.
Shaha, një grua martire e Mitrovicës, jeton traunën e rrëmbimit të bashkëshortit nga militarët serb dhe sot e kësaj dite nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Hera-herës e bren ndërgjegja dhe mendja i rri te bashkëshorti, babai i tre fëmijve, por përsëri gjen forcë dhe ngushëllon veten, se i duhet të mendoj dhe të kujdeset për fëmijëtdhe ngushëllohet me lumturinë e tyre.
Libri “Pylli i çuditshmëm”, me autor shkrimtarin Sokol Demaku është një libër me shumë vlera historike, që u transmeton breazave genocidinserb që u ushtrua ndaj popullsisë Kosovare, dhe në veçanti banorëve të Mitrovicës. Shkrimtari Sokol Demaku arrin të përkthej në mënyrë perfekte veprën letrare dhe të na i sjelli të freskëta masakrat që u ushtruan ndaj polullsisë së Kosovës në vitet ’90-99. Njgjarjet zhvillohen në qytetin e Mitrovicës, i cili dhe sot e kësaj dite qendron i ndarë në dysh, ashtu si Berlini. Autori shkruan:
“Ka ndodhur aq shumë gjatë këtyre viteve. Në Mitrovicë, kufiri ishte vendosur në qershor të vitit 1999, kur përfundoi konflikti, dhe ai është edhe sot.”.
Mesazhet që autori përcjell te lexuesi janë tepër prekse dhe të bëjnë të mendosh që edhe sot në vitet 2022, edhe pse Kosova e ka formuar shtetin e vet dhe është njohur nga shumë shtete, problemet në këtërajon të Kosovës janë ende të pa zgjidhura.
Personazhi kryesor i librit është një grua shqiptare me emrin Shahe, emigrante në Suedi që rrëfen ndodhitë e jetës dhe vuajtjet e saj nga kolonët serb. Një personazh tepër interesant që ka provuar në kurrizin e saj tortura nga më çnjerëzoret të bën të mendohesh.“Vërtetëmilitarët serb janë sjell në mënyrën më çnjerëzore me popullsinë e Mitrovicës? Tregimet e këtij libri janë të ndërtuara mbi bazën e ngjarjeve të përjetuara reale nga personazhi Shaha, familje e qytetit të Mitrovicës martire dhe shumë familje të tjera të kësaj zone.
Por, autori i librit Sokol Demaku me një stil të thjeshtë të përshtatjes dhëe përkthimit të veprës letrare na i sjell bukur dhe me argumenta vuajtjet e popullsisë së Mitrovicës nëpërmjet personazhit të librit botuar në gjuhën Suedeze me autore personazhin e veprës letrare, Shahen, kësaj gruaje fisnike dhe të paepur shqiptare që diti tu bëj ballë fatkeqësive dhe të rifilloj një jetë të re në qytetin e Borasit, Suedi…
Edhe pse shkrimtari, poeti, përkthyesi, gazetari Sokol Demaku ka kohë që ka dal në pension ai përsëri vazhdon me një vyllnet të çeliktë të punojë pa u lodhur çdo ditë në fushën e krijimtarisë letrare-artistike duke i sjell lexuesit krijimtari me vlera artistike dhe letrare.
Me këtë vepër letrare me vlera artistike dhe kombtare autori arrin dhe sfidon moshën. Krijimtaria nuk njeh moshë dhe Sokoli nuk e lëshon asnjë herë penën nga dora.
Titulli librit lidhet me dhunën që është ushtruar mbi popullsinë e pafajshme të qytetit të Mitrovicës, por dhe me abuzimin e njerëzve abuzues që kalonin në mënyrë klandestinekëto familje të përvuajtura dhe të dramatisuara nga lufta për në vendet perndimore,të cilat kanë lënë gjurmë të fëmija i vogël i Shahes, që nën kujdesin e psikologes dhe trupës mësimore duke pasur ndihmën e pa kursyer të familjes arrinë të kapërcej dhe të përshtatet me moshatarët e shkollës në qytetin Boras të Suedisë.
Ja si e përshkruan Shaha këtë situatë:
Fëmijët ishin të shqetësuar. Ata qanin, në mes të pyllit, në mes të natës, dhe askush nuk i dëgjonte…
…Humba të gjitha forcat dhe rashë në tokë. E vetmja gjë për të cilën isha në dijeni ishte se po bërtisja, aq fortë sa të tjerët mund të më dëgjonin dhe se burrat nuk nuk mund të më bënin asgjë…
…Kujtimet e këqija nga pylli hungarez ishin ato që shkaktuan traumën për fëmijët e mi dhe diçka që u duhet kohë për tu shëruar…
Libri mbyllet me një mesazh mbresëlënës nga autoria e librit, Shaha, përkthyer nga shkrimtari Sokol Demaku, që të bën të mendosh, se ku e gjen forcën personazhia e librit Shaha të vrasi frikën, urrejtjen dhe trishtimin që e ndjek çdo ditë dhe përcjell të fëmijët e saj dashuri, tolerancë dhe shpresë për të ecur përpara.
Sa prekëse janë kur lexon këto rreshta në mbyllje të tregimeve nga autoria e librit, Shaha: Ja si e përshkruan mbylljen e tregimeve tësaj:;
…Në shumë vende ishte përkeqësuar situate pas luftës. Ishte bërë ferr pë rata që humbën të dashurit. Disa kishin humbur të gjithë familjen e tyre.
Gati dhjetë mijë shqiptarë të vrarë, fëmijë dhe pleq, me mijëra të plagosur dhe një million shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre…
Figura e personazhit të Shahes përcillet te lexuesi si symbol i vazhdueshmërisësë jetës nga një nënë heroinë, grua me tipare burrërore që nuk jepet para vështirësive, por me guxim dhe vullnet arrin ti kapërcej ato dhe të ndërtoj jetën nga e para edhe pse brengën e vuan brenda vetes.
Ndaj të njëjtin mendim me shkrimtarin, poetin dhe gazetarin Kadri Tarelli bazuar në shkrimin e tij me titull “Pse na e ndanë qytetin?, Sokol Demaku “Pylli i çuditshëm, botuar në portalin Fjala e lirë, ku shkruan:
“Nuk e di ç’ forcë ka Sokoli? Por ky libër duhet përkthyer edhe në Anglisht, për t’u lexuar në gjithë botën, pasi është një akuzë e hapur, ndaj luftës dhe dhunës, shkaktuar nga agresori që vesh qyrkun e viktimës, ndaj mizorive të kryera kundër shqiptarëve në Dardani”. Më pas shtova: “Le të bëhet në mijëra kopje dhe të shpërndahet, e t’u dhurohet çdo zyrtari në tavolinë e punës, në Europë dhe ShBA, që të dëgjojë zërin e një nëne dhe gruaje të thjeshtë, si vetë populli i Dardanisë. Atëherë do të binden për çka ndodhi. Pasojë e tyre edhe ç’po ndodh sot”.
Libri mbyllet me thënien lapidare të Shahas: “Lufta tradhëtoi mendimet dhe mendjet e njerëzve”.
I uroj Sokolit krijimtari te mbarë dhe shumë suksese në serinë e përkthimeve.