Albspirit

Media/News/Publishing

Floreta Luli-Faber: Shkodrani Kevin Sekniqi, sukses në botën financiare

  

A e njihni #KevinSekniqi, të cilin më pëlqen ta quaj djalin nga Shkodra! Tashmë është një “hit” në botën financiare, ndërsa Forbes e ka listuar në listën e famshme “30 under 30”, një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik. Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyrë ofrojnë. Siç e përshkruan Forbes, Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë”.
E takova vitin e kaluar në Majemi, në ato pak orë që ja lejonte vetes për të pushuar larg kompjuterit dhe kompanisë së tij. Shumë i dashur, i thjeshtë dhe me mjaft modesti fliste për komaninë e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në Nju Jork, por vendosur në Miami, Florida. Atë prill 2021 ai ishtë në fazën e kërkimore dhe priste që brenda vitit të përmbyllte ëndrrën e tij për një zhvillim unik në fushën e kriptomonedhës. Tani ai ia ka dalë me sukses.
Jemi shumë krenar për ty!
Urimet më të mira për ty Kevin!
Please follow and like us: