Jorida Satka: Disa fragmente shpirti
Këputa disa fragmente nga shpirti,
kur ata më tradhëtuan.
Unë kurrë nuk kërkoj falje për çfarë nuk bëj, dëshirën për ta kthyer.
Por për ta parë atë çast dhe një herë e dua së tepërmi.
Koha ma mbylli derën me kyçin e viteve të ndryshkura…
Dhe megjithëse ende nuk mund ta besoj,
çfarë më bëri të kuptoj ky takim i hidhur,
ku kaq herë shkova ta kërkoja,
dhe përsëri nuk është e lehtë ajo që do të bëj,
do ta pranoj që u largova me fragmentet e mia të ëmbla.
E shkrova një libër të pashkruar
me kopertinë ditët e munguara me ty…
Please follow and like us: