Kolegji AAB në bashkëpunim me Odën Sllovene të Bizneseve mban trajnimin për ndërmarrësinë
Në bashkëpunim me Odën Sllovene të Bizneseve në Kolegjin AAB, është mbajtur trajnimi që trajtonte temën e personalitetit të ndërmarrësit si dhe motivimin e tij në të bërit biznes.
Studentët e Kolegjit AAB, bashkë me shumë biznese të ndryshme të Kosovës morën pjesë në këtë trajnim, duke u njoftuar në detaje për çështjet që janë edhe në interesin e tyre. Përveç tjerash, studentët patën rastin të takohen me përfaqësues të bizneseve që janë anëtarë të Odës Sllovene të Bizneseve.
Gjatë trajnimit u parashtruan edhe shumë tema të tjera që kishin të bënin me: çfarë duhet të dimë për të qenë ndërmarrës të suksesshëm, cilat janë hapat e rëndësishëm për t’i qartësuar qëllimet, dhe si janë të ndërtuara kompetencat. (https://aab-edu.net/)